Shkenca e kriminalistikës

Opinione

Shkenca e kriminalistikës

Nga: Albina Hyseni Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:29
Albina Hyseni

Fillimisht të gjitha dijet në fushën e studimit të kriminalitetit si fenomen shoqëror, të aspektëve të tij sociale, ekonomike, politike, psikike, psikologjike, si dhe; të atyre juridike e teknike për identifikimin e autorit. Kriminalistika është shkenca e studimit te gjurmëve te krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit te tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autoreve te tyre.

Sipas këtij përkufizimi, kriminalistika ka dy drejtime themelore : Këqyrjen e vendit te ngjarje, që kryhet nga, ekspertet me kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve, dhe ; Grup ekspertesh në vendngjarje Ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga eksperte te specializuar te profileve te ndryshme (kimiste, fizikante, biologë, elektroniste, etj) në institutet kriminalistike, te cilat në disa vende quhen Institute te Policisë shkencore, e në vende te tjera institute te shkencave ligjore. Gjurmët dhe provat e krimit Gjurmët në vendngjarje paraqiten në madhësi, forma e gjendje fizike nga me te ndryshmet.

Pavarësisht mënyrës se shfaqjes : në përmasat e formën klasike (gjurme) ; me përmasa mikroskopike (mikrogjurmë), ose ; me përmasa te mëdha (prova materiale), ato, jo vetëm në gjuhen e përditshme popullore ose mediatike, por edhe në pamje shkencore kriminalistike, pranohet që te gjitha te quhen me një emër “gjurme te krimit”. Në vartësi te natyrës se formimit e paraqitjes te gjurmëve te krimit dhe te metodave specifike për ekzaminimin e tyre, janë elaboruar disiplinat shkencore baze te kriminalistikes.

Krahas departamenteve baze, në disa institute te kompletuara kriminalistike, funksionojnë edhe : Departamenti i ekzaminimeve toksikologjike, që ngarkohet kryesisht me analiza te lendeve narkotike, te atyre eksplozive si dhe te mbetjeve te faktorëve plotësues te qitjeve me arme zjarri.

Departamenti i ekspertimit te zërit, funksionon pranë një instituti kriminalistik për ekzaminimin zërit te regjistruar në telefonatat anonime e kërcënuese, ose te regjistrimeve te tjera zanore te kontestuara. Departamenti i zbulimit te gënjeshtrave, i konsideruar si një mjet ndihmës për hetimin e krimeve se sa për ekspertet ligjore.

Albina Hyseni Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane Njohuri te gjera Psikologjike Teknike Farmaceotike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat