Ambasadori Grenell has në një vokabular populist në Serbinë e Vuqiçit! - Bota Sot
Ambasadori Grenell has në një vokabular populist në Serbinë e Vuqiçit!

Opinione

Ambasadori Grenell has në një vokabular populist në Serbinë e Vuqiçit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 24 janar 2020 Në ora: 19:25
Richard Grenell dhe Aleksander Vuçiq

Ideja e të dërguarit t'posaqëm të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun, Kosovë Serbi, Ambasadorit amerikan, Riachard Grenell, që përmes portes së vogël të depertoj n'thellësi të qeshtjës dhe n'thelb të problemit, Kosovës-Serbi, përkatësisht ; përmes ekonomisë të depertoj në politikë, edhe pse si ide është shumë e natyrshme dhe fleksibile, megjithatë ; n'Beograd sikur u lexua shumë ma qartë dhe përgjigja e presidentit serb Vuqiq, sikur le t'kuptohet se depertimi i kësaj ideje hasi n'vesh të shurdhër, për t'mos thënë, u hedhë poshtë dhe pa ekuivoke nga A.Vuqiq, president i Serbisë.

- Heqja e tarifave ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, n'këmbim të pëzullimit të fushates serbe për tërhjekjën e njohjeve të shtetësisë së Kosovës, angazhim ky permanent i Serbisë që nga data e shpalljës së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 dhe deri n'ditën sotme, biles me një intensitet të shtuar dhe agresiv pas aplikimit të tarifave nga ana e Qeverisë Haradinaj për mallrat dhe produket serbe në masën 100% !

Në Beograd ambasadori Grenell, la t'kuptohej se nga liderët e Kosovës dhe nga takimi me afaristet, kishte marrë pelqimin për terheqjën e taksës, si një pengesë serioze për zhvillimin e ekonomive shtetërore dhe të vetë bizneseve të të dyja vendeve, për çfarë natyrshëm , në Beograd u pritë me entuziazëm dhe si lajm i mirë, por kërkesa e z.Grenell që n'këmbim të saj, të ndalohet lobimi për ç'njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, mori përgjigje të prerë nga presidenti serb, Vuqiq:

"Ne nuk do ndelmi n'rrugën tonë kundër pavarësisë së Kosovës"

Në konferencën për shtyp të Ambasadorit Richard Grenell dhe presidentit serb A.Vuqiq, ky i fundit në pytjen e gazetarëve në lidhje me vizitën e Grenellit në Prishtinë dhe Beograd dhe kerkesen decidive n'lidhje me tarifat dhe njohjet deklaroj, parafrazoj :

Unë nuk pranoj shënjën e barazisë midis tarfiave dhe terheqjës së njohjës. Sa i perket tarifës, ajo n'a është vënë pa asnjë arsye dhe nga asnjë shkas që kinse neve i kemi dhënë Prishtinës, këtë nuk e kemi bërë asnjëherë, biles as m e 17 shkurt 2008 e këndej, atëherë kur Prishtina shpalli njëanshëm pavarësinë e Kosovës.
Qasja e jonë n'lidhje me statusin e Kosovës, dallon nga ajo e Prishtinës dhe Uashingtonit, ata (Prishtina & Uashingtoni), duan njohjën, derisa Ne duam të kundërtën, ngase nuk njohim pavarësinë e Kosovës të shpallur një-anshëm, kështu që nuk mundemi të ndalemi në punën tonë, pra që t'a pengojmë njohjën dhe avansimin e Kosovës si shtet.
Për t'qenë ma i sakt, presidenti serb A.Vuqiq përdori një fjali popullore serbe si shëmbëllim të këmbimit jo-ekuivalent të tarifave me njohjet;
"Nuk mund të ndërrojmë drithëra për brumëra, por drithëra me drithëra e brumëra për brumëra"!
- Ai tutje, shtoj se kishim një vullnet të mirë për një zgjidhje e cila do kënaqte të dy palet dhe jo njëra t'i fitoj e tjetra t' humb t'gjitha, por Prishtina ndoqi rrugën e vetë e cila për Ne është e papranueshme, tha ndër tjera Vuqiq.

Serbia do ngrirje të statusit të Kosovës së para 17 shkurtit 2008!

Aleksandar Vuqiq, në një mënyrë kushtëzoj ndryshimin serb të qasjes ndaj pavarësisë me ngrirjën e statusit të Kosovës në gjëndjen e para shpalljes së pavarësisë dhe vendimit të GJND-së, pra në pikën zero, nga ku palet do gjenin një zgjidhje t'pranueshme për Kosovën.
Natyrisht, kushte të cilat nuk mund t'i shtrohen Kosovës dhe as t'i plotuesohen Serbisë, pas gadi 20 vite çlirim dhe 12 vite pavarësi.

Ambasadori amerikan Richaerd Grenell :

"Nese s'ka vullnet të palëve dhe s'shohim përparim, Ne si SHBA-të dhe Presidenti Trump, nuk rrijmë gjatë n'proces" !

Ambasadori Grenell u zhgënjye me përgjigjën e marrë n'Beograd nga presidenti serb Vuqiq, edhe pse përpiqëj që t'fsheh zhgenjimin duke definuar qellimin e përpjekjeve të Tij dhe të Presidentit amerikan Donald Trump në fushën e ekonomisë, zhvillimit të afarizmit dhe qarkullimit të lirë të mallrave, megjithatë në fund të prononcimit, Ay qartësoj Beogradin zyrtar dhe presidentin serb, A.Vuqiq se SHBA-të dhe Presidenti Trump, nuk do rrinë edhe shumë gjatë në një proces, poqese nuk shohim përparim dhe vullnet të palëve.
- Nuk e kam idenë se çfarë duhet të bëni, unë jam këtu për të shtyrë të dy palët për bashkëpunim ekonomik, ua lë politikën juve - tha i dërguari Trump, duke shtuar se tarifat duhet të hiqen sepse është e papranueshme.

Takimi i i paralajmruar i së hënës në Berlin të ambasadori Grenell ndërmjet palëve n'lidhje me lidhjen e trafikut hekurudhor, Kosovë Serbi, ndosht jep një pasqyrë ma t'qartë dhe ma shpresëdhënëse në progresin e mardhënjeve dhe raporteve dypalëshe, ku roli i SHBA-vë dhe ambasadorit Grenell, është krucial.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat