Si të tejkalohet ngërqi politik?! - Bota Sot
Si të tejkalohet ngërqi politik?!

Opinione

Si të tejkalohet ngërqi politik?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:06
Ismail Muçiqi

Kryetari Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurti nuk po arrinë të ndërtoj kualicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ky njëri i pa korruptuar më idelae të larta njerzore politike dhe Kombëtare është i shantazhuar nga të gjitha anët nga rrymat e ndyshme të cilat përmes formave më përfide po kontribojnë negativisht kundër formimit të Qeveris së Kosovës.

Mjerisht kalkulimet të cilat po i përdorin liderët dhe klanet e ndryshme kundër formimit të instuticioneve të reja, si dhe kërkesat për të marë sa më shumë hise në Qeverinë e Kosovës, jo vetëm që i kan bllokuar ofertat e partive politike fituese në zgjedhjet e fundit por një herit e kan vu në pikëpytje edhe programin politik të Lëvizjes VetëVendosje si partia më e votuara në zgjedhjet e 1 Tetorit. Formula më adekuate për momentin e krijuar mendoj se është funksionimi i parlamentit të Republikës së Kosovës. Deputetë e zgjedhur nga vota e Popullit, kanë mandat dhe legjimitet të plotë, ta zgjedhin Kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit i zgjedhur më votën e deputetve i zgjedhur në mënyr Demokratike, dhe i votuar nga 76 Deputet tani është njeriu më legjitim në Kosovë. Parlamentit si instuticion më i lartë i shtetit.

Kryetari i Parlamentit nëse ka vision, integritet dhe përkushtim për shtetin e Kosovës është i vetmi i cili duhet tubuar Kryesin e Kuvendit si dhe grupet parlamentare të zgjedhura me votën e Popullit me qëllim që të arritjes një koncencuesi ndërmjet VetëVendosjes dhe Lidhjes Demokratike për zgjedhjen e një deputeti nga parlamenti i Kosovës për kryeminstër të ri, me mandat 2 vjeqar. Kjo ide apo formulë mund të arrihet shumë lehtë nëse deputetët e parlamentit vendosin me bindjën e tyre si përfaqësues ligjitim të Sovranitë. Kjo mundë të bëhet nëse instuticionet ligjitime Kryetari i Parlamentit, Kryesia dhe grupet parlamentare, i bojkotojnë partit politike të cilat janë shkakëtare kryesorë në bllokadën e shtetit. Po theksojmë se nëse ekziston vullneti për ndërtimin e shtetit të Kosovës ekzistojnë të gjitha parakushtet që Parlamenti legjitim ta zgjedhë Qeverin e re dhe Kryeministrin duke i anashkalue partit politike të cilat me veprimet e tyre destruktive i kan sjellë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.

Liderët politik dhe klanet mafioze të cilët e kan bllokuar shtetin interesat dhe kalkulimet e tyre ti mbajnë për kabinetet e tyre politike, jashtë instuticioneve demokratike që i votoj dhe i zgjodhi populli. Kjo është mënyra ma normale e momentit të pikërishëm, dhe një model i cili kishte me funksionuar në mënyrë transparente dhe demokratike dhe me plotë legjimitet Qeveria dhe Parlamentit ka shansinë që nga praktika e deritanishme te hartoj ligje dhe rregullore të reja, për agjensit e pavarura në të cilat do të pranoheshin kuadrat për mes konkurseve publike, e jo militant partiak të pa dijshëm të cilët më shumë i kan sjellë dëme shtetit se sa ndonjë të mirë.

Po ashtu Parlamenti i Kosovës Kryesia, grupet parlamentare kan mundësi të harojnë ligjin e ri zgjedhor, duke eliminuar të metat dhe defektet që ka ligji ekzistues. Parlamenti i ri i Republikes së Kosovës ka legjimitet të plotë që, në bashkpunim me grupet parlamentare të haroj dhe votoj ligjinë për zgjedhjen e Presidentit të Republikes nga vota e popullit, e jo nga parlamenti si ishte deri më tashë.

Ky është mendimi dhe pikëpamja ime si Opinionist (Gazetar) për të dal nga bllokada dhe qorrësokaku në të cilën gjindet shoqëria Kosovare, e plagosur nga politika klanore, karjeriste, bajraktariste dhe primitive e paritve politike. Në këtë situat deputetët janë plotësishtë të pavarur për ta ushtruar mandatin kushtetues pa marrë direktiva nga partit politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat