Parti normale dhe jo-normale, gabimi trashanik i “analistëve” - Bota Sot
Parti normale dhe jo-normale, gabimi trashanik i “analistëve”

Opinione

Parti normale dhe jo-normale, gabimi trashanik i “analistëve”

Gurakuç Kuçi Nga Gurakuç Kuçi Më 17 janar 2020 Në ora: 18:42
Albin Kurti

Kur po i referohen në analiza televizive dhe në ato në rrjetet sociale Lëvizjes Vetëvendosje që është konsideruar kinse një parti e jashtëzakonshme dhe që do bëjë ndryshime me qeverisje, gjithnjë po vazhdojnë me frazën “se duhet të kuptohet që Vetëvendosje është një parti normale”.

Gabimi konceptual i analistëve që thirren me jarani e jo me dituri për të analizuar politikë në media e të tjerëve që rrjetet sociale po u japin emër.

Parti normale është çdo parti e cila funksionon në të mirë të shtetit dhe mbron interesat e qytetarëve dhe në të kundërt është jo-normale dhe kriminale çdo parti e cila është e kriminalizuar, përkrah paditurinë dhe dëmton rëndë shtetin dhe qytetarët.

Pra, çdo gjë normale është e zakonshme dhe diçka e mirë, çdo gjë jo-normale është e jashtëzakonshme dhe e dëmshme në rastin e subjekteve politike.

Qe po ua marr një shembull që e kuptoni të gjithë, kur bëni një analizë për shëndetin tuaj, p.sh. analizën e gjakut apo çka do tjetër, atëherë vlerat duhet të jenë në baza normale siç i parasheh mjekësia ndryshe janë jo të zakonshme dhe jo-normale që i bie se je i/e sëmurë.

Thjeshtë, Vetëvendosje mbetet të vlerësohet a është parti normale apo jo-normale, ashtu siç duhet të vlerësohet PDK-ja, LDK-ja, etj., dhe secila që është e jashtëzakonshme, është jo-normale dhe në dëm të shtetit e qytetarit.

Me jarana nuk bohet as shteti e as analiza, me jarana siç thotë Sinani shkohet veç në autobana!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat