Mendja e shëndoshë të thirret dhe të mbështes pavarësinë dhe sovranitetin e plotë të shtetit tonë

Opinione

Mendja e shëndoshë të thirret dhe të mbështes pavarësinë dhe sovranitetin e plotë të shtetit tonë

Nga: Ali Kelmendi Më: 23 janar 2020 Në ora: 20:18
Ali Kelmendi

Vetëm përkrahësit e utopive të vjetëra ende e shfrytëzojnë përdorimin e fjalës demokraci si „sundim i popullit“, me qellim që më këtë masë, më pastaj t`i vlerësojnë vetë raportet për interesat e tyre politike, për t`iu shmangur përgjegjësisë. Nuk është çudi, kur rezultati i këtyre mendimeve i drejton intelektualet në një refuzimin radikal të këtyre raporteve. Përkundrazi, nëse nuk përkrahen ose nuk iu ba shkangjiten këtyre koncepteve utopike, do të thotë, që sot demokracia parlamentare nënkupton sundimin në llogari dhe nën kontrollin e popullit.

Procesi politik nuk duket më si zgjedhje e vetëdijshme e mjeteve për arritjen e nje qellimi të dëshiruar. Shoqeria duhet ta arrije me luftë politike për ta zhvilluar atë. Ndërsa, demokracia lirisidashëse në rastin ideal kërkon mjetin, i cili është në koordinim me qellimin, ndërsa stalinizmi shoshte së qellimin e shëron mjeti dhe e majta - mjeti bën qellimin.

Në lojen reciproke të teorisë dhe prakses flitet së cilat zgjedhje janë të sakta dhe cilat janë false dhe çka i bën ato dalluese mes veti :..

Liria është çlirim, një proces specifik historik i teorisë dhe praksës, përderisa ka lidhje me të drejtën dhe të padrejtën, me të vërtetën dhe falsitetin. Për t `u arritur këto nuk përjashtohet edhe represioni. Ka represion social dhe politik qe hapin njerëzor e drejton përpara, që e mundëson arritjen e një demokracie të vërtetë dhe të një lirie të vërtetë. Përfundimisht nevojitet një besim në diçka që mund ta quanim mistike » diktatura – edukuese demokratike e njerzëve të lirë »

Kjo nuk është e kënaqshme nëse shkojmë një hap përpara, ku gjykimet e përmendura i ka në dorë një njeri i vetëm ( si zakonisht të ne), por ato duhet të zbatohën nga një aparat i shëndoshë - i besueshëm që posedon pushtet të jashtëzakonshëm. Sigurinë mund të garantojë pushteti, nëse nuk niset nga interesi vetjak- por nga interesat e mirësisë dhe të vërtetës e jo në shërbim dhe për interesa të njerëzve të aparatit udhëheqës ( si të ne PAN-i) ? Në të kundërten do të ndodhte që mjeti, do të shërbente si nënshtrim për kritikë, për manipulatorët e aparatit shtetëror. Kështu që në fund të fundit aparati jolegjitim mbrohet edhe duke e përdorur forcën për gjoja pagabueshmerinë e tyre njerëzore ?!…

Megjithatë, pranimi i pagabueshmërisë njerëzore nuk është përligjur gjatë ndryshimeve historike. Andaj është më së e nevojshme që shoqerisë oficiele (zyrtare) t’i çirret maska, edhe pse do të thuhej së po ushtrohet dhunë ndaj tyre ? Vetëm përdorimi i dhunës do ta dëtyrojë shoqërinë oficielle, që maskën qesharake të tolerancës ta ulë dhe ta zhveshë pabesinë e tyre. Dhuna nganjëherë është mjet social për shpetim nga vuajtja individuale apo kolektive. « Dhuna ështe një fuqi pastruese. Ajo e çliron njeriun nga kompleksi i karakterit të dobët dhe nga dyshimi dhe nga mosaktivizimi i tij; ajo e bën njeriu të pafrikshëm dhe ia kthen atij dinjitetin. Vetë dhuna, e ushtruar nga populli, e drejtuar nga udhëheqësit të organizuar ua mundëson masave të gjëra, t’i kuptojnë dhe kapin të vërtetat sociale dhe padrejtësitë ndaj tyre ».

Populli duhet ta luftojë të keqën konkrete të kohës së tij. Me një largpamësi duhet të themelohet një shoqëri e arsyeshme për liri e pavarësi. Nëse kjo dorëzohet, atëherë e mori djalli të gjithen. Procesi demokratik dhe pluralist funksionon aq gjatë, e në atë mënyrë, aq sa pjesëmarrësit të kenë sjellje të civilizuar e kulturore. Nëse, ky paragjykim qendron, atëherë çdo gjë bëhet e mundur. Nëse e njëjta shkatërrohet, atëherë bie i tërë procesi, dhe dhuna ngritet në shalë të gomarit - kur nacionaliteti nuk bashkangjitet, në mënyrë që arsyeshmeria dhe kontiuniteti në shoqëri nuk rindërtohet. Nuk do të ketë problem në gabimin e kolektivit, por në përgjegjësinë e tij. Nëse ne nuk e pranojmë ekzistencën e problemit, dhe nuk e vërejmë dhe luftojmë nxitjen destruktive për të keq nga brenda dhe jashtë e cila në historinë tonë, në shoqërinë tonë na është vetërrënjosur, atëherë nuk do të jemi në gjendje, ta përballojmë frikën dhe të keqën.

Nëse ajo zënë vend si e rrënjosur në shoqërinë tonë, duhet ta përballojmë me ekzistencën tonë duke e menjanuar dhe mposhtur nxitjen e destruktivitetit. Nuk guxojmë t’u dorëzohemi kurrfarë fantazive utopike të cilat duhet larguar: siç deshmonte Freudi që agresioni është pjesë organike e natyrës njerëzore. Më këtë ai parashikonte, që kurrë nuk do të ketë një shoqëri njerëzore pa dhunë. Por, ne duhet të luftojmë dhunën kundër prirjes së lindur, në vend së para saj të kapitulojmë ose të njëjten ta festojmë. Ne duhet në fakt t’i definojmë vendimet duke respektuar arsyeshmerinë dhe virtytshmërinë e njerëzve dhe aftësinë njerëzore duke kërkuar dhe pranuar nderimin - respektimin dhe dashamirësinë reciproke.

Që nga antika ka pasur raporte të mendimeve për krijimn dhe ekzistencën e shtetit dhe pushtetit. Filozofi si kritik i forcës (pushtetit) ishte Sokrati, filozofi si mentor i mbretërve ishte Aristoteli, filozofi si mbret ishte vetë ( Platoni).

Synimi për një pavarësi nacionale nuk ngjallë vetëm entuziazmin, por ka nevojë për mbrojtësit dhe për njerëzit kompetent. Të gjenden ide kombëtare, artikulime ideale nacionaliste, të shkruhën programe dhe të hartohën ato në bazë të Kushtetutes dhe të behën pjesë dhe referenca personale e kolektive të aktivitete njerëzore në përcaktimin e parimeve, në organizimin e vendimeve paraprirëse të shtetit të ri national. Të bëhet beselidhja me nacionalizmin kombëtar, në mënyre që t’i sjellë intelektualet në pushtet nga brendia dhe nga periferia( diaspora) dhe kudo që janë mu në qendrën e pushtetit, duke ua besuar atyre një lloj të legjitimitetit. Ashtu që intelektualet të përfitojnë vend në binen e historisë sonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat