Pse kreu i Kosovës nuk e dekoron William Walkerin?!

Opinione

Pse kreu i Kosovës nuk e dekoron William Walkerin?!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:39
William Walker

Nësë dikush nga ndërkombëtarët meriton mirënjohjen më të lartë të shtetit të Kosovës,ai pa dyshim është ish-ambasadori amerikan i Misionit Verifikues në Kosovë,William Walker.Ky mik i madh i shqiptarëve para 21 vitesh masakrën e Reçakut kundër 45 civilëve shqiptarë e quajti "krim kundër njerëzimit".

Mirëpo,edhe sa vite duhet të ikin e kreu i vendit,Hashim Thaçi të mos e stolis Walkerin për meritat e jashtëzakonshme me një mirënjohje më të lartë presidenciale.Ai nuk ka lënë këdo ta stolis me e pa merita me dekorata,medalje presidenciale,urdhra,tituj e mirënjohje të ndryshme gjatë këtyre katër viteve të kaluara.Por,një hap të tillë për fat të keq deri sot nuk e bëri edhe ndaj mikut më të madh të Kosovës,William Walker,i cili para botës dëshmoi për masakrën që u krye nga forcat serbe më 15 janar 1999 në Reçak të Shtimes,ku u vranë dhe u masakruan 45 civilë shqiptarë të Kosovës.

Pra,atë që nuk e bëri deri tani kryetari i Kosovës,Hashim Thaçi,ditë më parë e bëri Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan.Dhe në një ceremoni rasti LHK e dekoroi William Walkerin me titull "Krenaria e Kombit Shqiptar".Ky akt është për çdo lavdatë dhe meriton respekt.Ky mik i shqiptarëve meriton më shumë se kjo mirënjohje.

Nga ana tjetër,pavarësisht raporteve siç duket të ftohta që kanë mes tyre Wallker e Thaçi,ky i fundit shumë vite më parë është dashur që amerikanin Wallker ta dekoroj me një mirënjohje më të lartë presidenciale të Republikës së Kosovës.Ndoshta mund të gaboj,por sa kam njohuri deri tani Thaçi si president i vendit nuk e ka dekoruar me ndonjë mirënjohje ish-ambasadorin e OSBE-së,Walkerin.Ndoshta në të ardhmen kjo mund të ndodh,por jo dosido.Kjo është vakia jonë.Të këtillë jemi ne,por jo të gjithë.

Walkeri edhe në 21-vjetorin e shënimit të kësaj masakre më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak e ripërsëriti edhe një herë se kjo ishte "krimi kundër njerëzimit.

Ngjarja e njohur si masakra e Reçakut,njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë në Kosovë.

E disa javë më parë presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiq,mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat