VV dhe Albin Kurti dëshirojnë ta forcojnë shtetin, kurse LDK dhe Isa Mustafa ta kapin pushtetin - Bota Sot
VV dhe Albin Kurti dëshirojnë ta forcojnë shtetin, kurse LDK dhe Isa Mustafa ta kapin pushtetin

Opinione

VV dhe Albin Kurti dëshirojnë ta forcojnë shtetin, kurse LDK dhe Isa Mustafa ta kapin pushtetin

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 17 janar 2020 Në ora: 21:27
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Vetëvendosja e Albin Kurtit aktualisht është partia më dinjitoze dhe më e pastër në Kosovë, ndaj edhe duhet ti krijon të gjitha mundësitë me zbatimin e programit të saj qeverisës

LDK dhe Isa Mustafa nëpërmjet obstrukcioneve synojnë ta detyrojnë VV dhe Albin Kurtin si fitues të zgjedhjeve dhe si mandatar për formimin e Qeverisë së Re, në mënyrë që mandatare të bëhet LDK.

Shqiptarët e Kosovës dhe ata në trojet mbarëshqiptare dhe kudo që jetojnë në botë, me vëmëndje të madhe janë duke i ndjekur zhvillimet dhe informatat lidhur me formimin e Qeverisë së Re në Kosovë.

Shqiptarët ndjehen shumë të zhgënjyer me zvarritjen kaqë të gjatë të formimit të Qeverisë së Re në Kosovë.

Të gjitha informatat që vinë nga Kosova çdo ditë e me shumë po na bindin se VV dhe Albin Kurti si fitues të zgjedhjeve, janë treguar tejet konstruktivë ndaj LDK të Isa Mustafës në ofrimin e posteve udhëheqëse.

LDK e Isa Mustafës në këto ditë të vështira nëpër të cilat kalon Kosova sillet si mos me qenë parti shqiptare kosovare.

LDK e Isa Mustafës fillimisht bëri obstrukcione lidhur me çështjen e presidentit të Kosovës, dhe tani po bën obstrukcione edhe ndaj kryeparlamentarit tashmë të zgjedhur në Kosovë.

LDK po përdor kurthe tradhtues nëpërmjet obstrukcioneve dhe pazareve të pista lidhur me formimin e Qeverisë së Re të Kosovës. Këto veprime LDK i bën me synim që VV edhe pse fituese e zgjedhjeve të heqën dorë si mandatare e Qeverisë së Re, dhe në vend të saj të bëhet mandatare LDK.

LDK e Isa Mustafës me këtë dëshmon se nuk e dëshiron forcimin e shtetit, por kapjen e pushtetit.

Isa Mustafa është mirë ta jetojë dhe gëzojë pleqërinë, duke mos e penguar të punojë rininë.

LDK e Isa Mustafës jeton me famën e Ibrahim Rugovës.

Isa Mustafa duke qenë një kohë të gjatë në krye të LDK-së, duke qenë edhe kryeministër i Kosovës e ka të tepruar kërkesën e tij karieriste për tu bërë edhe president i Kosovës, tashmë edhe me bastun, edhe pse Kosova ka shumë të rinj të mençur e të zotët, të cilëve do tu përshtatej detyra e presidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat