Lum Rugova, e mjera Kosova - Bota Sot
Lum Rugova, e mjera Kosova

Opinione

Lum Rugova, e mjera Kosova

Nga: Abas Fejzullahi Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:58
Fotografi ilustruese

Kyetar i parë dhe historik përherë do të mbetet Dr. Ibrahim Rugova, që sa ishte gjall s' undal së punuari, me dëshirë, me vullnet, me dije e durim, maturi e guxim, me ndërgjegje e përgjegjësi , me fjalë pakë e shumë punë, për liri, pavarësi e shtetndërtimin e Kosovës.

Me fjalë të urta e me mençuri, kudo e kahdo që shkoj nëpër takime, krijonte afërsi dhe i njifte miqtë me historiinë dhe gjendjen e Kosovës nënë pushtimin e Serbisë.

Si shenjë nderimi për mikpritjen dhe nderimet që i bënin burrshtetasit dhe diplomatët kudo që ishte i ftuar për vizitë, vazhdimidht me punë dhe detyrë për atdhe, përcjellte me kujdesë të dhëna të saktë e të gjithanëshme për gjendjen e atdheut nënë pushtimin serb..!

Kudo pritej e përcillej me nderime si një burrshtetas dhe diplomat i nderuar, andaj kudo që shkoj për nderimet dhe mikëpritjet që ja bënë, në shenjë mirënjohje u dhuroj të merituarëve nga një guri kristal të nëntokës Dardane nxjerrur nga xehtarët e xherorës së Trepçës.

Kështu përmes këtyre gurëve dhe fjalëve të urta e me kulturë, krijonte ura bashkëpunimi dhe lidhi miqësi me SHBA në veçanti dhe me përkrahsit e saj Euroatlantik, që në kohën e duhur, kur Kosova ishte në rrezik nga zhërja dhe gjenocidi serb, ndihmuan çlirimin e Kosovës.

Është e njohur se, lindja është fryt i vdekjes tek njerëzit, që pas vdekjes janë të rrallë ata që fitojnë përjetësi, por që njëri ndër ta është Dr. Ibrahim Rugova, që me veprimtarinë e tij për popull e atdhe, fitoj përjetësinë dhe do mbetet përherë Kryetar i parë dhe historik i Dardanisë së lashtë.

Në shenjë nderimi dhe kujtimi me rastin e 14 vjetorit  të shkuarjes në amshim e përjetësi Kryetari i parë dhe historik i DARDANISË  së lashtë Dr. IBRAHIM RUGOVA përkujtojm me këtë Parodi :

LUM RUGOVA   E MJERA KOSOVA

Lum Rugova, që ka shkuar n’amshim,

E se shef Kosovën, në këtë gjendje të trishtuar!

Jetë ndërroi, po fitoj përjetësi,

Po ndihet shumë mungesa e tij!

 

Vendorët që moren, qeveri e pushtet,

Me fjalë të mira e punë të liga medet.

Popullin e tradhtuan në tërsi,

Shkatrruan vendin  si është më zi!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat