Hafiz Jusuf Azemi mbushi 100 vjet të jetës dhe 70 vjet në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare

Opinione

Hafiz Jusuf Azemi mbushi 100 vjet të jetës dhe 70 vjet në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare

Nga: Skënder Karaqica Më: 23 janar 2020 Në ora: 08:49
Hafiz Jusuf Azemi

Hafiz Jusuf Azemi (1920)eshte njeri nder personalitetet me te dalluara te diaspores shqiptare ne Amerike,i cili u ka qendruar besnik ideve te Mid`hat Frasheri dhe platformes politike te Ballit Kombetar,gjate tere veprimtarise se tij shtatedhjetevejeqare ne kete vend te lire dhe gardian I kombit shqiptar dhe teresise territoriale per liri dhe pavaresi te Shqiperise dhe te Kosoves.

Ne kete vit Hafez Jusuf Azemi ka mbushur 100 vjet te jetes dhe 7o vjet ne sherbim te ceshtjes kombetare shqiptare ne krah te atdheut dhe,per pjesen me te dhimbshme te Kosoves qe per nje shekull u vra dhe u dogj nga regjimet e Serbise deri ne shkalle te gjenocidit(1998-1999)ne Kosove.Per keto vite njeriu I rreshtave te pare te diaspores ne Amerike pas vetes ka qindra dokumente,raporte,memorandume  dhe lende momoriale,numri me I madh I te cilave jane publikuar ne monografine ,,Hafez Jusuf Azemi- nje jete per kauzen shqiptare ne megrim,,te prof.dr.Riza Sadiku,botuar ne Prishtine ne vitin 2012.

Arkiva e njeriut me ze te fuqishem per kombin dhe atdheun e tij ne dyert e administrates amerikane ne Uashington,qe deshmojne se per keto 70 vjet te veprimtarise se Jusuf Azemit ne Cikago,ishte rruga e me nje adrese kombetare:Kosova e lire dhe e pavarur dhe,si thote plaku I diaspores,te clirohet nga Serbia dhe nga dora e regjimit komunist ne ish-Jugosllavi.Jusuf Azemi ne keto vite prane vetes kishte atdhetaret e njohur te kauzes si Ajet Rushiti,dhe Ismail Koshtanjeva  si dhe te veprimtareve kombetar ,bashkekohnikeve  ne megrim,si te Vasil Andonit,Luan Gashit,Nihat Bakallit,Sulejman Mecos,Zef Palit,Qazim Prodanit,vellazerve Henci e te tjereve,qe levizja e tyre eshte botuar ne shtypin e kohes se mergimit shqiptare ne gazetat,,Flamuri,, ,,,Besa,, , ,,Dielli,, , ,,Yllyria,, , ,,Atdheu,, , ,,Kosova,, , ,,Shigjeta,, , tevona ne buletinet ,,Qendresa Shqiptare,, , ,,Perpjekja Kosovare,, , ,,Sherbestari,, , ,,Buletini I Shqiptareve te Australise,, , ,,Koha Jone,, , ,,Shejzat,, , ,,Ne krahun e Shqiponjes,, si dhe ne gazetat ne Amerike:,,New York Times,, , ,,Chicago Tribune,, , ,,Beacom Times,,etj.

Jusuf Azemi ka mbushur 100 vjet te jetes dhe si na thoshte shpeshhere,po te kasha edhe nje jete,une perseri pa e leshuar asnje centimenter,do te veproja per ceshtjen kombetare shqiptare dhe per atdheun Shqiperine Etnike te Kosoves  prej Manastirit e deri ne Ulqin.Veprimtare,biznesmene,intelektual,shoqatat shqiptaro-amerikane ne Cikago dhe gjithandej ne Amerike,e kane per nder qe kane vepruar nder vite per ceshtjen shqiptare ne token etnike ne Ballkan,me Njeriun kryengrites dhe I protestave,kunder dhunes dhe denimeve politike te shqiptareve te Kosoves nga regjimi I Beogradit dhe te krimeve te periudhes se krimeve dhe te gjenocidit serb ne Kohen e Millosheviqit.

Jusuf Azemi nje shekull te jetes ne shpirt Atdheun Shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat