Shqip-shqip turp-shou i kryeministrit Edi Rama

Opinione

Shqip-shqip turp-shou i kryeministrit Edi Rama

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 17 janar 2020 Në ora: 14:47
Edi Rama

Një primitivizëm i skajshëm vazhdon që moti të shfaqët te kryeministri shqiptarë Edi Rama, i cili  bëhet një titullar gjithnjë e më i theksuar me skandalet e njëpasnjëshme, që lidhen edhe me faktin se çfarë çeverisët në shtetin shqiptarë në ecurinë e kohës moderne, nga ana tjetër mos-serioziteti i përgjegjësisë, tregon se, përveq mundësisë për të keqpërdorur pushtetin e vet, kalon edhe në një absurditet tjetër, i cili abuzon me normat dhe kodin e nacionalitetit që i takon.

Ca më tutje, ky absurditet e lë përshtypjen se për Edi Ramën, nuk ekziston një normë e kodit moral nacional, thua se në fund të fundit gjithçka i takon dhe duhet të zhvillohet nëpër mes duarve të këtij njeriu dhe mbi bazën e logjikës ediramiane, të zhvillohet dhe orientohet kombi shqiptarë në ditët e sotme, kur gjithë bota demokratike ka ndryshuar kursin e zhvillimeve dhe integrimeve të veta, Shqipëria starton në vend pa ndonjë ndryshim të cilësuar dhe të dalluar, edhe pse gjindet në mes të Evropës së zhvilluar.

Edi Rama, si një lloj absurditeti në vete, si mund të afirmohet dhe kultivohet edhe për ca kohë pas humbjes së këtij besimi, i cili pak nga pak po bëhet « ego-vetiak », kur bëhet edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandër Vuçiq, i cili Kosovën dhe popullin shqiptarë të këtij vendi, e mbanë akoma nën kushtetutën e vet, dhe masakrat e gjenocidin që ka bërë regjimi i Serbisë popullatës shqiptare, i quan të pa vërteta, duke i mohuar ato si të tilla, me të cilat ishte tmerruar edhe gjithë bota njerëzore.

Vuçiqi dhe plani i Serbisë, për të realizuar planet ekstreme dhe fashiste kundër një populli liridashës, në kohën e fundit zbulojnë edhe formulën e « minischengenit » për Ballkanin, me qëllim  që Kosovën, përmes kësaj kurthe, ta fusë edhe njëherë nën kompetencat e veta ekonomike dhe politike, me ç`rast këtë projekt famkeq do e përkrah me entuziazëm edhe kryeministri shqiptarë Edi Rama, i cili nuk kursen akuza të thekshme, që ia drejton Kosovës për mos pjesëmarrje në këtë « qorrsokak » .

Në këto rrethana të kësaj forme dhe qëndrimi i tij i fundit ndaj kryeministrit të Kosovës, Edi Rama, i vënë kapak një « shqip-shqip turp-shou », që udhëheq në këtë mënyrë, duke e paditur edhe kryeministrin e Kosovës në detyrë,  Ramush Haradinaj, me akuzën e shpifjes ndaj tij se, me trio-personazhet e Ballkanit perëndimor, nga Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, është planifikuar të bëhet pazar me tokën e Kosovës, për një përfitim të majmër(miliarda) që do e nxjerrin nga miniera e Trepçës…

Këtu mund të thuheshin edhe shumë fjalë të tjera, që dalin nga këto rrjedha të fshehta dhe të dëmshme për Kosovën dhe popullatën e këtij vendi, por na duhet të jemi më të përmbajtur, sepse aludojmë se jemi të një trungu të përbashkët dhe vëllezër të një kombi, dhe ata që nuk i besojnë realitetit kombëtar dhe të pangenezës së vet, sikur, duke e mohuar një gjë të tillë, aq më qartë dalin në pah tradhtaret dhe zullumqarët e këtij kombi.

Kuptohet se një mos seriozitet i llojit të tillë nuk vjen vetvetiu, por nga pa pjekuria njerëzore, e cila nuk ia ka hapur sytë akoma këtij njerëzimi, dhe tani këta njerëz shohin mjegull sikur « lakuriqi » që nuk e dallon  dritën dhe realitetin, por e shikon botën frikshëm. Poashtu edhe Edi Rama, që po i bëhen njerëzit e kombit të vet miza, duhet të pyes vetën njëherë, nëse e paraqet llojin e veçantë të një politikani të moderuar, pse për të tjerët dhe popullin e vet figuron ndryshe dhe i pa përshtatshëm, duke treguar paaftësinë e tij për t’u pozicionuar në realitetin e vet, që e rrethon dhe vepron si kryeministër shqiptarë.

Në këtë këndvështrim të kryeministrit shqiptarë Edi Rama, me padinë ndaj shpifjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, do e gjente një mbështetje dhe përkrahje serioze edhe nga opinioni gjithë shqiptarë dhe të tjerët, sikur ekzibicionet dhe lëvizjet politike të Edi Ramës, të mos e dëshmojnë një lidhje të veçantë dhe tipike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si edhe përkrahja e tij ndaj idesë së Hashim Thaçit, për ndryshimin e kufinjëve të Kosovës.

Mjedisi i kulturës politike dhe historisë shqiptare do duhej të merr një kahe tjetër në mes këtyre dy vendeve, që të mos shënojë në tekstet e veta se, një kryeministër i Shqipërisë, bënë padi për shpifje ndaj një kryeministri të Kosovës, që ngjallin shqetësime të prekshme brenda shqiptare, duke i quajtur si një ndër elementët e një skandali të fundit në mes shqiptarëve, por imazhi i veprimeve të tilla, sikur dikush përpiqet ti japë formë tjetër domethënës së përbashkët e vëllazërorë të këtij kombi.

Shqipërinë nuk e dëmton dhe demolon ndonjë tërmet i pa pritur dhe i mundshëm, por as Kosovën, që e shkatërrojë lufta e fundit, sa po e shkatërrojnë pushtetet dhe qeverisjet e dobëta, përshkak të infrastrukturës politike jo efektive dhe instalimit të njerëzve të pa përshtatshëm dhe të pa aftë, sikur qëllimisht, apo të porositur për t’a degraduar të ardhmen e këtyre dy vendeve.

Dhe nëse këtu bëhet fjalë për një përafrim të fundit të shqiptarëve në mes vete, nuk duhet varur dhe kuptuar vetëm si një çështje të një personi (kryeministri), apo të ndonjë grupi njerëzish, që e mohojnë kauzën e vet kombëtare për bashkim, që ka të bëjë me një çështje kohe për të nxjerrë thelbin e saj, ku ekzistenca e një populli do arrin pikën e vet kulminante me të drejtën e vet për të marrë vendime të tilla në përmbushjen e vullnetit dhe ëndërron historike e një populli të një gjaku dhe të një gjeneze të përbashkët, që kanë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat