Kur i shikoj pushtetarët e Kosovës përball përfaqësuesve të ShBA-së, mbaj përshtypjen se shikoj studentin përball profesorit

Opinione

Kur i shikoj pushtetarët e Kosovës përball përfaqësuesve të ShBA-së, mbaj përshtypjen se shikoj studentin përball profesorit

Nga: Luz Tomaj Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:44
Luz Tomaj

Diku në Maj të vitit të kaluar, e takova, ndonse shkurtazi zonjen Madeleine Albrite. Gjatë bisedes, përveç tjerash, më tha se, ishte fjala për negociatat që zhvilloheshin në Francë, kur ulësha të bisedoi me z. Ibrahim Rugoven, ndjehësha se po bisedoi me një akademmik, ndërsa kur ulësha me Hashim Thaçin, i cili lëvizte majtas e djathtas, ndjehesha se bisedoi me një student. Ishte fjala, pra, për kohen para 20 viteve, kur Kosova përpiqej për realizimin e ëndrres për, më në fund, shpalljen e shtetit dhe heqjen e zhgedhes serbe të paskrupull.

Në ndërkohë, u realizu ëndrra, u shpall pavarsija e Kosoves, por mjerisht, jo zhvillimi por as shtetëformimi nuk u rrumbullaksu. Ditë më parë, e shiqova një artikull të z. Mripa, në të cilin, përveç tjerash, një shqipëtar nga veriu kishte deklaruar se, që nga shpallja e shtetit, vetëm dy herë, përfaqsonjësit e shtetit e kishin vizituar atë trevë, atë numër nga dita në ditë më të vogël, të shqipëtarve. Në anen tjetër, serbët e Veriut, jo që nuk rrespektojnë asgjë të shtetit të Kosoves por vazhdimisht janë në kontakt, dhe veprojnë sipas udhëzimeve të Serbis dhe vetëm Serbis. Nuk është kjo risi por, e potencoi si argument i mosështrierjes së sovranitetit, nga se ku nuk ka sovranitet as nuk respektohen as nuk aplikohen ligjet e shtetit.

E potencova këtë moment, i cili, përveç tjerash, ka të bëj edhe me diplomaci, si sferë e rëndësishme e shtetit, në të cilen Kosova nuk lëviz suksesëshëm, dhe ia mbaj frigen se një ditë, nuk do ndodhë korigjimi i kufijve por mund të ndodh rasti i Krimeas së Ukraines.

I’m sick and tired duke dëgjuar deklarata dhe betime në Amerikë. E kuptoi, Amerika është aleat dhe duhet të mbetet aleat. Por, mos harroni ju pushtetar se, mënyra në të cilen komunikoni nuk ua ngrit por ua ul vleren. Fol e mbushma menen, thonte fjala e moqme. Me fakte, me argumente, ilustroje vetveten, ilustroje armikun dhe ofro rrugëdalje, kërko përkrahje. I përcjelli bisedat me ambasadorin e SHBA dhe përfaqsuesit të tjerë. Përjetoi frostrime. Më shum iu mbajnë ligjerata se sa bisedoni. Ndonse përpiqej ti shmanget, nji gjë të till e diskutuam, me buzqeshje, edhe me  Senatorin, mikun tim i cili, muaj më par ishste në Kosovë.

Ndoshta jam fanatik i profesionizmit dhe për atë vuaj se për kryerjen e çdo pune kërkohet profesionalizëm. E shiqoj strukturen e Qeveris në largim. Iu lutem - kush e udhëheq diiplomacin - tregtari, kush e udhëheq drejtësin - politologu, kush e udhëheq infrastrukturen apo si quhet - mjeku etj. 

Diplomacija, si pjesë e pushtetit definohet edhe nga shkenca dhe e ka kuptimin e vet. Por, më duhet të them se në kuptimin pak më të gjërë, gjë që e përdorin edhe definicionet, diplomacija është e lidhur edhe me spiunazh. Më bie në mend, kaherë, kur gjatë një takimi, e pyeta Ramadan Vraniqin, profesor dhe udhëheqës historik i gjyqësis kosovare, se si shkon puna në postin e ambasadorit, qeshi dhe përveç tjerash tha spiunazh hesapi o Luz. Prandaj, ambasadast janë bazë e diplomacisë, por mos harroni se edhe e informaciioneve sekrete, të cilat përmbajnë edhe spiunime, spiunime në aspektin e blerjeve të informacioneve të ndryshme, në interes të shtetit. Jam i sigurt se në Kosovë ka mjaft serb, bartës të spiunimeve, madje, kohëpaskohe janë zbuluar edhe Rus të maskuar. Përndryeshe, unë e kam të qartë, këtu në SHBA se, paralel me rrjetin diplomatik shkon edhe Byroja federale investiguese, e cila e bën punen e vet. Ky shërbim, me seli pranë ambasades në Sarajevë, përveç shteteve tjera e monitoron edhe Kosoven dhe ia din të gjitha të mirat, në se ka dhe të këqijat.

Tani ishte në vizitë, në cilsi të ndërmjetsuesit z. Grenell. Nuk është e qartë se a ndërmjetëson për çështje politike apo për ekonomiko-transportuese. A ishte marrëveshja rreth lidhjes ajrore Prishtin-Beograd marrëveshje e pushtetit apo e dikujt tjeter, nuk jam i sigurt se është mjaft e çartë. Pse aq shum flitet për taksen, ajo nuk ka të bëjë aq shum për arenen ndërkombëtare. Nuk është për krahasim por një detal sa do i vogël. Hyja me veturë, në NY, dhe duhej pagesa për rrugë apo një urë. Ndon se jo në çdo vend por aty vërejta se ishte një çmim për pasasgjër të NY ndërsa një tjetër çmim për ata me regjistrime të shteteve tjera të SHBA-s. Mund të krahasohet me Taksen e Kosoves ndaj Serbisë. Sidoqoftë, fjala ishte për diplomaci. A e din Grenell apo ambasadori i SHBA se Sërbia në Kushtetutë akoma e mban Kosoven si pjesë të Sërbisë, a e dinë ata se serbët e veriut veprojn ekskluzivisht sipas udhëzimeve dhe direktivave të Beogradit. Serbija lobon për çnjohje të Kosoves, nuk është befasi, nga se më shum është dobësi e diplomacisë dhe vet shtetit të Kosoves. Tani lexoi se ministri i jashtëm i Kosoves dorzon fletpadina në Prokurori kundër kriminelëve serb të luftes, ndërsa, unë mbaj mendimin se po të kishte Parashtruar Kosova kërkesë kundër Serbis për kompenzimin e dëmeve të luftes, shum gjëra ishn krye gjer tani. Këtë çështje sigurisht do e shtjelloi në artikullin e radhes.

Ditët kalojn, Kushtetuta është me shum të meta, gjendja socialo-ekonomike katastrofale, madje as nuk mirret kush me te, çfarë e konsideron Serbia  Kosoven në procesin e negociatave, si shtet apo si krahinë, sipas kushtetutes serbe. Në këtë fazë të organizimit të bashkësisë ndërkombëtare, negociatat janë të paevitueshme por, në proces duhet patjeter të definohen edhe pozicionet e subjekteve. Po afrohet dymbdhjetvjetori i shtetit por, mjerisht, procesi në aspektin e forcimin e shtetit nuk leviz. Nuk leviz nga se shtresa politike, në asnjë moment, nuk tregoi dhe nuk po tregon as vullnet, as njohuri mbi shtetin dhe për shtetin. Beteja e subjekteve politike për pushtet është apsolutisht jasht binarve të interesave të shtetit. Më rëndësi ka se kush po e merr pushtetin se sa njohurit për shtetin, se sa interesi i shtetit, i cili është edhe interes i popullit, të cilit i përket shteti. 

Është koha që të gjitha subjektet t’a kuptojnë dhe interesin e shtetit t’a vejnë para interesit të subjekteve, t’a kuptojn se, për formimin, dhe zhvillimin e shtetit kërkohet dijuri, kërkohet  një angazhim në sferen e profesionalizmit. Tani, për momentin shtrohet pyetja, çka është me rëndësi, që një segment i rëndësishëm për shtetitn ti takoi LVV apo LDK apo të zgjedhen njerzit profesionalisht të aftë të cilët i kërkon interesi i shtetit, i popullit.

Po bëhem edhe banal dhe iu sugjeroi që t’ afroni ment, ta kuptoni se e kaluara e argumenton se, tëgjith ju liderët e gjertanishem nuk e keni dhën provimin për punët që kryeni dhe më e preferueshme është që të përpiqi për profesiionalizimin e strukturave të pushtetit se sa të ngulni këmb që ato pozita t’i mbani për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat