Në ditëlindjen e heroit të dritës

Opinione

Në ditëlindjen e heroit të dritës

Skender Zogaj Nga Skender Zogaj Më 16 janar 2020 Në ora: 09:30
Ahmet Krasniqi

(Homazh në ditën e ditëlindjes së 72-tê kol. Ahmet Krasniqit (15 janar 1948 - 21 shtator 1998)

Kol. Ahmet Krasniqi, sot ka ditëlindje e 72-të! Po të mos e kishin vra plumbat e tradhëtisë në mesnatën e 21 shtatorit 1998, në Tiranë, sot FSK-ja do ta festonte ditëlindjen e komandantit të saj në ministrinë e mbrojtjes ( jo si FSK por si ushtri i mirëfilltë) sepse, kol. Ahmet Krasniqi që në kushte lufte i ka vu themelet institucionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, mund të mirret me mend  se çfarë do të kishte bërë në Kosovën e lirë dhe të pavarur!

Mirëpo kol. Ahmet Krasniqin e vranë shqipfolësit, të urdhëruar nga shqipëfolësit, që atē ditë e sot fshin si minj të xherizeve, me frikën nga drita e drejtësisë, që një ditë do të ndriçojë dhe minjtë do të bien në kurthin e drejtësisë, e cila sa më shumë që vonon, aq më rëndë godet!

Kjo do të ndodh dhe vrasësit që kanë menduar se duke e vra do ta mbyllin në harresë Ahmet Krasniqin, kanë gabuar rëndë sepse, koloneli tash eshtë Hero i Kosovës, më i fortë se vrasësit e tij të mjerë!

Heroi Ahmet Krasniqi është i gjallë kudo nēpër Kosovë, nëpër udhë, sheshe, lagje, nëpër ente e intitucione, nëpër, vargje, këngë, vizatime, nëpër faqet e krenarisë historike, nëpër përmendore e shtatore,  i buzëqeshur dhe krenar për popullin e vet heroik, të cilit ia ka falur gjakun dhe shpirtin! 

Tradhtia Ahmet Krasniqit ia ka këputur jetën por, Heroi i Kosovës,  në botën e amshuar i lutet Zotit: "Fali o Zot, se nuk e kanë ditur se cfarë po bëjnë!"

Kështu lutet shpirti i Ahmet Krasniqit por, athua cfarë mendojnē dhe si ndjehen sot vrasësit e tij? Krenohen apo pendohen që ia kanë shuar jetën një kolosi, atdhetarit të kristaltë, ushtarakut madhor, njeriut të mirë, të urtë dhe mendjendritur që kishte vetëm një ideal: clirimin e vendit dhe të popullit të vet nga thundra serbe!

Ahmet Krasniqi në heshtje i pranoi lulet për ditëlindjen e 72-të,  por, bashkëpunëtorët dhe miqët e tij që bënë homazhe te varri i kol. Ahmet Krasniqi nga thellësia e zemrës u lutën:

Qofshin të mallkuar vrasësit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat