Lavdia e përhershme e Luftës së Nokshiqit

Opinione

Lavdia e përhershme e Luftës së Nokshiqit

Nga: Prof. dr. Riza Smaka Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:02
Prof. dr. Riza Smaka

Në  gjysmën e dytë të shek. XIX –të , turbulencat ndërkombëtare  vlonin  vrullshëm ,tërbueshëm e frikshëm , të cilat ,  rrjedhimisht  shpartalluan tri perandori e ,nder to ,edhe Perandorinë Otomane ,nën sovranitetin e së cilës  ndodheshin edhe teritoret   shqiptare.

Fuqitë e mëdha të kohës , në kongrese e konferenca ndërkombëtare në Berlin, London e Paris,  konform me interesat e veta gjeopolitike e gjeostrategjike , në  dëmin e territoreve shqiptare , e patën tejfavorizuar  Malin e Zi, Sërbinë e Greqinë . Këto  shtete   të ndërsyera, të  yshtura e të   joshura  me   privilegjime të tilla të padrejta , gjithnjë,  kultivonin  apetite gllabëruese dhe përgatiteshin   intenzivisht për inkursione ushtarake  kunder   shqiptarëve e trojeve të tyre!

Në reagim të natyrshëm e të arsyeshem , shqiptarët ,në vitin 1878,  patën themeluar organizatën politike – ushtarake Lidhjen Shqiptare në Prizren.

Nder masa  mbrojtëse tjera, Lidhja Shqiptare, nëpërmjet Shtabit  Ushtarak Kryesor, të drejtuar nga Ali Pashë Gucia, pat  ngritur Komitetin  Ndërrajonal Shqiptar  dhe e  pat shpallur  gjendjen e luftës për Plavë , Guci  e gjithandej !

Në anën tjetër,  Knjaz Nikolla i Malit të Zi,  pas shumë konsultimeve dhe përgatitjeve ushtarake,  i pat emruar dy vojvodët – gjeneralët mbase më të shquar të vetë ,  Mark Milanin e Todor Milanin me urdhëresë  të prerë për të pushtuar  me shpatë e zjarrë edhe Plavën e Gucinë!

Forcat  malazeze,  të mbështetura nga Sërbia e Rusia,  ishin të rekrutuara dhe  të pajisura , të trajnuara dhe të organizuara  sipas doktrinës ushtarake të kohës!

Përballë tyre , burra  shqiptarë e boshnjakë të Plavës e Gucisë,   forca shqiptare të Rugovës, Pejës e rrethinës ,të Malëcisë së Gjakovës e të Shkodrës, kryesisht civilë ,  të përkushtuar me  shpirt e zemër për luftëra mbrojtëse, me guxim të paparë  e të padëgjuar ,me  ndjenja të krenarisë, burrërisë , fisnikërisë , nderit  luftarak  të mbështetur në  tradita luftarake , në betejat epike të Nokshiqit  të viteve 1879 e 1880 ,kryesisht,  ballë për  ballë e gjoks  për gjoks me malazezë, me ironi sarkastike e bizare ,  të prejardhjes  shqiptare,    bindshëm dolën fitimtarë   dhe me suksese brilante, mbi   tridhjetë  vjetë  i mbrojten  tokat shqiptare tej   Çakorrit , Plavën e Gucinë me rrethina .  

Përderisa ato forca të lavdishme patën mbrojtur  kufirin etnik shqiptar ,të  cilin, për vajtim , dëshprim e zhgënjim , 80 deputetë e deputete  shqiptarë – e    të legjislaturës paraprake , nga kolltuqe  të buta , të privilegjuar skajshëm ,në vitin  2018 , gabimisht, antikombëtarisht dhe padrejtësisht votuan   coptimin e Kosovës dhe  rrudhjen e territorit të saj për mbi 8000 hektarë!

Në Nokshiqin legjendar të lavdishëm  ,forcat shqiptare  ju patën shkaktuar  forcave ushtarake malazeze dëme dhe humbje të thella, serioze e tronditëse ,  armët  shqiptare i  patën bërë të lavdishme si dhe Çështjen Shqiptare e patën  ngritur dhe afirmuar  ndërkombëtarisht  ( Brillant  victory  of the Albanian   Military Forces) .

KIRUG-u ,i përbërë nga 35 pedagogë universitarë ,i pa asnjë farë  mbështetjeje institucionale, pos aktiviteteve intelektuale tjera e  të shumëta , duke vlerësuar se,  Lufta e Nokshiqit , ishte dhe , përgjithmonë  do të mbetët luftë  e drejtë , mbrojtëse , fitimtare  , e lavdishme, fragment historik  impresiv, memento,  souvenir, artefakt   nostalgjik i krenarisë kombëtare , relik glorioz ,refleksion  retrospektiv monumental, me pijetet , tok me UP “Haxhi Zeka” në Pejë,  për  të njëjtën , ka organizuar këtë Akademi Përkujtimore  të 140 vjetorit të saj!! 

Përderisa,  kombet fqinjë të shqiptarëve ,  në radhë të parë , sërbët,  tërësisht në  disfavorin e historiografisë shqiptare ,nga mitet, legjendat, legjendat mitike, mitet legjendare,  folk epika parabolike, faktet historike të   deformuara e shumë sosh të fabrikuara,  krijojnë  , shërndajnë e ekspozojnë  agresivisht e paturpësisht piktura, skulptura, kompozime muzikore, tregime, novela, romane, monografi e tekste të kamufluara sikundër të ishin shkencore, në një anë, institucionet publike  e shkencore tona, qeveria e minsitri përkatëse, ASHAK-u, Instituti i Historisë , Fakulteti i Historisë jo qe nuk kundërveprojnë me fakte , të dhëna të sakta e argumente ,por,  virtuelisht , janë  indolente, indiferente, inaktive...

Për Luftën e Nokshiqit, legjendare, të lavdishme , të drejtë e fitimtare, në Historinë e Popullit Shqiptar të botuar në Tiranë  para disa dekadave , shkruhej kalimthi tërësisht në dy tre rrjeshta!!!

Punët dhe aktivitetet kryesore për organizimin e kësaj Akademije  Përkujtimore , pos të tjerëve , kryesisht  i ka  kryer Prof dr Zymer Neziri , të  cilit , unë dhe KIRUG-u,  i falënderohemi.

Duke e përshëndetur  auditorin e nderuar , nga këtu e kudo qe do të jemi ,neve   këtu dhe  të tjerët pas nesh , do tu falënderohemi   përjetësisht të gjithë  luftëtarëve  heroikë në Epopenë Madhështore të Nokshiqit ,  të  cilët  me sukses brilant , me shpatë   e pushkë  ,me zjarr në gji, me shpirt luftarak e zemra  guximtare,triumfalisht i patën mbrojtur heroikisht trojet  shqiptare në Plavë , Guci e gjithandej.

Enkas  ,  mirënjohje e nderime  të sinçerta , kurdoherë , do të kenë  prijësit  e luftëtarëve të Nokshiqit legjendar, pinjollëve të të cilëve , sot dhe këtu , do të ju  dorëzojmë   dhe përkushtojmë falënderimet  meritore të përjetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat