Kriza Qeveritare në Kosovë

Opinione

Kriza Qeveritare në Kosovë

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 16 janar 2020 Në ora: 19:56
Mr. Sc Shpend Salihu

Siç dihet, është fakt notor se në sistemet parlamentare, njejtë siç është sistemi në Kosovë,kryeministri është ai i cili e ka pushtetin ekzekutiv, si dhe marrjen e iniciativave për nxjerrjen e Ligjeve të caktuara, për lobimin në rrafsh ndërkombëtar si dhe për konfigurimin e sigurisë nacionale në shtet. Posti i kryeministrit është vendimtar në përcaktimin dhe orientimin si dhe në inicimin e projekteve dhe strategjive të cilat më pas kalojnë në fazën e ratifikimit në parlament e më pas dekretohen nga Presidenti, pra Presidenti në sistemin parlamentar ka më pak përgjegjësi dhe kompetenca dhe ka më tepër rol reprezentativ sesa rol të pushtetit të vërtetë politik.

Kriza qeveritare në Kosovë është produkt i kulturës sonë politike të individëve të caktuar, në opozitë të cilët për qëllime përfitimi personal, u shkon në favor zvarritja e proceseve qeveritare dhe parlamentare. Derisa nuk ka marrëveshje për propozimin e mandatarit, shteti thellohet në krizë si në rrafsh të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar. Ligjet bazike që janë emergjente për shtetin, siç janë ligji për buxhet, amendamentimi i ligjit për investimet e kapitalit financiar ndërkombëtar, ligji për ushtrinë, nxjerrja e strategjisë nacionale për negociata me Serbinë ku do të përcaktohej roli, funksioni, struktura dhe kufiri deri ku mund të negociohet me Serbi dhe në çfarë përmasa, të gjitha këto projekte dhe strategji nacionale, si dhe strategjia për lobim në rrafsh ndërkombëtar, për liberalizim të vizave, inplementim të marrëveshjes së stabilizim asocimit, përshpejtimi i procesit të aderimit të Kosovës, në BE, në OKB, në NATO, në UNESCO, në Interpol e shumë e shumë procese tjera, me interes nacional bllokohen dhe në rrafsh ndërkombëtar e tregojnë shtetin tonë, si shtet jostabil dhe joserioz, e kjo e dëmton imazhin e Kosovës në rrafsh ndërkombëtar, si dhe e vendos armikun tonë, Serbinë në avantazh në rrafsh ndërkombëtar.

Pavarësisht që Kosova e ka sovranitetin dhe integritetin territorial, siq dihet pavarësia jonë është ende e kufizuar, dhe për hir të qytetarëve, dhe të interesit nacional duhet të lehen menjanë inatet dhe kapriçet personale dhe sa më shpejt të formohet Qeveria. Në të kundërtën, Presidenti në bazë të kompetencave kushtetuese pas skadimit të afatit kushtetues për propozimin e mandatarit, duhet ose të ia jep mocionin e besimit për propozimin e mandatarit dhe krijimin e marrëveshjes së koalicionit, subjektit të dytë parlamentar, që ai të arrinë marrëveshje koalicioni dhe të merr shumicën absolute në parlament ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, sepse ky status quo, vetëm se e përkeqëson gjendjen e sigurisë në shtet, andaj i nderuari President, konform mandatit dhe kompetencave kushtetuese, me qëllim të tejkalimit të situatës së krizës, dhe mos lejimit të acarimit të marrëdhënieve politike në shtet, duhet të reagojë sa më shpejt, sepse thellimi i krizës, vetëm sa po i irriton masat e gjëra popullore në Kosovë, dhe gjendja e sigurisë nacionale mund të përkeqësohet, në mungesë të formimit të Qeverisë.

Deklaratat e analistëve se Qeveria në ikje ka kompetenca për propozimin e ligjit për buxhet, dhe për marrjen e vendimeve të mëdha, nuk qëndrojnë pasiqë kushtetuta e parasheh se Qeveria në ikje nuk ka kompetenca ekzekutive të marrë vendime të mëdha në shtet. Nëse nuk kemi aprovim të buxhetit ekziston rreziku që 60 mijë shërbyes civil, në Mars të na mbesin pa paga e kjo mund të shkakton përkeqësim të gjendjes së sigurisë nacionale në shtet, andaj presidenti duhet të veprojë sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat