Çfarë e pret Presidentin Trump në Gjyq? - Bota Sot
Çfarë e pret Presidentin Trump në Gjyq?

Opinione

Çfarë e pret Presidentin Trump në Gjyq?

Nga: Shkruar nga Arbnor Sadiku. Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:44
Arbnor Sadiku

Procedura e “Impeachment” e ngritur këto ditë ndaj Presidentit të SHBA-s, Donald Trump, do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

Kryesisht procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.

***

Historiku i Impechament-ve në SHBA- Shumë vite më parë demokrati, Andrew Johnson ka qenë presidenti i parë amerikan që është përballur me gjyq për shkarkim, sepse Johnson, ka fituar pushtetin pas vrasjes së Abraham Lincolnit, dhe si i tillë kishte shfrytëzuar situatën politike të asaj kohe, dhe krejt në mënyrë jo demokratike, kishte ardhur në pushtet.

Ai është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, atëbotë e ka kontrolluar nga republikanët, për shkarkim të paligjshëm të Sekretarit për Luftë, John Stanton më 1868. Senati nuk ka miratuar akuzat kundër tij për një votë, mirëpo, pavarësisht kësaj, Johnson nuk ka fituar nominimin e partisë për të garuar për president në zgjedhjet e vitit 1868.

Më 1998, demokrati, Bill Clinton është akuzuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve se ka gënjyer nën betim dhe ka penguar punën e drejtësisë në çështjen rreth marrëdhënies të tij seksuale që ka pasur me një praktikante e quajtur Monica Lewinsky, por megjithatë, Senati i kontrolluar nga demokratët nuk ka votuar për largimin e tij nga zyra.

Akuzë të njëjtë ka pasur edhe ndaj Presidentit të 37-të të SHBA-së, Richard Nixon, i cili kishte dhënë dorëheqje para se të votohej për gjyqin kundër tij në Dhomën e Përfaqësuesve

***

Çfarë e pret Presidentin Trump nga Gjyqi i ngritur kundër tij – Para së gjithash, procesi i zhvilluar më 18 dhjetor, kundër tij në Kongresin Amerikan, kishte këtë epilog prej 230 kongresistëve kanë votuar në të mirë të akuzës së parë, 197 kundër dhe 229 për akuzën e dytë në krahasim me 198 që kanë qenë kundër.

Kryesisht Gjyqi kundër presidentit amerikan, Donald Trump ka nisur më 16 janar, pas betimit të kryer nga shefi i Gjykatës Supreme, John Roberts, në pozitën e udhëheqësit të këtij procesi. Senati i Shteteve të Bashkuara do të dëgjojë argumentet në gjyqin e tretë që është duke u zhvilluar ndonjëherë për shkarkim të një presidenti në pozitë, në historinë gati 250-vjeçare amerikane. Gjyqi në fjalë do të nisë më 21 janar në orën 13:00 sipas kohës lokale dhe do të zgjasë gjashtë ditë në javë, nga e hëna në të shtunë.

Është e një rëndësie të veçantë të konkludohet se Republikanët kanë 53 nga 100 ulëse sa ka Senati, që nënkupton se 20 prej këtyre pjesëtarëve do të duhet të kalojnë linjat partiake, për të votuar për shkarkim të presidentit republikan. Por, për të ndodh kjo varet shumë se a do lejohen dëshmitaret, që të jenë prezent për të dhënë dëshmitë e tyre kundër Presidentit aktual amerikan D. Trump . Pas përfundimit të procesit, senatorët do të votojnë për secilën akuzë. Nëse dy të tretat e senatorëve, 67 nga 100, e shpallin presidentin fajtor, Trump largohet nga zyra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat