Meritokracia si "ëndrra amerikane"

Opinione

Meritokracia si "ëndrra amerikane"

Nga: Mr. Kristjan Gj. Dukaj Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:29
Mr. Kristjan Gj. Dukaj

Shumicës së amerikanëve u pëlqen të mendojnë për vendin e tyre, si për një shtet me meritokraci, një sistem i cili shpërblen punën e palodhur dhe vendos inteligjencën mbi privilegje. Por, në të vërtetë SHBA është më shumë se aristokraci dhe shumë afër meritokracisë, me një zbatim demokratik të përzier me vlera të meritokracisë.

Ideja e meritokracisë, në shekullin e 21-një, pranohet dhe është në funksion, pothuajse vetëm në Amerikë. Sistemi i meritokracisë në SHBA, nuk funksionon në parimin që, të shkosh në Harvard je i zgjuar, përkundrazi, sistemi amerikan, i cili tenton të zbatojë meritokracinë si thelb i demokracisë, është "ëndrra amerikane", që sot,  në gjuhën bashkëkohorë do të përkthejeh si "mundësi për atë që punon", faktikisht zbatimi i meritokracisë!

Gazeta "NY Times", vitin e kaluar, kishte pubikuar një artikull lidhur me pranimin e nxënësve në kolegjet e njohura nëpër botë. Ky artikull fokusohej tek pika më e rëndësishme, e cila ka të bëjë me fëmijët që vijnë nga familje të pasura e të cilët japin shuma të konsiderueshme të parave, në mënyrë që fëmijët e tyre të pranohen në atë kolegj. Andaj, ky shkrim ishte një ndriçim mbi atë që të shkuarit në shkolla, kolegje apo universitete prestigjoze, nuk fiton dije me automatizëm, dhe kjo ngre në pah realitetin amerikan, ose ndryshe "ëndrrën amerikane" që, nuk është e domosdoshme shkolla prestigjoze për arritje të mëdha, e që sot, ne brezi i ri, i shekullit 21, jemi dëshmitar të ngjarjeve të tilla, dhe arritjeve të shumë personaliteve të cilët anashkaluan shkollat prestigjoze, (lexo: nuk kishin mundësi), dhe përsëri me punë arritën atë që sistemi i meritokracisë mundëson, e ajo është dalja në dritë me punë dhe jo me privilegje !
 

Në një artikull të publikuar në Washington Post, Valerie Strauss, duke u marruar me çështjen e shkollave dhe funksionimit të meritokracisë në botë,  paraqet një  studim që tregon se të lindurit e pasur janë një parashikues më i mirë i suksesit, sesa të lindurit "të zgjuar".

Atëherë çfarë është-meritokracia? Termi u shpik në  vitin 1958 në një libër satirik nga sociologu britanik Michael Young. Ai imagjinonte një botë në të cilën testimi i standardizuar i ndau fëmijët pothuajse që nga lindja, dhe ata njerëz formuan një klasë qeverisëse.

Në satirën e Young, kjo klasë në pushtet kishte më shumë legjitimitet sesa aristokracia e vjetër sepse ata kishin "fituar" privilegjin e qeverisjes përmes inteligjencës dhe punës së palodhur.

Ky qëndrim është bërë realitet. Përfaqësimi më famëkeq i saj mund të jetë një kopertinë e revistës Time nga viti 1999 që i tejkaloi fuqitë në ndryshim botëror të tre ekonomistëve më të mirë. Këta njerëz nuk ishin thjesht të mirë në ekonomi; ata ishin të kualifikuar për të shpëtuar botën.

Kriza financiare e vitit 2008 e trajtoi këtë teori të meritokracisë një goditje kur doli që (a) novatorët financiarë nuk mund të kontrollojnë produktet e tyre; dhe (b) mbase këta mjeshtër të universit nuk u interesuan për vuajtjet që u shkaktuan.

Sidoqoftë, pasi shpërtheu industria financiare, këta njerëz u caktuan të vetmit “të zgjuar” aq sa të çonin rindërtimin e saj.

Hillary Clinton mund të jetë përfaqësimi më i mirë i meritokracisë i kësaj teorie. Ajo u konsiderua gjerësisht kandidati më i kualifikuar, sepse ishte një anëtar i gjatë i elitës qeverisëse, megjithatë shumë e refuzuan atë për këtë arsye (ndër të tjera).

Ky rregull i supozuar nga ekspertët ka shkuar krah për krah me një qeveri që dëgjon vetëm të pasurit. Shikuar në këtë dritë, merita duket më pak si një masë e vërtetë me vlerë, dhe më shumë si një mbulim moral për t'u pasuruar dhe për të qëndruar në atë mënyrë, shkruan BBC.

Ideja e meritokracisë, si një debat tashmë i hapur dhe shumë i kërkuar, mendohet të jetë një zgjidhje adekuate për shtetet në tranzicion e sidomos për shoqërinë me një strategji të qartë përparimtare, e cila do të përshpejtonte proceset integruese dhe do të anashkalonte/largonte gabimet e mundshme. Zvicrra, mund të jetë shembulli i dytë mbas SHBA-ve, me një sistem të meritokracisë e cila vepron jashtë Bashkimit Europian, por me një dobi të madhe për Evropën. Prurja e meritokracisë në krye të sistemit, do të largonte përgjithmonë nga përdorimi, atë që Aristoteli e quante AKRASIA!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat