Mangësitë e studiove televizive

Opinione

Mangësitë e studiove televizive

Nga: Rexhep Torte Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:14
Rexhep Torte

Problemet kryesore janë zërimi, debatet televizive si arrat në thes dhe mosbalancimi i tekstit që lexohet me pamjet filmike

Studiot e shumta televizive në gjuhën shqipe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, shënojnë një zhvillim të madh informativ dhe përbëjnë një mundësi më të mirë që shikuesit të informohen rregullisht dhe të përcaktohen për studion televizive më të mirë, e cila i josh me programet e saj më cilësore.

Ky numër i madh i studiove televizive në gjuhën shqipe dallohet edhe për nga mangësitë e shumta që i ka në aspektin e zërimit.

Sa po ta hapin kanalin televiziv vërejmë se shkallët e intensitetit të zërimit fillojnë nga 0-ja e gjer në numrin 100.

Të pakta janë ato studio televizive të cilat kanë zërim cilësor që nga fillimi, por që në pjesën më të madhe të studiove televizive duhet të shkojmë gjer te numri 50-të ose 100 për ti ndjekur në mënyrë normale programet e dëshiruara.

Studiot televizive, përkatësisht drejtuesit e tyre duhet ti kushtojnë vëmëndjen më të madhe zërimit, sepse duhet të jenë të vetëdijshëm se në mesin e shikuesve ka edhe persona me aftësi të dobësuar të dëgjimit.

Jemi dëshmitarë që edhe gjatë ndjekjes së reportazheve apo prezantimit të personaliteteve të ndryshme historike, muzika që i shoqëron këto emisione është shumë më e zëshme, sesa që janë fjalët që i lexon ose i flet prezantuesi.

Nuk është e tepërt ti theksojmë edhe rastet e shpeshta kur redaktorët lejojnë që gjatë emisionit të lajmeve, të mos balancohet teksti që lexon prezantuesi me storien e inçizimit filmik.

Në këtë mënyrë lejohet që storia filmike të vazhdojë edhe pasi që prezantuesi e ka përfunduar leximin e tekstit.

Çështje më vete e studiove televizive janë emisionet debative, ku të ftuarit në këto emisione debative, të shtyrë nga temperamenti i tyre, nuk kanë durim ta dëgjojnë kolegun gjersa ta përfundojë mendimin, por në mënyrë të papërgjegjshme i ndërhynë njëri-tjetrit, duke e shndëruar debatin si arrat në thes, dhe duke e shëmtuar dukshëm cilësinë dhe rëndësine e debatit televiziv.

Të gjitha këto vërejtje tona mund të evitohen duke i kushtuar vëmëndje më të madhe, fillimisht intensitetit të zërimit, pastaj balancimit të tekstit që lexohet me inçizimin filmik, si edhe duke i kushtuar vëmëndje më të madhe, një qasje më të kulturuar dhe më të përmbajtur të pjesëmarësve në emisionet debative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat