Kërkohet reforma e thellë: Vetëm Vetting-u e pastron drejtësinë

Opinione

Kërkohet reforma e thellë: Vetëm Vetting-u e pastron drejtësinë

Nga: Nga: Ragip Guraziu Më: 13 janar 2020 Në ora: 07:59
Ragip Guraziu

Se ky rast ishte thellësisht i manipuluar për ti liruar nga përgjegjësia të gjithë të pa fajshmit të akuzuarit e aferës Pronto, me të drejtë e konstatuan edhe analistët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilët e nxorën në shesh se si është hartuar kallëzimi penal për të dështuar që të fitohet rasti gjatë gjykimit.

Analistët politik dhe njohësit e fushës së të drejtës, kërkojnë që Qeveria e re e Kosovës, nëse arrin të formohet nga koalicioni LVV-LDK, ndër hapat e parë që duhet të ndërmerr të jetë fillimi i reformës së thellë në drejtësi dhe zbatimi i ligjit Vetting, pasi sipas tyre, me rastin e fundit të gjykimit të aferës “Pronto”, u dëshmua se sa thellë është drejtësia e Kosovës e kapur dhe instrumentalizuar nga segmente të fuqishme të krimit, të lidhura me politikën.

Shqetësimi i gjithë neve është i madh sa i takon daljes në sipërfaqe të fakteve akoma më të fuqishme që tregojnë se si është duke bashkëjetuar drejtësia e Kosovës me krimin e Organizuar. Unë konsideroj se ishte shumë i drejtë, profesional dhe me kohë reagimi i Grupi për Studime Juridike e Politike i cili denoncoi hapur procesin e manipuluar nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me rastin Pronto. E kur reagojnë edhe organizatat e ngjashme të shoqërisë civile, atëherë kjo nuk donë koment tjetër por vetëm sa dëshmohet se drejtësia kosovare nuk funksionon si e pa varur, është shndërruar në shërbëtorë të krimit e të korrupsionit që bashkëjeton me politikën, prandaj duhet të këmbëngulim dhe ti kërkojmë qeverisë në ardhje trajtimin me prioritet të Vetingut në sistemin e sundimit të ligjit.

Sipas autorit të këtij shkrimi është pikërisht rasti “Pronto” dhe provat që para më shumë se një viti patën dalë në media, ato që duhet t’i shërbejnë qeverisë në ardhje ta bëjë top prioritet pastrimin e të gjithë mekanizmave të sundimit të ligjit me Ligjin Vetting.

Sepse ndryshe do të mbetet fjalë në erë zotimi para qytetarëve për shtet të së drejtës dhe luftim të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, pasi drejtësia e kapur nga klani Pronto do të vazhdon ta bëjë të veten edhe më tutje. U pa ashiqare se trajtimi i këtij rasti paraqet dështimin më të madh të sistemit të drejtësisë, sikur në të gjitha vitet e mëparshme, edhe në vitin e kaluar. I dështuar u tregua në këtë rast jo vetëm gjyqësori, por edhe sistemit prokuroria, sepse po shihet ashiqare që qëllimshëm po dështon në në ndjekjen e krimit. Nuk ka ku të shkoj më tutje dështimi i Prokurorisë dhe gjyqësorit se sa kur është në pyetje përfaqësimin e interesit publik me anë të secilit nuk janë ndëshkuar këto dukuri publike të shkeljes së ligjit, si nepotizmi, korrupsioni i lartë si dhe ndikimi politik si mjet punësimi në institucionet shtetërore, që ishte një aferë e njohur, e ditur dhe shumë e argumentuar tek rasti i klanit Pront.

Se ky rast ishte thellësisht i manipuluar për ti liruar nga përgjegjësia të gjithë të pa fajshmit të akuzuarit e aferës Pronto, me të drejtë e konstatuan edhe analistët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilët e nxorën në shesh se si është hartuar kallëzimi penal për të dështuar që të fitohet rasti gjatë gjykimit. Është konstatuar saktësisht se Prokuroria Speciale ka tentuar të provojë kryerjen e veprës penale të ushtrimit të ndikimit politik të të pandehurve duke vepruar nga prapaskena dhe duke i akuzuar të pandehurit për shkeljen e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës dhe jo kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjë që është një devijimi i qëllimshëm i prokurorisë nga faktet që i ngarkojnë të dyshuarit lidhur me këtë aferë prandaj po e kërkojmë vazhdimisht zbatimin e ligjit Vetting për ta pastruar këtë sistem të kapur të drejtësisë.

Se ky rast ishte thellësisht i manipuluar për ti liruar nga përgjegjësia të gjithë të pa fajshmit të akuzuarit e aferës Pronto, me të drejtë e konstatuan edhe analistët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilët e nxorën në shesh se si është hartuar kallëzimi penal për të dështuar që të fitohet rasti gjatë gjykimit, kjo nuk do koment.

Kërkesat për Paralajmërimi: Vetëm Vetting-u nga amerikanët, e shpëton Kosovën

Shpresat janë shuar për vullnet të mirë të kësaj politike të dështuar prandaj pa VETTING të detaizuar nën mbikëqyrjen 100% amerikane dhe evropiane, nuk ka shans që sistemi I drejtësisë të pastrohet nga servilet e politikës të lidhur me nëntokën kriminale, të cilët llogari ju japin atyre e jo zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës. Pra le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i Vetingut në shtetin e Kosovës dhe fillim i mbarë për qytetarët, një lajm i keq për zhvatësit, Shkelësit e ligjit dhe mafio oligarkët e lidhur me politikën dhe krimin e organizuar.

Institucionet e drejtësisë dhe politika e Kosovës po vazhdojnë të sillen si shurdh memec, kur është fjala tek thirrjet ndërkombëtare për luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Edhe pse zyrtarë të lartë me ndikim ndërkombëtar, shumë ish-ambasador dhe ambasadorë të shteteve mike në Kosovë, e kanë përsëritur shumë herë atë që edhe ''mediumet” po e raportojnë për më shume se 15 vite me radhë, që Kosova jo vetëm se sfidohet nga krimi i organizuar, por edhe sundohet nga krimi i organizuar, edhe pse jemi në përfundim të vitit 2019, në Kosovë po vazhdon të mos funksionojë ligji.

Për këtë fenomen të kapjes së thellë të shtetit nga krimi dhe korrupsioni

Se përderisa politika e inkriminuar dhe nëntoka kriminale e ka kapur dhe mban fort në dorë sistemin e drejtësisë, nuk ka shans që në Kosovë të luftohet as krimi I organizuar, as korrupsioni e as asnjë shkelje tjetër ligjore nga peshqit e mëdhenj.

Shpëtimin e vetëm të shtetit nga kjo lidhje mafioze e sheh tek Ligji Vetting, ligj që duhet të bëhet, sikur që është premtuar nga të gjitha partitë politike në fushatë zgjedhore.

Është fakt i pa mohueshëm, diçka shumë ditur për opinionin publik, se gjithë këto vite pas lufte, ka qenë dhe vazhdon të jetë vetëm gazeta Kosova-Sot, një medium i cili jo vetëm që po e sfidon krimin e organizuar, po tregon edhe se si po sundohet shteti nga krimi i organizuar. le të shpresojmë pra në premtimet që i kanë dhënë të gjitha partitë politike në zgjedhjet që mbeten pas se do ta bëjnë ligjin Veting dhe do ti japin grushtin më të rëndë krimit e korrupsionit. Kështu që vitet që shkuan mbrapa, edhe ky viti 2019 mos u ktheftë më, sidomos për qytetarët e Kosovës, dhe këtë retorik të betejës për luftë kundër korrupsionit, krimit organizuar dhe nëntokës kriminale, le ta bëjë realitet qeveria në ardhje, nëse arrin të formohet.

Se qytetarët kanë duruar së tepërmi që të zhvaten e nënshtrohen nga shkelësit e ligjit për gati dy dekada, prandaj është koha e fundit që tani të veprohet kundër këtyre rrjeteve kriminale të cilat janë denoncuar vazhdimisht edhe nga ndërkombëtarët. Kjo NO koment....

Pra Le të shpresojmë që viti në vijim, pra viti 2020 ti merr me vete të gjitha të këqijat sepse deri më tash kishte plot ftesa e plotë kërkesa edhe nga ndërkombëtarët, nga ish-ambasadorë dhe ambasadore të shteteve mike në Kosovë, që e kanë konfirmuar të vërtetën e artikuluar nga gazeta '' kosovare'', të raportuar për më shumë se 15 vite me radhë, por politika dhe drejtësia e inkriminuar vepruan së bashku duke qenë mbi ligjin.

Konsideron se vetëm Qeveria e re dhe Ligji Vetting i kontrolluar drejtpërdrejtë në zbatim nga amerikanët, mundë të sjell shpresat për një shtet ligjor, ndryshe politika është dëshmuar si një faktor krejtësisht pa vullnet dhe e dështuar në zbatim dhe respektim të ligjit.

Shpresat janë shuar për vullnet të mirë të kësaj politike të dështuar prandaj pa VETTING të detaizuar nën mbikëqyrjen 100% amerikane dhe evropiane, nuk ka shans që sistemi I drejtësisë të pastrohet nga servilet e politikës të lidhur me nëntokën kriminale, të cilët llogari ju japin atyre e jo zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës. Pra le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i Vetingut në shtetin e Kosovës dhe fillim i mbarë për qytetarët, një lajm i keq për zhvatësit, shkelësit e ligjit dhe mafio oligarkët e lidhur me politikën dhe krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat