Dy këshilltarët e Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe Shkelzën Maliqi po hedhin barut ne zjarr

Opinione

Dy këshilltarët e Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe Shkelzën Maliqi po hedhin barut ne zjarr

Nga: Ismail Muçiqi Më: 13 janar 2020 Në ora: 18:50
Ismail Muçiqi

Ne te ashtuquajturin (Info-Magazinë) të Klan Kosovës sot me 13 Janar 2020 ishin të ftuar dhe të relaksuar në këtë emision për ta gjykuar dhe fajsuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen VetëVendosje si Parti përgjegjëse për ta krijuar Qeverin dhe Instuticionen e Kosovës. Baton Haxhiu i/mllefosur gjithmonë duke vjellur vner në Lëvizjen VetëVendosje e cila parti, e mori bekimin e Popullit dhe është shpresa e fundit që këtë vend ta bëjë shtet normal.

Tendencat e Baton Haxhiut ndaj Lëvizjes VetëVendosje tani për Qytetarët e Kosovës dhe për shoqërin Kosovar janë të njohura, duke akuzuar këtë parti dhe udhëheqjen e saj si lëvizje e cila ka punuar dhe vepru kundër shtetit të Kosovës. Baton Haxhiu është i/mllefosur ndaj Lëvizjes VetëVendosoje edhe përshkak se kjo parti ka kohë që e ka bojkutue televizionin Klan të cilën e udhëheqë apo e financon (Baton Haxhiu) me klanet e tij.

Në këtë emision u pa qartë se këta dy individë Baton Haxhiu dhe Shkelzen Malqi u rreshtuan për një kauz duke shprehur defetizëm se këto dy parti VetëVendosja dhe Lidhja Demokratike, nuk kan vizion dhe dëshirë për të udhëhequr bashkë Instuticionet e shtetit të Kosovës.Këta dy analistë të cilët ishin apo akoma janë këshilltarët e Edi Ramës Kryeministrit të Shqipërisë do ishte më mirë që këto leksione dhe "këshillat politike" ti aplikonin në skenën politike në Qeverinë e Edi Ramës e cila Qeveri qe një vitë po e udhëheq me një Parlament një partiak.Populli i Kosovës do tua dinte më për nder këtyre dy analistëve që dijën dhe menqurinë ta shpenzoninë në përafrimin e skenës politike në Shqipëri e cila është e shpartalluar dhe gjithnji me tensione të cilat i kanë sjellë dëmet të pariparushme shtetit amë.

Kosova ka nevojë për këshilla nga njerzit të cilët kan integritet, dhe intelekt të mirfilltë profesional politikë kulturor dhe Kombëtarë. Këto vlera gjithmonë e ndihmojnë familjën rrethin dhe në përgjithësi shoqorinë dhe shtetinë. Mjetet e informimit si mision duhet kenë informiminë e shpejtë të saktë dhe të drejtë të Opinionit duke respektuar gjithmonë kodin e etikës profesionale të vlerave humane,njerzore dhe demokratike, e kjo nuk po ndodh në shoqorinë Kosovare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat