Nëse e do paqen, përgatitu për luftë

Opinione

Nëse e do paqen, përgatitu për luftë

Nga: Ali Kelmendi Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:20
Ali Kelmendi

Sovrani që 20 vite nuk e shijojë paqën edhe pse ju premtua nga çlirimtarët ! Lufta e jashtme për sovranin njëherë ka marrë fund. Si luftë të brendshme e duan atë politike e kurrsesi vëllavrasjen siç e bënë vëllazëria jonë të cilët gjoja e fituan atë të jashtmën nga armiku ynë shekullor Sërbia gjenocidiale kundër shqiptarëve të pa armatosur.

Menjëherë pas luftës u intervistua Hashim Thaçi duke thënë se Kosovën e çlirojë UҪK-ja vetë, ndërsa gazetari e pyet Hashimin se a ju ndihmoj NATO-ja. Përgjigja e tij ishte e shkurtër. Pakëz, na ndihmojë. Mirëpo nga intervista e bërë nga Presidenti amerikan shume i nderuar dhe i dashur për të gjithë shqiptarët z. Bill Klinton thoshte së luftën e fituam ne amerikanët me NATO-n, ndërsa Paqën fitojeni vetë ju shqiptarët. Kjo ishte një e vertetë e madhe e Presidentit Bill Klinton. Mirëpo a e fituam me të vërtetë ne paqën ?! Jo. Nuk e fituam dhe as që e shijuam, por e përjetuam me vuajtje dhe skamje fillim e mbarim deri me sot nga njëra anë dhe, nga ana tjetër pasi këta tanët na paskan çliruar, menjëherë para dhe pas luftës filluan vëllavrasjet e pakuptimta ndaj bashkëpuntorëve dhe intelektualeve rreth Presidentit Rugova. Pastaj kundër ushtarëve dhe të ushtrisë së tij të quajtuar FARK- Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës - kur u vranë si intelektualet dhe njerëzit patriotë më eminent të elitës së Dr. Rugovës. Edhe kundër tij tentuan vrasjen duke ushtruar atentat në makinen e tij zyrtare. Zoti dhe makina e blinduar e shpetuan prej atentatit. Me metoda tjera vrasese si me helmime mbase edhe e vranë përmes njerëzve të infiltruar në rrethin e tij të ngushtë ?! Vrasësit dhe kriminelet ushtruan dhe vranë numër të madh luftetarësh të lirisë së Kosovës. E vetmja arsye ishte egoja e tyre dhe etja përbindëshe për grabitjen e pushtetit duke e pastruar terrenin për të mos patur konkurrencë prej tyre në kapjen e piramidës shtetërore në qeverisje.

Me kthimin nga Rambujeja dhe kthimin masovik nga Shqipëria me shpejtësi marramendëse filluan më plaqkitjet të pronave shtetërore dhe private me banesa, shtepi, pompa të derivateve, magacinave dhe çdo gjë që kishin përpara. Ngadale një numër si ushtri çlirimtare ecën kah Veriu i Mitrovicës. Atje në marreveshje me forcat franceze të KFOR-it, si Hashimi dhe Kadri Veseli u ndalën të Ura e Ibrit pa marshuar atje dhe pa e çliruar atë dhe duke deklaruar së me Veriun do merrën më vonë, çka nuk ndodhi kurrë. Veriu i Mtrovicës u bë enkllavë sërbe dhe njëkohësisht duke ia dhenë dhe « Zajednicën » nga Isa Mustafa e më qellim dhe tendencë të aneksimit nga Sërbia. Në bisedimet në Bruksel me përfaqësuesen e saj Frederika Mogerinin, Vuçiqin, Edi Ramen, Hashimin, fshehtas filluan bisedimet për ndryshim dhe ndërrim territoresh, përkitazi duke tentuar që në bashkëpunim me Georgje Sorrosin përkitazi djalin e tij Aleksin me e aneksuar bashkarisht me Sërbinë dhe duke u premtuar këtyrë tradhtarëve tane para të majme, ndoshta edhe pjesëmarrjen si aksionarë në pasuritë minerare të Trepçes. Ka gjasë që të lartëpëremendurit edhe kanë nënshkruar në Nish marreveshje me shkrim çka në bisedimet dhe dialogun në tavolinë në Bruksel do të ndodhë edhe çështja e territoreve si Veriu i Mitrovicës, ku sërbet gjithnjë kerkojnë nga pala kosovarë kompromis në dhënjen e Veriut për njohje të Republikës së Kosovës. Njëherë përnjëherë Zonja Merkel më z. Ramush Haradinajn e kanë menjanuar nga tavolina këmbimin e territoreve dhe e kemi mbështetjen e fortë të Gjermanisë.

E gjitha kjo po ndodhë para hundëve të legjistraturës sonë, para kryeprokurorit Anton Lumezi dhe kryetarës së Kushtetueses Zonjes Rama. Shtrohet pyetja së të përmendurit ose nuk po guxojnë ta luftojnë kapjen e shtetit nga kreu i saj Hashim Thaçi me qindra kriminele, matrapazë, hajna dhe shkatërrues të shtetit dhe rendit shoqëror. Heshtja dhe mosndërhyrja e tyre në keto punë të pista i implikon se edhe këta me prokurorinë, gjyqësinë dhe Kushtetuesen janë të kapur nga shteti ynë i mjerë. Të te gjithë anëtarët e kapjes së shtetit nuk janë të interesuar ta hulumtojnë të kaluaren e tyre të pistë duke e mbrojtur me çdo kusht atë dhe qëndruar përjetësisht në fotelet e tyre të buta. Këtyre nuk u intereson fare ardhmeria e popullit dhe zgjedhjet e problemeve, si ndaljen e migrimit të rinisë sonë jashtë shtetit, ndaljen e vrasjeve të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, punësimit dhe rritjes së standardit shoqëror.

Popullit i është ngjallur shpresa me zgjedhjet e fundit të 06 tetorit 2019, ku krahu i luftës u luftua nga vetë sovrani dhe pjesërisht dështojë në zgjedhje. Është një indikacion i mirë që tregon humbjen e besimit të krahu i luftës, por jo të të gjitha partitë si edhe të LDK-ja postrugoviste të e cila kanë ngelur ende në pozita njerëzit e antikuitetit si Isa Mustafa, Veliu, Haziri, H. Rugova, Hoti dhe lakmitarët e rinjë si Abdixhiku, Abrashi e të tjerë. Këta po e kundërshtojnë votën e sovranit dhe votën e Vjosa Osmanit dhe inkuadrimin e saj në dialog me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Nëse fatkeqësisht nuk do të ketë marrrëveshje për koalicion, atëherë në zgjedhjet e reja do të ngritët në këmbë e tërë rinia e vendit dhe diaspora për t` ia dhënë votën Albin Kurtit të qeverisë i vetëm dhe t `i mbushet Kuvendi i Republikës së Kosovës me deputëtë dhe me Glaukun në krye të tij.

Populli sovran është shumë i pakënaqur me mangesitë e funksionalizimit lidhur me rritjen e përhershme të kriminalitetit. Shteti është i obliguar që me Kushtetutë të garantoje zbatimin dhe mirëqenien sipas së drejtës. Shteti është i qytetarëve. Ky shtet i së drejtës është pa vetëdije të së drejtes. A duhet të ngelët të ky rezultat dhe të ky përfundim?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat