Ofensiva serbe e sotme ngjan me fushatën nacionaliste të viteve ’90 të Millosheviçit!

Opinione

Ofensiva serbe e sotme ngjan me fushatën nacionaliste të viteve ’90 të Millosheviçit!

Enver Bytyçi Nga Enver Bytyçi Më 21 janar 2020 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Jo pak politikanë evropianë e besojnë përrallën e orientimit të ri strategjik të Serbisë, disa për shkak të njohurive të pakta rreth saj, të tjerë për shkak të lidhjeve te dukshme e të padukshme me Moskën e Beogradin, të tjerë për shkak të naivitetit dhe kësisoj diplomacia serbe operon me shkathtësi të jashtëzakonshme për të forcuar pozitat e saj nacionaliste në rajonin tonë. Fatkeqësisht në rritjen e performances dhe produktit të saj anti-Kosovë dhe kundër shqiptarëve ka një rol të veçantë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Një letër e kongresmenit amerikan, Eliot Engel drejtuar admiralit amerikan, James Foggo, na përkujton se Serbia gjithnjë e më shumë ngërthehet në strategjitë e saj të vjetra me orientim ruso-lindor, ndërkohë që Europa beson se ajo do të jetë “pjesë e saj”. Se politika e Beogradit nuk ka ndryshuar në rajonin ballkanik, këtë e përkujton në atë letër kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i SHBA-së. Por fatkeqësisht nuk duan ta kuptojnë shumë politikanë dhe ushtarakë të lartë në BE dhe në NATO.

Në Bruksel, në të dyja qendrat euroatlantike, por edhe në disa kryeqytete evropiane disa politikanë dhe vendimmarrës ende gënjehen nga premtimet nën tavolinë të udhëheqësve serbë. Vuçiq është më i kamufluari prej tyre. Më i kamufluar se paraardhësit e tij, Daçiq dhe Koshtunica. Por edhe më i avancuar se ata sa i përket thellimit të lidhjeve strategjike me Rusinë. Ai sa here shkon në qendrat europiane u thotë bashkëbiseduesve të tij se “Ne do t’i ruajmë marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, sepse nuk mund t’i kundërvihemi vokacionit tone si popull. Por ju sigurojmë se ne duam që vendi ynë të integrohet në Bashkimin Evropian”!

Jo pak politikanë evropianë e besojnë përrallën e orientimit të ri strategjik të Serbisë, disa për shkak të njohurive të pakta rreth saj, të tjerë për shkak të lidhjeve te dukshme e të padukshme me Moskën e Beogradin, të tjerë për shkak të naivitetit dhe kësisoj diplomacia serbe operon me shkathtësi të jashtëzakonshme për të forcuar pozitat e saj nacionaliste në rajonin tonë. Fatkeqësisht në rritjen e performances dhe produktit të saj anti-Kosovë dhe kundër shqiptarëve ka një rol të veçantë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Por kjo temë është trajtuar në sa e sa komente dhe analiza të tjera.

Evropianët e ndonjë politikan ose ushtarak amerikan duhet të dëgjojnë çfarë thonë fqinjët serbë të Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ata të Malit të Zi. Megjithëse Mali i Zi ishte bashkuar vullnetarisht në mbretërisë serbe të vitit 1918 dhe prej asaj kohe deri sa shpalli pavarësinë në korrik 2006 bashkëjetoi pa ndonjë konflikt të hapur me të mitropoliti malazez e akuzon Serbinë për gjenocid. Sipas një deklarimi të ditëve më pare te kreut të Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Mihailo, “serbët kanë kryer më shumë gjenocid në Mal të Zi sesa në Srebrenicë”. Ai i referohej disa të dhënave interesante, duke krahasuar numrin e serbëve në periudha të caktuara si banorë të kësaj republike. “Në vitin 1948 kanë qenë 1 për qind serbë në Mal të Zi, ndersa më 1991 u rrit ne 6-7 për qind dhe tani ne 30 për qind” Dhe shton se “Kisha ortodokse serbe (KOS) me mito e korrupsion, d.m.th. përmes simonisë ka blerë pavarësinë. KOS-i është më e keqja, urren islamin, për ta ai është besim i rremë. Priftërinjtë serbë kanë vrapuar në Vatikan pas Papës për t’ia puthur dorën”, ka deklaruar Mihailo.

Më tej ai zbulon synimet e ekspansionit serb në Mal të Zi, kur thotë se “Serbët duan anulimin e referendumit dhe Mali i Zi t’i aneksohet Serbisë, në mënyrë që të kenë dalje në det”. Kush më mire se kreu i Kishës Ortodokse Malazeze i njeh bëmat dhe qëllimet e Beogradit?! Askush në Europë, aq më pak Edi Rama.

Beniamin Disrael ka shkruar se dituria është produkt i eksperiencës personale, përvojës shoqërore te trasheguar dhe leximit. Metropoliti malazez mbart të tri këto elemente. Eksperiencën personale në raport me shtetin dhe kishën serbe, përvojën kolektive të popullit dhe besimtarëve të tij malazezë dhe dijen e fituar nga leximet e pafundme. Ndaj dhe ai është e mbetet një figure e besuar plotësisht për ato që thotë. Evropa duhet ta dëgjojë atë e të mësojë prej tij. Perëndimi duhet të shqetësohet nga këto deklarime dhe të mos i besojë pabesisë serbe. Shqiptarët kanë gjithashtu të njëjtat eksperienca e përvoja në raport me Serbinë dhe për pasojë nuk duhet të gënjehen prej saj. Serbia po zbaton me metoda tjera te njëjtën politike qe ndoqi Miloshevici gjate viteve 1990 ne ish-Jugosllavi.

Vetëm Edi Rama ka një eksperience të ndryshme nga shqiptarët e tjerë në raportet me Beogradin. Ai është joshur dhe marrosur nga përvoja e lidhjeve të bashkim-vëllazërimit midis diktatorit Hoxha dhe Marshalit Tito. Ndaj dhe i është bashkuar skemave të kreut të shtetit serb për rikrijimin e Jugosllavisë së re, brenda së cilës Kosova do të shkrihej si shtet, duke u ndarë nga dy vendet përkatëse, Shqipëria dhe Serbia.

Mesa duket këtë skemë kishte parasysh kryeministrja serbe, Brnabiq, kur deklaronte para pak ditësh se “Kosova sivjet do ta festojë për here të fundit pavarësinë e saj. Vitin tjetër ajo nuk do të ekzistojë si shtet”. Ndërkohë që Edi Rama deklaron se “Nuk do të vdes pa bërë realitet heqjen e kufijve në rajon”, d.m.th, pa krijuar Jugosllavinë e re si parakusht për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Në Bruksel, disa politikanë në Paris, madje edhe në Romë e ndonjë kryeqytet tjetër i besojnë të tilla projekte si progres në rajon, ndërkaq prapa tyre fshihet lufta, konflikti, destabilizimi pasiguria e rajonit, të projektuara këto fshehtas nga Beogradi dhe Moska.

Ekskluzive për gazetën “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat