Tri dekada nga fillesat e para të shpërbërjes së Jugosllavisë

Opinione

Tri dekada nga fillesat e para të shpërbërjes së Jugosllavisë

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:20
Mr. Donika Hoti

Jugosllavia njihej si federatë e gjashtë republikave dhe dy krahinave me kufijtë të tërhequr përgjatë vijave etnisë dhe historisë, si: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sërbia. Përpos kësaj, ajo formoi dy krahina autonome në kuadër të Sërbisë, si Kosovën dhe Vojvodinën. Secila nga republikat patën degën e tyre në Partinë e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, duke u përfaqësuar nga një elitë sunduese dhe çdo konflikt e mosmarrëveshje e zgjodhën në nivelin e federatës. Modeli jugosllavë në sistemin politikë ishte në një rrugë të mesme midis ekonomisë së planifikuar dhe liberale, e cila rezultoi me një sukses relativ, ku të gjithë anëtarët fituan një rritje të lartë ekonomike dhe një stabilitet pothuajse relativ në politikë deri në vitin 1980 nën sundimin e presidentit të saj Josip Broz Titos.

Jugosllavia për herë të parë u themelua si “Mbretëria Sërbe-Kroate-Sllovene” në dhjetor të vitit 1918, një muaj pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Armëpushimit”, ku përfundoi në mënyrë “De juro” Lufta e Parë Botërore. Në kohën e shquarjes së perandorive të mëdha pas shumë shekujve të ekzistencës, duke i hapur rrugë krijimin e shteteve të panjohura dhe idetë e tyre, që përkonin me frymën e liderëve të sllavët të jugut, të cilët besonin në pikëpamje të unitetit dhe identitetit të kësaj mbretërie. Me ndryshime kushtetuese të sjellur nga mbreti Aleksandër në vitin 1929, mbretëria shndërrohet në Jugosllavi, me ç’rast Jugosllavia shpallet si “Monarki Absolute”.

Federata e Jugosllavisë u formua gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku partizanët në nëntor të vitit 1943, e shpallën Jugosllavinë Federative Demokratike, që më pas me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, pozicioni i saj diplomatik mbeti nga ana e Fuqisë së Boshtit dhe u emërua si “Republika Popullore Federative e Jugosllavisë” dhe më pas në vitin 1963 në bazë ndryshimeve kushtetuese të miratuar në nivel federal njihet si “Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë”. Federata e Jugosllavisë u themelua dhe legjitimua mbi konceptin e “Vllazënim-Bashkimit”, ky koncept u shfaqë gjatë Luftës së Dytë Botërore me bashkimin e vëllezërëve sllavë të jugut, që patën një armik të përbashkët, fashizmin gjerman. Luftuan dy anëtarë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe njëherit luftëtarë të shquar të Lëvizjes Nacional Çlirimtare, të cilët dolën haptazi mbi mbrojtjen e këtij ideali dhe kundër “Marrëveshjes së Çubrilloviçit”, ranë dëshmorë, duke u ekzektuar nga ushtria fashiste e Italisë në Landonicë të Gjakovës, dy luftërarët të nacionalitetëve të ndryshme, njëri me nacionalitet shqiptarë dhe tjetri nacionalitet malazezë Ramiz Sadiku dhe Boris Vukmiroviçi të njohur me simbolin e luftës si “BoroRamizi”.

Jugosllavia në mënyë “De juro” me vendet anëtare të saja të pavarur u themelua në vitin 1961, duke e shpallur kryeqytetin e saj Beogradin. Koncepti i saj si federatë ishte për shtet shumëetnik dhe pjesëmarrja e vendeve anëtare në vendmarrje, mirëpo ky lloj “mbietniciteti” humbi pas rrëzimit të komunizimit në Evropë.

Vlenë të theksohet se Jugosllavia pati një lojalitet diplomatik pasi që ishte i vetmi shtet në Evropë, i cili njihej që gjatë Luftës së Ftohtë nuk bëhet pjesë e asnjë bllokut, mirëpo vetëm sa bashkëpunonte me vendet e botës së tretë, të cilat vende kishin të njëjtin qëndrim krahas politikës së tyre të jashtme.

Në aspektin ndërkombëtar shpërbërja e Jugosllavisë vlerësohet si një pikënisje negative për vendet e Botës së Tretë, pasi që të gjitha ishin vende me popullësi etnike, ku jetonin me mijëra grupe etnike dhe fliteshin qindra gjuhë të ndryshme, me ç’rast kufijtë e vendeve të Afrikës u vendosën sipas referencës politike dhe forcave koloniale të Britanisë së Madhe e Francës përmes territoreve të grupeve të krijuara.

Si filloi shpërbërja e Jugosllavisë? Me vdekjen e liderit të Jugosllavisë me prejardhje kroate Josip Broz Tito, filluan tensionet në mes etnicitetëve të cilët ishin pjësë përbërëse e federatës. Kjo krizë politike brenda federatës filloi vetë dobësimin e shteteve komuniste në Evropën Lindore drejt përfundimit të Luftës së Ftohtë, ku kjo e fundit mbetët si simbol i rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989. Ngjarje kjo e cila e dërgoi Partinë e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë ta mbante mbledhjen e saj, pasi Jugosllavia filloi ta humbaste fuqinë e saj ideologjike. Në mbledhjen e fundit të saj të mbajtur me 20 Janar të vitit 1990 nga Lidhja Komuniste Socialiste e Jugosllavisë në Beograd, Sërbia dhe Mali i Zi e kundërshtuan fillimin e negociatave në mes republikave federale dhe heqjen e hegjomonimit dhe dominimin e nacionalitetit sërb në territorin e gjithë federatës. Kjo u bë e qartë në mbledhjen, kur të gjithë armët që i takonin të ashtuquajturës mbrojtje territoriale të Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës të cilat më vonë u konsfiskuan nga APJ. E gjithë Partia e Lidhjes Komuniste dolën haptazi në mbrojtjen e sërbeve në qëllimet e tyre të përbashkëta mbi krijimin e një Sërbie të Madhe.

Fillesat e para të shpërbërjes së Jugosllavisë filluan me dobësimin e saj, e cila erdhi si rezultat i promovimit të komunizmit. Filloi me problemet të krijuara që nga vitit 1974, ku shqiptarët kërkuan t’i jepej e drejta për statusin e saj të një “republike” përbërëse të federatës. Kjo kërkesë që filloi pas viteve të 80-ta, veçanërisht me protestat studentore të vitit 1981 në Kosovë, filluan dukshëm tensionet e larta etnike midis shqiptarëve dhe sërbëve në Kosovë dhe mbetën gjatë gjithë dekadës, që rezultoi në rritjen e Jugosllavisë ndaj opozitës sërbe, ndaj autonomisë dhe sistemit joefektivë të koncensusit në nivel federal, të cilat u konsideruan për interesat e politikës sërbe si një pengesë.

Në fillim të vitit 1987, pas arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së SANU-së, e cila kërkonte një riorganizim thelbësor të shteteve, që objekt kryesore pati decentralizimin e saj dhe që ta dërgonte Jugosllavinë drejt shpërbërjes, ku përmes ndryshimeve kushtetuese të Jugosllavisë i diskriminonte sërbët, ky memorandum u dënua nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, duke e përfshirë presidentin e ardhshëm të Sërbisë, i cili përmes metodave të tij dhe një sërë lëvizjesh popullore sërbe, erdhi në pushtet dhe mori nën kontroll në mënyrë “de juro” Kosovën dhe Vojvodinën dhe Malin e Zi, me ç’rast duke përfituar një autoritet të lartë nën udhëheqjen e saj në politikën qëndrore. Millosheviçi filloi të takohet me përfaqësuesit e opozitës dhe krerët e partive, republikave perëndimore nga Sllovenia dhe Kroacia, të cilat e mbështetësnin valën e demokratizimit më të mëdhe në përputhje me revolucionet e shteteve të Evropës Lindore në vitin 1989.

Ndërsa, organizata komuniste në fillimin e viteve të 90-ta, socialistë apo “ish-komuniste” filluan ta humbasin fuqinë e tyre dhe konceptin e një partie etnike saparatiste në zgjedhjet e para pluraliste të mbajtuara në shtetet anëtare të Jugosllavisë, përveç në Sërbi dhe Mal të Zi, ku u fituan nga Sllobodan Millosheviçi përmes retorikës së tij politike. Retorika e tij nacionaliste i dërgoi shtetet anëtare në mes qershorit të vitit 1991 dhe prilllit të vitit 1992, katër republikat e federatës e shpallën pavarësinë e tyre, me ç’rast vetëm Sërbia dhe Mali i Zi mbetën në kuadër të ish-federatës, edhe pse, stausi i serbëve etnikë jashtë Serbisë dhe Mal të Zi dhe kroatëve etnikë, jashtë Kroacisë mbetën të pazgjidhura.

Si filluan luftërat në ish-Jugosllavi? Në fillim të vitit 1991, Sllovenia dhe Kroacia u deklaruan si të pavaruara. Në vitin 1990, u shprehë një vazhdimësi e pakënaqësisë së përgjithshme e popullësisë në të gjithë ish-Jugosllavinë. Zgjedhjet shumëpartiake u mbajtën në të gjashtë republikat, si: Kroacia, zgjodhi nacionalistin Franjo Tuxhman dhe Sllovenia Milian Kuçan, socialisti i cili mbështeti menjëherë lëvizjen për pavarësi. Nga popujt e tjerë në Bosnjë dhe Hërcegovinë u zgjodhë nacionalisti musliman Alija Izerbegoviç, i cili nxiste shkëputjen e lidhjeve politike në Jugosllavi. Maqedonia e zgjodhi komunistin Kiro Gligorovin në favor të një pavarësi të ardhshme dhe në Sërbi u konfirmua ish-diktatori, presidenti komunist Sllobodan Millosheviç, që e kundërshtoi shpërbërjen e Federatës së Jugosllavisë dhe revokimin e statusit të autonomisë së Kosovës dhe Vojvodinës.

gjashtë muaj me 26 qershor deri me 7 korrik të vitit 1991 u zhvillua një luftë në mes ushtrisë jugosllave dhe territoriale të sllovenisë, e cila dëshmoi dorëzimin e ushtrisë federale. Nga vitit 1991 deri 1995, zgjati konflikti mes ushtrisë kroate dhe popullsisë sërbe në Kroaci, të mbëshetetur fuqimisht nga ushtria ish-jugosllave, e cila përfundoi me fitoren e Kroacisë.

Gjithashtu, në vitin 1992, Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë dhe deri në vitin 1995, kjo republikë u shkatërrua prej konflikteve e represionit të ushtrisë së regjimit të Millosheviçit, serbët si dhe kroatët kudër serbëve të Bosnjës, dhe anasjelltas e cila përfundoi me Marrëveshjen e Dejtonit dhe shënoi krijimin e një republike të pavarur në baza federale.

Në shtator të vitit 1991, Maqedonia u deklarua për pavarësinë e saj pa asnjë veprim lufte, por u hap konflikti në mes dy enticiteteve midis shqiptarëve dhe maqedonasëve.

Pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni, shteti jugosllav i kufizuar në territoret e Serbisë dhe Malit të Zi të cilët vendosën të jenë një shtet unitar, duke u krijuar me 27 prill të vitit 1991, Republika Federale të ish-Jugosllavisë.

Në vitin 1996, tensionet në Kosovë midis shumicës shqiptare etnike dhe paramilitarëve serbë të mbështetur nga pakicat sërbe. Tensionet filluan të rriten edhe më shumë, deri në vitin 1999, ai qe një konflikt, luftë midis organizatës ushtarake të ‘’Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, dhe paramilitarëve serbë, popullësisë së mbështetur nga forcat paramilitare të ushtrisë sërbe, regjimit të diktatorit Millosheviç, e cila në Kumanovë sanksionohet, me tërheqjen e “Ushtrisë Federale të Jugosllavisë” nga territori i Kosovës dhe të intervenimi i saj me një forcë ndërkombëtare të KFOR-it, duke ruajtur sovrnaitetin nën administratën e OKB-së nga ana e UNMIK-ut.

Me 3 shtator të vitit 2003, Republika Federale e Jugosllavisë e ndryshoi emrin e saj në atë të Bashkimit Shtetëror të Sërbisë dhe Malit të Zi. Federata mbeti në fuqi deri me 21 maj 2006, kur u shpërnda me krijimin e dy shteteve të pavarura të Serbisë dhe Malit të Zi.

Ndërsa, me 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë dhe kushtetutën e saj si republikë, vendim që nuk pranohet nga Sërbia.

Çka ndikuan njohjet ndërkombëtare në shpërbërjen e Jugosllavisë? Në nëntor të vitit 1991, pas Konferencës së Paqes së Jugosllavisë u formua një komision i arbitrazhit i cili njihet si “Komisioni i Banditerit”, që do të mirret me procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe që vendosi për popullësinë sërbe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë të mos kenë të drejtë për vetëvendosje për krijimin e shteteve të reja dhe kufijtë ndërmjet republikave, për t’u njohur si kufij ndërkombëtar.

Si rezultat i konfliktit, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi njëzeri Rezolutën e 721 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me 27 nëntor 1991, i cili hapë rrugën për krijimin e operacioneve paqeruajtëse në Jugosllavi.

Në janar të vitit 1992, Kroacia dhe Jugosllavia nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit nën mbikqyrjen e OKB-së, ndërkohë që negociatat vazhduan midis udhëheqjes sërbe dhe kroate mbi ndarjen e Bosnje Hercegovinës.

15 janar 1992, pavarësia e Sllovenisë dhe Kroacisë ishin të njohur në mbarë botën. Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja, më vonë u pranuan si shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara me 22 maj 1992, ndërsa një vit më vonë Maqedonia u pranua si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Çka ndikoi shpërbërja e Jugosllavisë në anëtarësimin e Bashkimit Evropian? Luftërat më hapësirat gjeopolitike të vendeve anëtare të Jugosllavisë e dëmtuan të gjithë rajonin. Shtetet pasardhëse të cilat nuk e tejkaluan krizën dhe synimin drejt anëtarësimin në Bashkimin Evropian, këtë qëllim e ka arritur deri më tani vetëm Sllovenia dhe Kroacia.

Shpërbërja e Jugosllavisë për Bashkimin Evropian paraqet një nga sfidat më të mëdha të kohës, pasi që përvoja me misione i mungonte organizatës rajonale të BE-së, ndërsa vrasjet masive, dëbimi i popullatës dhe dhuna po arrinte kulminacionin e saj. Kështu, në vitin 1992, Këshilli i Ministrave vendosi të marrë pjesë në disa forca në monitorimin ndaj Jugosllavisë në Detin Adriatik, e ku të njëjtën kohë merrte pjesë misioni ushtarak i NATO-së me trupa, ndërsa Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e saj të 820-të, ku lejohet bashkëpunimi i të dy misioneve.

Mostari është një kërkesë tjetër që i është drejtuar Bashkimit Evropian për dërgimin e forcave të sigurisë dhe administratës së saj në Bosnjë dhe Hercegovinë, që u miratua dhe shërbeu deri në vitin 1996, kur ju kaluan në kompetencat e vendorëve. Ndërsa, sipas nenit 4 paragrafit 2 të Traktatit të Bashkimit Evropian u vendos që të dërgohen ekspertë për trajnimin e stafit vendorë në Kroaci për deminimin e zonave të minuara gjatë luftës.

Misioni i Bashkimit Evropian mbi Kosovën u bazua në traktatin e Bashkimit Evropian në artikullin e 4 paragrafit 2 vendosi dërgimin e Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme në Kosovë. Bashkimi Evropian që nga vitit 2000 deri më tani, ka krijuar misionet e saja, ku përfaqësojnë politikën e saj të natyrës paqëruajtjëse, këshilldhënëse dhe konsultuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat