Përse...jo te Shqiptari, por te i “vendit” !?

Opinione

Përse...jo te Shqiptari, por te i “vendit” !?

Nga: Lirim Begzati Më: 27 janar 2020 Në ora: 22:28
Lirim Begzati

Sfidat e migrimit kanë kaluar etapa të njëpasnjëshme, dhe, siç duket, akoma nuk kapërfunduar asgjë. Koha n’a tregon gjithashtu se zhvillimet graduale në shoqëritë e pranimit, nuk mundësojnë gjithmonë me ekuptuarthelbin e disa realiteteve, qofshin ato të neve të huajve, qofshin të atyre të vendit! Edhe një integrim i cilësuar jashtëzakonisht i suksesshëm nuk n’a“shpëton” nga disa çudiraperceptimi që e marrin ngjyrën e pakuptueshme.

Para disa dekadave, kush ishte i gatshëm të imagjinonte atë se, në vendin e “huaj”, disa pjesëtarë të popullatës sonë, do t’i hasim një ditë,nëpostin e funksionarit shtetëror, nësportelet e administratës, në institucionet e rëndësishme financiare, në klinikat prestigjioze mjekësore, nëuniformat ushtarake e policore, në roleudhëheqëse, në vende pune me përgjegjësi.

Jo befasisht, sot hasim shumë individë të cilët nuk munden nganjëherë ta kuptojnë aq mirë se çka është duke ndodhur. Kjo vlen edhe për njerëzit e “vendit”, pasi që edhe te këto të fundit, gjithsecili nuk arrin që t’i përcjellë të gjitha këto ndryshime dhe transformime që ndodhin dalëngadalë në shoqëritë aktuale.

Po e shoqërojmë këtë analizën tonë me njëfarë ilustrimi, pa pasur assesi nevojë me kaluar në përgjithësime të tepruara. Për shembull, nga goja e një të “huaj” dalin nganjëherë disa fjalë që meritojnë ca reflektime. “A duhet t’iu drejtohem këtyre njerëzve tanë, apo do të ishte më mirë ti drejtohem njeriut të vendit? Më kanë thënë, jo te shqiptari, por duhet me shkuar te njeriu i vendit”. Përse?. “Po kështu më kanë thënë”. Një dëshmi kjo që dëgjohet shpeshherë.Në këto analiza, vërehet edhe fakti se “këshilla” është dhënë nga bashkatdhetari, e jo domosdoshmërish nga njeriu i “vendit”!

“Po ky njeriu ynë që punon aty, te këto të vendit, a po e mbanë po të njëjtin rolë si të tjerët, ashtu si njerëzit e vendit ? A ka të drejtë të marrë ndonjë vendim, a është i gatshëm të më lëshojë një certifikatë...?”, fjalë këto të dëgjuara andej e këndej !. Kurse tjetri shtonë “Preferojë me iu drejtuar aty personit të vendit, pasi që vetëm ai është në gjendje me më informuar më mirë...”. E fundja, ndodhë që edhe njeriu i vendit të thotë pastaj “më pengon sadopak fakti se ka ardhur situata që një i huaj të më japë mësime...”!.

Duke i lënë sadopak anësh disa vlerësime, të cilat shpeshherë janë, fatkeqësisht, një pasojë e moskuptimit apo keqkuptimit të disa çështjeve (nëse jo diçka më tepër se kjo!), u kuptua pra se sukseset e disa të “huajve” kalojnë nganjëherë përmes disa vlerësimeve të një shije të llojit të vetë, një shije kjo e shprehur, si nga horizontet e huaja ashtu edhe nga ato të vendit!

Nëse dikushjeton me drojën se “i huaj” ia ka zënë ndoshta punën ai të “vendit”, as i “huaj” nuk ka me hezituar nganjëherë për me shpreh njëfarë reagimi të papëlqyeshëm, vërtetë përmes një forme tjetër, porqë i përngjan megjithatë atij të njeriut të “vendit”.

Një kombinimpra i faktorëve të shumtë, jo gjithmonë të njohura, e astë kuptueshme! Një realitet i padiskutueshëm, pa marrë parasysh se ai pëlqen apo jo dikujt! Një çudi, por jo aq dramatike, ngaqë nuk besohet se ekziston ndonjë popullatë e huaj që është e kursyer nga këto lloje “pazarllëqesh vlerësimi”.

Pastaj, ankohemi se jetojmë në mjedise ku praktikat eparagjykimeve dhe diskriminimeve nuk mungojnë. Në përgjithësi, ndoshta i “huaj” e ka sadopak më lehtë me u ankuar për këtë. Po e vërtetë kjo. Edhe arsyet duken më të kuptueshme. Por siç duket,rrethanat e reja të krijuara tregojnë edhe atë se fenomenet e tilla kanë marrë një ngjyrë tepër e më tepër komplekse, duke treguarforma të reja të paraqitjes, sa që vështirë me i definuarapo kuptuar saktësisht.

Jo, nuk duhet të bëhen dallime, as nga të huajt e as nga të vendit, le të vlerësohen kompetencat dhe puna, pas pasur nevojë me iu futur dallgëve të paragjykimeve dhe thashethemeve.

Neuchâtel (Zvicër), më 27 janar 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat