Diktatura e Nexhmijes dhe revolucioni i vonuar demokratik i Qoses

Opinione

Diktatura e Nexhmijes dhe revolucioni i vonuar demokratik i Qoses

Rexhep Shahu Nga Rexhep Shahu Më 14 janar 2020 Në ora: 21:33
Nexhmije Hoxhe dhe Rexhep Qosja

Sot pashe ne librari librin e Nexhmije Hoxhes. Gjithe keto kohe lexoj e degjoj vajtime pse Nexhmija shkruan, si nuk ka turp, si nuk ka cipe, pse kriminele te ndryshem te diktatures jane gjalle, pse zene faqet kryesore te shtypit te dites (shtypit te partise...) me kurverite e byrose, me pornobyroizem. Te gjithe ne kor me ze e pa ze, me mermerima dhe klithma therrasim se nuk i denuam, nuk beme detyren kunder krimineleve te diktatures dhe ja ku jane serish ne udheheqje te jetes politike shoqerore e kulturore, na diktojne, na tallin, na perbuzin, na nenshtrojne, na nenvleresojne, na debojne edhe nga atdheu. Sepse kriminelet e diktatures kane arrite te fitojne shume simpati popullore, duke u pergjeruar, duke u "pajtuar" duke u "puthur" me viktimat, duke qendruar bashke neper kafe, duke martuar pasardhesit e tyre mes vete... Dhe duket se te gjithe ne qe flasim, shkruajme, mbajme fjalime, oratorojme kemi bere nje pakt te heshtur, te themi te gjithe se nuk kemi bere asgje, nuk i kemi denuar eksponentet kriminele te diktatures, nuk eshte bere asgje asnjehere kunder tyre...

Keshtu pra kemi bere nje pakt te heshtur te mos flasim asgje per revolucionin e vonuar demokratik te Rexhep Qoses te 1997. Si ne asnje vend tjeter ish komunist Shqiperia i denoi me gjyqe eksponentet e diktatures me denime afatgjata ne burgje. 35 zyrtarët me të lartë të komunizmit deri ne vitin 1995 u denuan per krime nga me te ndryshmet, duke filluar nga ish presidenti Ramiz Alia pasuesi i diktatorit Hoxha qe perseriti krimet e Enverit me vrasjet ne kufi e me varje ne litar si Havzi Nelen, pastaj Nexhmie Hoxha vejusha e zeze, ish Prokurori i shtetit dhe shumë zyrtare qe kishin bere krime.

Denimet nuk qene qesharake por me 15 vite burgim e me shume, deri burgim perjete. Revolucioni i vonuar demokratik i Qoses nxori nga burgjet dhe u dha lirine e pasurine gjithe krimineleve te denuar te diktatures dhe ata u hakmoren edhe me ngritjen e tre gishtave lart ne Vloren e flamurit edhe prej perfaqesuesve te te perndjekurve e denuarve politike... Gjykatat qe pasuan shtetin komunist te pas revolucionit te vonuar demokratik u dhane pafajesi krereve te regjimit komunist pasi dolen nga burgjet. U dhane edhe demshperblime e i bene milionere. Viktimat e tyre ndenjten urte sic kishin ndenjet ne burgje urte e bute. Viktimat e dhunes se diktatures ende vazhdojne te kene frike prej enveristeve dhe sherbimit sekret te diktatures.

Dhe nuk e hapin gojen, nuk bejne akuza e padi dhe lejojne Nexhmie Hoxhen ti poshtroje edhe ne libra, qe nuk duhen lejuar te botohen kurre,ende edhe sot e gjithe diten tri dekada pas daljes ne liri. Po te mos ndodhte revolucioni i vonuar demokratik me arme, sot mbase ende do te ishin ne burg ose ne varreza kreret e gjalle te diktatures dhe pushteteve te saj me Nexhjmije e Ramiz. Ose te pakten nuk do te kishin shance te shkruanin libra qe te ndotin jeten politike te vendit dhe te frymezojne mbetjet politike te diktatures. Harrojme ta permendim 1997. Shumekujt i vjen zor, i vjen turp per ate shemti. Erdhen te armatosur deri ne dhembe nga burgjet greke te denuarit me burgime te perjetshme dhe liruan prej burgjeve shqiptare kriminelet e diktatures dhe u bene bashke kunder demokracise se brishte shqiptare.

Me kollaj akuzojme si te lige demokracine dhe pushtetet e saj se sa akuzojme dhunen me arme te 1997 qe nxori nga burgjet kriminelet dhe u dha edhe leke ne kompensim. Ose ne analizat tona harrojme gjithmone te permendim e te denojme 1997 dhe revolucionin, sikur secilin prej nesh e ka nga pak peng ai revolucion... Per kete shtet te pas 1997 qe amnistoi e pafajesoi kriminelet e diktatures qe i paten shkaktuar deme te renda Shqiperise nuk i del kujt fjale e keqe nga goja ne ligjerimet e analisteve, politikaneve, demagogeve, oratoreve, keshilluesve, gjithologeve, te gjithditurve. Thone hajt mo se per kafe e paten denuar Nexhmije Hoxhen. Per kafe apo per karamele, ajo ishte e denuar me dekade burgu e me shume dhe nuk do te kishte mundesi te villte helm dhe ta shiste neper librarite e ketij vendi qe kujton se eshte demokaci por eshte ne fakt anarki, diktature anarkie ku udheheq serish hija e libri i Nexhmijes te ciles duke i thene pantera e zeze kujtuam se ia morem shpirtin dhe e ndeshkuam rende... I rruam bishtin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat