Vallë e dinë partitë në fjalë dhe liderët e tyre se da kanë degraduar?!

Opinione

Vallë e dinë partitë në fjalë dhe liderët e tyre se da kanë degraduar?!

Nga: Dibran Demaku Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:37
Dibran Demaku

Dy partitë fituese të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit të vitit që iku,fill pas zgjedhjeve kishin sjell një shpresë dhe një frymëmarrje më të lirë të qytetarëve të Kosovës.Me secilin qytetar që do të bisedoje në ato ditë paszgjedhore do të ndieje dhe prekje këtë ndjenjë të shpresës.Shumë nga ata qytetarë të Republikës që para zgjedhjeve si opsion të vetëm kishin ikjen nga vendi,në ditët e para pas zgjedhjeve sikur kishin ndryshuar mendje!Dhe jo vetëm kaq.Fitorja e Vetëvendosjes dhe Ldk-së kishte ngjallur shpresën edhe tek klasa punëtore e Republikës!Me secilin qytetar që do të bisedoje do të dëgjoje vetëm përgjigje me tone pozitive për një të ardhme më të mirë!...

Këtë e forconin me deklaratat e tyre edhe dy liderët më të votuar të të dy partive Vjosa dhe Albini.Shpeshëherë shiheshin së bashku edhe në takime dhe bisedime krejt në fillim!Pastaj në bisedime filloi të shihej edhe lideri i Ldk-së Isa Mustafa!Që nga ai moment bisedimet sikur morën kahje tjetër dhe tashmë nuk shiheshin t‘i buzëqeshnin njëri tjetrit ata dy më të votuarit Vjosa dhe Albini!...Megjithate,ende shpresohej se do të arrihej një marrëveshje për formimin e qeverisë së përbashkët në mes të LV-së dhe Ldk-së!

Kur bisedimet ishin në vlugun më të madh të të mundshëm,dhe dy partitë fituese i kishin numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë dikujtë ju kujtua që duhej të bëhej rinumërimi i votave!Dhe rinumërimi i disaherëshëm i votave e nxori edhe një parti fituese që këtë herë ishte koalicioni i Nismës së Fatmir Limajt dhe Akr-së Behxhet Pacollit?!...Ishte kjo vërtetë fitore e tyre,kur siç thuhet arritën ta kalojnë pragun dhe të hyjnë në Parlament edhe këto dy parti,me vetëm 0,2% të votave më shumë se e kërkuara mbetet një enigmë e llojit të vetë?!

Pas hyrjes së Nismës dhe Akr-në parlament,Vetëvendosja dhe Ldk-ja mbetën të hendikepuara sepse tash nuk i kishin numrat për formimin e qeverisë!Albini i Vetëvendosjes u mundua të bënte një mrekulli që nga minoritetet të nxiste ndonjë deputet që t‘i bashkohej partisë së tij dhe t‘i bënte numrat por siç duket ajo mrekulli nuk i ndezi!

Dhe kështu ditët e javët pas zgjedhjeve iknin njëra pas tjetrës,dhe Albini e Mustafa tash të mbetur në pakicë,bënin takime,por asesi marrëveshje?!...Pas pothuajse çdo takimi deklaronin se kishin përafruar qëndrimet dhe së shpejti do të nënshkruanin marrëveshjen për bashkëqeverisje?!...Kështu njëherë kështu shumë herë?!...Dhe kështu kaluan më shumë se tre muaj dhe nuk ka as qeveri të re as institucione të reja?!...Deri kur?!-pyesin njerëzit e këtij vendi të molisur?!...Vërtetë deri kur?!...Aq shumë e degraduan vetën e tyre edhe partitë fituese të 6 tetorit,saqë tashmë edhe përkrahësit më të zjarrtë dhe më fanatikë të tyre kanë nisur të ftohen?!...Dhe vërtetë aq shumë degraduan këto dy parti me lojërat e tyre politike saqë tashmë janë bërë jo vetëm të mërzitshme,por edhe të padurueshme?!...Vallë e dinë këtë partitë në fjalë dhe liderët e tyre?!...

Tash edhe sikur të ndodhë ndonjë nënshkrim i ndonjë marrëveshjeje për bashkëqeverisje nuk do ta këtë atë shkëlqimin por as besimin që do ta kishte menjëherë pas zgjedhjeve?!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat