A është arabishtja gjuha e parë zyrtare në Gjakovë?

Opinione

A është arabishtja gjuha e parë zyrtare në Gjakovë?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:06
Teqeja e Gjakovës

Ky mbishkrim vetëm në gjuhën arabe me shkronja arabe, nuk është në Arabinë Saudite, nuk është as në Kuvajt, Siri a Irak, është në Gjakovë, afër qendrës së qytetit.

Prapa ballinës arabisht (shqipen e ndalon islami sepse e trajton gjuhë të djallit) është Teqeja e Gjakovës, e shpërfytyruar dhe e “rinovuar: nga TIKA, organizatë kulturocide që nuk la objekt sakral pa e shëmtuar e shpërfytyruar në Dardani e në Shqipëri.

Në një skaj të teqës shkruan diçka shqip, por në ballë është gjuha arabe si të ishte gjuha e parë zyrtare në Gjakovë.
Gjakova çerdhja e dikurshme e nacionalizmit nuk e di si nuk e kanë vërejtur dhe si e kanë pranuar këtë fyerje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat