A ka shtresë të mesme në Kosovë

Opinione

A ka shtresë të mesme në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 24 janar 2020 Në ora: 11:54
Dr. Artan Haziri

Shtresa e mesme dallon nga shteti në shtet.
Nga pikëpamja e të ardhurave, koncepti shtresë e mesme është i ndryshëm nga vendi në vend, pasi tradicionalisht me të ardhura të mesme nënkuptohen familje që kanë të ardhura për të bërë një jetesë me mirëqenie por jo lluks.
Për më tepër, termi shtresë e mesme nënkupton njëkohësisht edhe siguri ekonomike, gjë që në shumë vende nuk është e garantuar për shkak të faktorëve të tjerë.

Sipas Bankës Botërore,  familjet që kanë të ardhura për frymë nga 4 në 10 dollarë në ditë, janë në pasiguri ekonomike. Nën këtë përkufizim, shoqëria kosovare në masën 80 % për qind është në pasiguri ekonomike.

Një familje 5 anëtarshe në Kosovë, që të jetoj në kushte minimale i duhen  225 euro në muaj. Gjendjen e bënë edhe më të rendë paga minimale, ende 130 euro dhe 17 euro.
 Anëtarja e një familje ( studente ) nga Peja B.M  thot se kanë vështirësi të jetojnë me 170 euro në muaj. Kemi probleme elementare, qdo herë  kur sëmuret njeri nga anëtaret e familjes, ne jemi pastaj tërë muajin në gjendje të rëndë , duke mos i plotësuar nevojat elementare.
Asnjë muaj nuk mundemi me jetu pa hy në borgje në marketin afër . Kjo tregon se java e fundit është qdo herë në borgje. Nëse kesaj i'a shtojmë edhe pagesën e qiras, kosto mujore bëhet edhe më e papërballueshme.
Në Kosovë, mbi 17 % e popullatës jetojnë  në kushte të rënda, ku nuk kanë me shume se një euro për kokë banori në ditë. Shporta e konsumatorit është 3 deri 4 % më e lartë se periudha e njejt e vitit të kaluar.

Themi se nëse shtresa e “mesme” është me shumicë në një vend të caktuar, atëherë kjo shtresë e mesme është në gjendje të detyrojë politikanët ta bëjnë punën në mënyrë të përgjegjshme pasi ka aftësitë intelektuale të zgjedhë pa dritëshkurtësinë e shtresës së lartë dhe pa stresin e mungesës së bukës së përditshme që prek shtresën e ulët. Shtresa e mesme, votojnë me tru e jo me stomakë. Këtë e siguron, nëse kjo shtresë janë edhe intelektual dhe nuk e kanë friken për mbijetesë dhe largim nga puna.
Mirëpo, që të kesh shtresë të mesme të kësaj natyre, atëherë duhet që ajo shtresë të ketë cilësitë e plota të nënkuptuara nga ky term. D.m.th, të ketë të ardhura pranë ose mbi mesatares kombëtare, që këto të ardhura të jenë të mjaftueshme për të bërë jetë të çlirët nga mungesat e nevojave të përditshme, që këto të ardhura t’i ketë në kushtet e sigurisë juridike, (e pakërcënuar për pushim nga puna në çdo kohë ).
 Shtresa e lartë , pjesën më të madhe të buxhetit familjar e harxhojnë jasht shtetit, për pushime ose diqka të ngajshme. Ndërsa shtresa e mesme, tërë kapitalin e qarkullojn në shtetin e vet. Kjo ndodhë edhe në Kosovë. Kjo shtresë është në një % tejet të vogel e qdo vit është duke u zvogëuar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat