Shqiptarët popull për studim sociologjik, kulturor, ekonomik, humanitar...?!

Opinione

Shqiptarët popull për studim sociologjik, kulturor, ekonomik, humanitar...?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:42
Skënder Mulliqi

Këta njerëz të politikës, para medieve, në debate dhe në paraqitje të ndryshme, po bëhen se po bijnë "copë" më njeri- tjetrin.

E miqësia e tyre ka lidhje për përfitime, ka lidhje më biznese e pushtete të përbashkëta. Edhe pse janë të partive të ndryshme politike, po veprojnë  bashkarisht duke i dalë në ndihmë njeri- tjetrit, kur  është nevoja.

Koalicionet e partive politike duke filluar nga komunat deri në nivelin qendror, janë bërë dhe po bëhen, sipas interesave personale, e jo  sipas interesave të shtetit.

Ndikimi i tyre në organet e drejtësisë është i madh, prandaj edhe po e vjedhin shtetin pa dro së do të ndëshen më ligjin?! Njerëz të tillë politikë, mund të këtë vetëm  në ndonjë shtet afrikan.

Të gjitha këto maskarada politike që mos të formohen organet e reja të shtetit, lidhën më këto pisllëqe  të tyre. Këtyre jo që nuk ju intereson vota e sovranit, por nuk ju intereson asgjë tjetër pos parasë. Kanë krijuar mjegullë të madhe, duke ja trasuar vetit grabitjet e pasurisë shoqërore.

Po grabitët gjithçka e vlefshme , si fabrikat, pronat... ,që po e varrosin shtetin ?!

Kjo situatë në të cilën gjendemi është pikëlluese,karshi një populli të pa fat?! Porosi më të mbrapshta  zor që mund të këtë!

A jemi ne qytetarë , a është Kosova edhe toka jonë, apo jemi rrogëtar të këtyre matrapazve politikë ?

Si një popull i tërë nuk po kemi  mundësi ti ndalojmë të gjitha këto plane kriminale?

Kjo është e pafalshme për një popull !Këta një ditë nëse nuk i ndalojmë, do tna lidhin  këmb zbathur më zingjirë sikur robët në kohën e inkuzicionit!

Të gjitha këto  janë të pa kuptueshme dhe  janë edhe tragjike...!

 Ky popull është bërë për studim. Për një studim të thellë sociologjik, kulturor, ekonomik , humanitar e më gjerë...! Sa modeli ekziston për të mirë, e ne po

lejojmë të na kacavirën në qafë modelet më retrograde  të qeverisjes më vendin. Po vijnë në shprehje këto modele , së "modelistët", e politikës i kemi të tillë.

Kështu po e kërkojmë vet , dhe "hajrin" jau pafshim...?!Po heqim dorë  nga e drejta dhe e vërteta, që nuk ish dashur të ndodhë kurrë!

Shtetin e Kosovës  e kanë vu në "gjumë'.I kemi mundësitë dhe kapacitetet që ti mbyllim, "pyetjët më të vështira nga e kaluara, dhe ti kthehemi ardhmerisë".

Por, jo sigurisht më këta njerëz  të dalë krejtë boje ,që 20 vite në krye të shtetit...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat