A e bëri Donald Trump këtë “veprim historik” për Kosovën apo për veti , lëshimin e vijës ajrore Prishtinë-Beograd?

Opinione

A e bëri Donald Trump këtë “veprim historik” për Kosovën apo për veti , lëshimin e vijës ajrore Prishtinë-Beograd?

Nga: Hafiz Shala Më: 21 janar 2020 Në ora: 22:03
Hafiz Shala

Nuk është hera e parë kur presidentet amerikan kanë kriza personale, për ta mashtru opinionin dhe për ta shmangë kujdesën ndaj tyre, ndërmarrin kësi hapa “gjigant”.

Të gjithë neve, na kujtohet situata e Presidentit Clonton lidhur më aferën në Shtepinë e Bardhe më zonjushën Monika Lewinski, i tërë opinioni amerikan ka qenë i preokupuar që u përcoll nga shumica e mediumeve amerikane.

Presidenti Clinton, u deshtë publikisht të deklarohet rreth këtijë skandali i cili nen betimin, deklarojë së nuk ka patur aferë për çka edhe u kërkue shkarkimi i tijë por, megjithate, nuk ndodhi.

Pas deklaratës së tijë publike, Presidenti, gënjëu nën betimin dhe, nën presionin e qytetarëve, i duhej nji ndërmarrje si President pér ta tërhjekë vemendjën lidhur më ketë skandal.

Në fatkeqësinë në të cilën u gjendë Kosova në masat represive dhe gjenocidale nga forcat ushtarako policore dukë bërë masakra ndaj civilve të pambrojtur, Presidenti Clinton në bashkpunim më aleatët tjerë evropian posaqërishtë të Kryeministrit Britanik Tony Bler, pas refuzimit nga ana e Millosheviqit që të nenshkruan marrëveshjen ( për fat që nuk e nenshkrojë ),vëndosë që përmes forcave të NATO-s të intetvenojë dhe njihere e përgjithmonë ti debojnë forcat serbe nga Kosova. I duhej urgjent nji veprim I këtillë.

Tani, merreni më mendë, Presidenti Trump, më gjithë problemet tjera të cilat e preokupojnë, në rendë të parë tensionet më Iranin, gjeti kohë dhe e vuri si qeshtje prioritare Kosovën e, në anën tjetër, ballafaqohet më iniciativën për shkarkimin e tijë për tejkalimin e kompetencave të Presidentit dhe të anashkalimit të Kongresit për vendimmarrje për veprimet ushtarake.

Në nji moment kur ekonomia amerikane është në bumin më të madhe ekonomik në 50 vjetët e fundit, marrëveshjet ekonomike më Kinën dhe më Kanadan dhe Meksikën, si dhe, më nji papunësi rekorde të zvogëluar posaqërishtë për komunitete spanjollë afrikano amerikan, për qka, nga ana e demokratve akuzohej si racistë, megjithate, demokratet e deshirojnë shkarkimin e tijë. Trum, ka gabime por jo për shkarkim.

Por, megjithate, demokratët duke u frigue për zgjedhjet e ardhshmë së nuk do të jenë në gjendje ta mundin Trumpin, i filluan këta hapa dhe, që nga momenti I dhenjës së betimit për President, kanë fillue më kërkesën për shkarkim si temë boshte e demokrate duke mos u angazhue praktikishtë në asnji lami tjetër, qoftë ekonomike, shëndetësore apo çështjeve tjera më interes për qytetarve.

Pra, Presidentit Teump i duhet nji ndërmarrje politike të cilën do ta ngrisë në nivelin ma tëlartë të arritjës së tijë politike, shtetërore e diplomatike dhe të jau shesë popullit amerikan si nji ndermarrje të tijë të sukseshme.

Konstatimi Shtëpisë së Bardhe si hap historik, ma shumë dhe gjithsesi është për konsum të brendshëm e jo nji arritje që, përkthyer në kushtet dhe rrethanat kosovare.

Nen një, ishte e befasishme, nën dy, sipas dokumentit të nenshkruar i cili nuk kalojë nëpër institucionee, ma së paku në spektrin politik në mungesë të Qeverisë së re dhe në pamundësinë e vendimarrjës së Qeverisë në detyrë, u shfrytëzuar ose u keqpërdor ky vakum institucional, duke ja atribue popullit amerikan si arritje “madhe”.

Kush bëri marrëveshje në ëmër të Kosovës dhe kush në emër të Serbisë si përfaqësues të” dy shteteve”.

A u nënshkrua marrëveshja më Republikën e Kosovës apo më” Autonominë Jugore të Serbisë”, mundë të vërehet ndaj referimeve në kontratë. Pra, nuk ka kur atributeve të shtetit të Kosovës pasi nuk e kanë njoftë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Domethëne, nuk jemi shtet karshi Serbisë por, Autonomi Jugore e tyre siq e interpretojnë dhe jua referojnëqytetarve të tyre. Neve, si Kosovë, term gjeografik.

Edhe njëherë duhet cekur së, qendrimi i Presidentit Trump për kësi marrëveshjeve në mes të dy shteteve duhet ta ketë miratimin e Kongresit, këtë e mbajë si shkasë si rezervë për veti se, ma shumë është jehonë së sa nji zgjedhje praktike afatëgjate dhe në dobi të Kosovës.

Sepse, përderisa bashkatdhetarët tanë presin më orë të tera në kalimet kufitare më Serbinë përmes komunikacionit rrugor, si mundë të pritët që kjo të ndodhe që këmba e shqiotarit të “ Krahinës Jugore të Kosovës “ të zbresë i lirë në Beograd.

A është kjo marrëveshje vetem për fluturime civile ajrore apo, zoti mos e dhashtë në rast nevoje, mundë të përdodret edhe për intervenime ushtarake qofshin ato, edhe provokime.

Sinqerishtë që do ti gëzohësha nji marrëveshje e këtillë, po mos ta kisha rezervën së, kjo mundë të ndodhe të marrëveshja e madhe dhe historike nese ajo ndodhe në interes të shtetit të Kosovës duke e patur parasysh tërësinë territoriale.

Dhe, si u arrit kjo marrëveshje në konfidencë dhe në mes të dy Presidentve e posaqërishtë të Presidentit Thaqi icili më akuza të bazuara ngarkohet për bashkpunim më Serbinë sipas kërkesave të sajë, kur ishte në pyetje korigjimi apo ndryshimi i kufijvei cili, këto biseda i mbante në konfidencë dhe larg institucioneve të Kosovës.

Fatëkeqësishtë, sapo dukët, përkohësishtë, sepse, ato, në mendjën serbe qendronë por, edhe në mendjën e iniciatorve dhe përkrahësve si, Vuqiq, Rama Thaqi.

Kjo marrëveshje, siq po skruhet në media, ishte jashtë dijës së Këshillit të Evropës përpos NATOS-s e cila edhe është përgjegjëse për sigurinë e pjesës ajrore dhe tokësore.

Definitivishtë, frika ime më arësye është së, do të na sjellin para aktit të kryer kur të vjenë në pyetje marrëveshja definitive më Serbinë ku në do të jemi “ përkrahës më deshirë “ por, jo edhe vendimmarrës.

Hafiz Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat