Kosova e tëra është bërë politikë?!

Opinione

Kosova e tëra është bërë politikë?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:19
Skënder Mulliqi

Kosova e tëra është bërë politikë?!Mediet ende po i përkrahin ambiciet e politikanëve, dhe misionarëve të tyre, të cilët po dominojnë ,dhe po na diktojnë në hapësirën publike, duke  diktuar edhe më dialogun.

Njerëzit në Kosovë, fatkeqësisht i besuan njerëzit e kalibrit të tillë, të cilët na u prezantuan edhe  si shtet. Kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë i izoluar, ku qytetarët po jetojnë duke besuar gabimisht ,në njerëzit e rënë në provim.

Nuk kan njohuri së si të zhvillohet ekonomia, kultura dhe arti si bazamente  të një shteti demokratik. Mëkatet  që bartin mediet, më politikat e tyre redaktuese, ishte dashur të pushojnë.

E kanë humbur seriozitetin e paraqitjes së vërtetës për aktualitetin  shoqëroro-politikë.Janë kthyer nga të pavaruara në medie të varura .

Natyrisht jo të gjitha. Nga anonimiteti përmes mediave dolën në sipërfaqe  aninomus, shumë mashtrues dhe hajna të politikës dhe të biznesit, të cilët shoqërisë janë duke u shkaktuar dëme të mëdha.

Në asnjë mënyrë nuk po largohemi  nga zona e rrezikshme e varfërisë. Nuk po largohemi,  së nuk kemi reforma të institucioneve, por kemi ngatërrim të pa shëmbulltë të tyre. Kosovën në këtë gjendje të pashpresë po e mbajnë ata të cilët nga varfëria e shumicës  po përfitojnë.

Superioriteti i njerëzve të caktuar dhe pasuria e tyre, janë të  nivelit evropian. Kosovën e  kanë futur në rrugën e  ankthit dhe të frikës. E ndryshimet po duken së janë larg, nëse jo më tokën tonë, atëherë masovikisht do të kemi  largime  nga një Kosovë e tillë. Nuk ka unitet në këtë vend, dhe nuk ka as indikacione , që diçka e tillë do të ndodhë.

Ne, dëshiruam shumë të bëheni të lirë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë,  më shumë u shndërruan në Republikë Banane?!

Po e humbim karakterin e shtetit qytetarë dhe të demokracisë liberale.

Shoqëria po kriminalizohet sipas  modelit të ndonjë shteti të Afrikës?!

E nuk kemi çka flasim për rrugën e integrimeve evropane..!

Nuk po e mbron kush shtetin, që të tregohemi së vërtetë jemi sovrani...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat