Lufta për pushtet apo shtet

Opinione

Lufta për pushtet apo shtet

Nga: Sali Mulaj Më: 15 janar 2020 Në ora: 20:15
Sali Mulaj

Të nderuar qytetar,  siç po shihet udhëheqësit e LDK-së dhe VV-së paskan mashtruar popullin, kinse po përpiqen për shtet por në fakt paskan pas qëllim pushtetin. Nëse të dy partitë me të vërtet e kanë pas synimin për ta ç ‘kapur shtetin, çka ka rëndësi se cila ka parti ka një pozitë të lartë më shumë apo me pak. Njëra nga partitë do të duhej bërë lëshime, cilado që do të bënte këtë, do ta rriste përkrahjen në popull, dhe do ta dëshmonte se shteti ka rëndësi më shumë se sa interesi personal dhe partiak, në fund të fundit ç ‘kuptim ka partia pa shtet.

Më ketë kryeneçësi të dy partive, krejt çka do të arrihet është se, shteti do të shkoi drejtë anarkisë, zbrazje të vendit nga të gjithë ata që e patën varë shpresën e fundit tek kjo bashkëqeverisje. Në të dy partitë duhet dhënë përparësi mendësisë dhe klasës se re politike dhe jo ngujimi në çështje që fundi fundit para shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve janë të pa vlera.

Veprimet kryeneçe të disa nga krerët e dy partive po e dërgojnë vendin buzë greminës, në kahun ku dhe armiku ynë shekullor po përpiqet dhe dalëngadalë po e dërgon më përkrahjen e “politikaneve” tan.

Gjatë fushatës para zgjedhore të dy partitë bërtisnin dhe çirreshin se do ç ‘kapin shtetin nga të korruptuarit, hajnit, nepotizmi etj., shtrohet pyetja se mos vallë, mosmarrëveshja e nënkupton se LDK-ja dhe VV-ja po e kapin shtetin ende pa marr pushtetin (pushtimin).

Të nderuar “udhëheqës” të LDK-së dhe VV-së, nëse me të vërtet jeni kaq merak në poste, së paku thirrni mendjes dhe mos e merrni në qaf një popull të tërë, mos ja u shuani rinisë dhe shpresën e fundit, çka do të ju duhet pushteti pa popull, edhe ashtu gjysma e rinis iku nga Kosova. Zbrazja e Kosovës ka qenë dhe qellim i kamotshëm i Serbisë, por po habitem sesi veprimet e të gjithë udhëheqësve të gjitha partive nga 2008 e këndej po përputhën me qëllimet dhe veprimet e Serbisë??!!!, madje kjo po bëhet (me vetë dije apo pa vetë dije) dhe nga pretendentet  e fundit për bashkëqeverisje.

Është koha e fundit që disa nga mendjet e ngurta të dy partive të hapin rrugë, të mos mendojnë si janë zotërues të partive dhe të shtetit, të mos e fyejnë dhe me tutje inteligjencën e popullit, të mos vazhdojnë me budallaqe sepse më të vërtet e keni lodhur shumë këtë popull të ngratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat