Pyetje kundër gënjeshtrave të Edi Ramës?

Opinione

Pyetje kundër gënjeshtrave të Edi Ramës?

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 19 janar 2020 Në ora: 14:04
Edi Rama

Ju kujtohet, të dashur miq, kur zonja e hekur Merkel para dy-tre viteve e propozoi dhe e luti Edi Ramë këmbëgjatin që të bëhet udhëheqës i shteteve ballkanike, mirëpo dizeni i Shqipërisë nuk pranoi, kurse në anën tjetër pajtohet me minishengenin e Vuçiqit. Plus ia lëshon Vuçiqit që ta udhëheq minishengenin.

Mundohet të gënjejë popullatën shqiptare se këtë minishengenin e tij dhe Vuçiqit e përkrahin ndërkombëtaret, dhe se është dëshirë e BE-së e jo e Serbisë.

Po propozimi i Merkelit për të udhëhequr Edi Rama shtetet ballkanike a s'ishte përkrahje e Merkelit dhe BE-së?, ë Edi Rama a mund të na përgjigjeni në këtë pyetje?

Si mendon zotëri Edi, se ne jemi fëmijë të vegjël e aq shpejtë do besojmë se minishengenin e Vuçiqit e përkrahin shtetet e fuqishme evropiane, kurse propozimin e Merkelit për të zotuar Shqipëria Ballkanin jo?

Hajde Ramë, hajde rri me atë mendje serbe, se minishengeni  është dëshire e nderkombëtareve?!, "çëllo mos". Minishengeni juaj s'është as shqiptare e as ndërkombëtare, të ishte kombëtare nuk do ta padisje Haradinajn, po Vuçiqin.

Ju e keni krijuar minishengenin për qejfin e Serbisë e në dëm të shqiptarisë vetëm për të akuzuar e dënuar armiqtë e Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat