Kontrinbuti i i z. William Walker për lirinë e Kosovës

Opinione

Kontrinbuti i i z. William Walker për lirinë e Kosovës

Nga: Prof.Dr.Sadri Rexhepi Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:26
William Walker

I nderuari Z. Wallker,

Të nderuar të pranishëm,

Për secilin shqiptar, kudo që është, jo vetëm në Republikën e Kosovës, jo vetëm në Shqipëri, pra dhe jo vetëm në Amerikë, është nder, dhe privilegj ta përmend emrin e ambasadorit William Walker. Z. William Walker, tani më ka zënë vendin e merituar në historinë e lirisë së Kosovës sepse kjo historia e themelimit të shtetit të Kosovës nuk mund të shkruhet pa u shënuar, roli dhe kontributi i mikut tonë besnik, bashkëudhëtarit të luftës sonë heroike, të lotëve, të ëndërrave, të qëndresës, të gjakut, të luftës, të fitores dhe paqës sonë shqiptare, ambasadorit William Walker. Emri dhe vepra e ambasadorit William Walker janë të ndërlidhura me qëndrimin e tij të vendosur diplomatik, që si mik amerikan, si njeri i paqës, në cilësi të shefit të Misionit të OSBE-së ta shpallte, ta deklaronte dhe ta mbronte të vërtetën historike për masakrën serbe ndaj popullit të Kosovës, ndaj vëllëzërve tanë, në Reçakun e lotëve, në Reçakun e dhimbjes dhe të qëndresës shqiptare.

Së këndejmi, me 15 janar të vitit 1999 u zhvillua Epopeja Shqiptare në Racak që ndërkombëtarizoi çëshjen shqiptare të Kosovës si Krizë ndërkombëtare ballkanike dhe evropiane.

Kështu që, pas Miss Edith Durham e Woodrow Wilsonit, fatbardhësi ishte fakti që në krye të misionit të OSB-es po qëndronte i Shënjti i Reçakut William Walker i cili arriti ta alarmojë dhe ta njoftoj botën e qytetëruar-civilizuar për masakren e Raçakut në mesin e rreth 60 masakrave serbe të zhvilluara në forma gjenocidale në luftën e fundit shqiptaro- serbe ku u vranë e u masakruan rreth 14 mijë shqiptar. Dhe pikrisht pellgu i gjakut të shqiptarëve të masakruar ishte pengu i lirisë që po e gëzojmë ne sot. Së këndejmi, fal angazhimit të të Shëjtit Wiliam Walker dhe masakra e Reçakut e dërgoj çështjen shqiptare të Kosovës në Rambuje të Parisit të Francës ku u moren vendime të mëdha për Kosovën. Këtu u vendos të bombardohet agresori gjakatar serbë i cili nga viti 1912 e deri me 1976 kishte zhdukur nga Kosova një milion shqiptar. Vendimet që moren burrat e mëdhenjë të botës përkrah Wokerit si Klintoni, Ollbrajt, Bler, Hollbruk, Klark etj ishin amanet i historisë, i M.E. Durhamit, W.Wilsonit dhe i shumë gjeneratave shqiptare të përgjakura në ruajtje të atdheut e të substancës kombëtare shqiptare deri në qershor të vitit 1999 në Kosovën kasaphane e termopile shqiptare. Turturat zhtazarake dhe masakrat në forma gjenocidale qe kreu regjimi i pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar autokton janë shumë më të tmerrshme se sa qe i din opinioni botëror e liridashës.

Prandaj, sa të jetë kjo tokë dhe ky qiell, sa të jetë i bekuar populli shqiptar, emri i mikut tonë të dashur, i njeriut të vlerave më qytetëruese amerikane, William Walker do të jetë i skalitur jo vetëm në zemrat, në mendjet dhe shpirtërat tanë, por edhe në librat e historisë shqiptare dhe të asaj botërore.

Sa herë që e përmendim emrin e z.Walker, sa herë që atë e takojm në hapësirat, qytetet, dhe fshatrat shqiptare, ai na rikujton edhe heronjtë e lirisë dhe të paqës amerikane, pra edhe miqtë historik të popullit shqiptarë, presidentët Wilson, Kenedi, Ford, Nikson, Regan, Bush i vjetër dhe Bush i ri, Bill Clinton, zonjën Albright, senatorët Bob Doll dhe Eliot Engël, ish senatori Xhozef Diougardi, Barak Obama presidentin e tashëm Trump, sekretaret amerikane të shtetit, zonjat Hillary Clinton dhe Condoleezza Rice dhe shumë miq të tjerë të cilët i mbajmë në thellësin e shpirtit tonë kombëtarë.

Ishte janari i përgjakshëm i vitit 1999, ishte guximi deri në përmasat e kuptimit biblik të të drejtës së popullit shqiptarë për çlirim dhe liri, i ambasadorit Walker i cili me vizitën në vendin e krimit serb ndaj banorëve shqiptarë të Reçakut, e alarmoi botën demokratike, i zgjoi nga përgjumja dhe heshtja prijësit e botës. Së këndejmi, W.Walker kërkoi nga burrat e botës të shpetojnë Kosovën që po lahej në gjak. Burrat e mdhenjë të shteteve të NATO-së e kuptuan drejt kërkesën e Walkerit dhe të popullit shqiptar . Kështu që fal intervenimit të drejtë W.Walkerit dhe gjakut të derdhur të shqiptarëve, çështja e Kosovës u dergua në Rambuje apo më mirë të themi në Konferencën e Rambujës që ishte më rendësi historike jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe Shqipërisë, e më gjerë. Dhe kur Kosova , ndodhej në rrethana të një shtetrrethimi ushtarak e policor të egër, me përmasa gjenocidale që nuk mund t i dihej fundi u bekua nga shumica e të pranishmve në Rambuje kur morën vendim për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Walker me fuqinë e moralit politik dhe para së gjithash njerëzor, si qytetar amerikan dhe luftëtar i idealeve universale të lirisë, i kërkoi botës demokratike, perëndimore që të ndërhynte ushtarakisht në parandalimin e gjenocidit serb ndaj popullit të Kosovës. Walker, nga thellësia e shpirtit e kuptoi se, shqiptarët kanë të drejtë në jetë, në çlirim nga sundimi serb, në liri, në shtetformim. Prandaj, krahas lotëve që derdhi për jetërat e shqiptarëve të masakruar, ai i tha botës së vrasjet ishin krim, ishin masakër e ushtrisë, e forcave paraushtarake dhe e policisë së Serbisë, përkatësisht ishin masakër shtetërore e shtetit serb. Mjetet e iformimit paten informuar opinionin atëherë për konfiskimin e dokumentacionit të udhëtimit nga policia serbe të W.Wokerit i cili u kishte thenë serbëve se herën tjetër nuk më nevojitën dokumente për të hyrë në Kosovë na bnte të mendojmë atëherë sikur ky W. Walker ishte njeri hyjnor dhe po e ditka fundin e çeshtjës së Kosovës termopile kjo historike e shqiptarësisë deri në qershorin e vitit 1999.

Së këndejmi, deklaratatë paushalle dhe të pamatura të kryetarit të Serbisë Aleksander Vuçiç dhe mohimi i masakrës së Reçakut nga ana e tij, pa hezitim mund të konstatojmë se është deklaratë ndjellakeqe si për familjarët e të vrarëve, po edhe për gjithë shqiptarët e Kosovës e më gjerë. Ai po përpiqet ta njollos edhe të Shënjtin Walker por një gjë e till është e pa mundshme. Kështu që pesha e fjalës është dy herë më e rënd për ata që tentojn ta njollosin të Shenjëtin W. Wokerin.
Prandaj, edhe sot e themi se, vendosmëria e qëndrimit diplomatik dhe njerëzor e z. Walker për të kumtuar të vërtetën e vërtetë për masakrën serbe ne Reçak, krahas luftës heroike të popullit tonë me në krye UCK-në ishte një ndër argumentet e fuqishme që çështjen e Kosovës e dërgoi në Konferencën e Rambujesë.

Prandaj, liria e Kosovës, shteti i Kosovës e kanë emrin edhe William Walker.
Faleminderit ambasador, Walker, miku ynë i shtrenjtë, faleminderit Amerikë!

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat