S'është shaka me mend! - Bota Sot
S'është shaka me mend!

Opinione

S'është shaka me mend!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 23 janar 2020 Në ora: 08:30
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT të Fidani, ka thënë se çdo koalicion tjetër që do të bëhej jashtë Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të ishte koalicion i presidentit Hashim Thaçit.

Logjikë infatile e VV-së dhe Albulena Haxhiut !

Albulenë !

Ju si LVV, ma me deshirë u'a jepni pushtetin pakicues serbe dhe Ish PAN-it, se sa të njëjtin t'a ndani me LDK-në si partnere koalicioni, dhe kjo tanimë po lexohet prej aeroplani.

Po harron kjo zonjë e "rëndë", se VV-ja e saj, kishte bashkuar votat me Listën serbe dhe gjithë tjerët pa dallim, në një koalicion terri, ferri e tmerri për Kosovën, në një koalicion zanzibarist, për t'votuar Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa, deri atëherë ; t'vetmes qeveri t'hajrit për vendin.

Blies z.Konjoufca pat deklaruar asokohe, parafrazoj :

Po me t'a nxjerrë n'penall akademik Isa Mustafën, dhe mos me realizu, veq m'u kanë budall !
Ku ishte sensi këtu ?

Dhe tani zonja thot troq : Kush nuk i nënshtrohet LVV-së, është me armikun ose vetë armiku.

Jo zonjë e nderuar, Albulena Haxhiu !

Nese s'dini, s'doni dhe s'guxoni t'bashkëqeverisni n'partneritet me LDK-në, e cila është shkollë për Ju dhe gjithë tjerët, atëherë vendi s'mund t'mbahet peng i egos dhe sëmundjes suaj patologjike dhe babëzisë për pushtet absolut.

Përgjegjësia kushtetuese dhe tagri i deshtimit është i VV-së në mënyrë absolute.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat