Albin Kurti dëgjoje zërin e Kosovës! Ajo po thotë: çka është mjaft, është mjaft!!!

Opinione

Albin Kurti dëgjoje zërin e Kosovës! Ajo po thotë: çka është mjaft, është mjaft!!!

Agim Curri Nga Agim Curri Më 22 janar 2020 Në ora: 09:33
Albin Kurti

Tani ka ardhë koha që t'i thuash një JOOOO të madhe koalicionit me Klanin mafioz të neokomunistëve të Rrahman Morinës, të prirë nga treshja mafioze: Isa Putini, Agim Veliu dhe Luta i Gjilanit, i cili është edhe kreatori i enklavizimit të popullatës serbe brenda territorit të Kosovës.

Populli ynë e ka një filozofi të vetën: "Mos e djeg jorganin për një plesht"!. Prandaj Juve i ndëruar nuk guxoni ta djegni një popull të tërë për një "PLESHT" neokomunist.

Është koha e fundit që të rezonojsh kombëtarisht dhe të veprojsh globalisht, dhe ta shpëtoni këtë popull nga maskarada e qeverive të gjërëtanishme, e që ishte e përfaqësuar edhe kjo LDK-ja jo rugovjane (lë të më falin anëtarësia e gjërë e LDK-së së mirëfillt).

Populli po iu lut që ta formoni një qeveri ndryshe, një qeveri të shpresës, sepse vetëm për këtë, populli ua ka dhënë votën.

Gjeni alternativa tjera. Njera prej tyre, tani, edhe pse jo me dëshirë ta thirrni për koalicion AAK-në, NISM-ën, AKR-në dhe minoritetët, me ç'rast do t'i keni votat e mjaftueshme (68 sish) dhe të ecni përpara në formimin e institucioneve të vendit dhe ta shpëtoni këtë vend nga ndonjë kataklizëm e pa paraparë dhe shumë e dëmshme për vendin.Duhet të bisedoni edhe me dreqin në prrue, kur këtë e kërkon Kosova.

Varianti do të ishte ky:

LVV - 5 ministri+Kryeministri +Kryeparlamentari.

AAk - 2 ministri;

NISM-a - 2 ministri dhe

AKR-ja - 1 ministri.

Presidenti të votohet nga populli atëherë kur të vie rradha.

Sipas mendimit tim kjo do të ishte rrugdalja nga ky ngërq politik në të cilin është futur Kosova.

Në pamundësi të kësaj variante, mendoj do të vinte në rradhë Qeveria e pakicës, po që së kjo votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Dhe më e dhimbshmja do të ishte varianti i shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

(Agim Curri - Sociolog)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat