Lamtumirë Kosovë nëna ime! Po iki edhe une sot, sikur prindërit e mi para 20 vitesh, në kohën e Milosheviçit - Bota Sot
Lamtumirë Kosovë nëna ime! Po iki edhe une sot, sikur prindërit e mi para 20 vitesh, në kohën e Milosheviçit

Opinione

Lamtumirë Kosovë nëna ime! Po iki edhe une sot, sikur prindërit e mi para 20 vitesh, në kohën e Milosheviçit

Nga: Albana Ferati Më: 28 janar 2020 Në ora: 06:26
Albana Ferati

Fenomeni i eksodit kjo plage e shoqerise shqiptare dite e sa vi po tkurr bashke me shpresat edhe numrin e popullates kosovare nga vendi qe nuk ka ndalur as pas 20 vitesh clirim si pasoje e papunesise se madhe, korrupcionit, krizes insitucionale dhe luftes për pushtet mes partive politike. Nga Kosova sot nuk ikin vetem rinia, por edhe qytetaret e thjeshte sikur edhe njerez te arsimuar dhe inteletkual te profileve te ndryshme per te siguruar kafshten e bukes, per nje jetë më të sigurt dhe më me perspektivë.

Shqiptaret azilekruesit numer nje ne Evrope, te pestit ne bote!

“Kosovë une po iki. Une nuk dua te jem pjese e krimit, une nuk dua te jem pjese e korrupcioni, une nuk dua te jem nje numer m,e shume i mijera te papuneve! Une nuk dua t’ju besoj me politikajve tane me premtime e genjeshtra per liberalizmin e vizave! Une dua te punoje me nder e jo te shitem per nje vend pune ose te punoj 30 dite për 100 euro?! Une nuk dua qe me fakultet te shes n’pazar apo te kërkoj lemoshe per buke trotuareve, une nuk dua te jem pjese e paperspektives se ketij vend. Une s’kam kohe te pres manovrimet dhe pazarlleqet e lidereve per karriga per cdo dy e kater vjet. Me fale Kosove nena ime, më duhet ta kthej shpinden padashje sikur babai dhe nena ime qe kishin ikur para 20 vitesh, para vitit 1999 me kohen Miloshevicit. Nuk luftuam per te ikur, por per ta gezuar lirine dhe per ta ndertuar bashkarisht vendin.. Me fale Kosove toka ime, qe ne lulen e rinise sime po iki, lamtumire dhe mirupafshim!..” jane keto fjalet rrenqethese dhe emocionale te fundit ne territorin e Kosovës te studentes A. N. nga kryeqyteti para se te largohen e cila sapo kishte diplomuar ne gazetetari qe nuk pati fat, nuk pati para as bukuri, nuk pati as lidhje ne qeveri dhe ne insitutionet e Kosoves per t’u punesuar.”

Gati gjysma e popullsise shqiptare sot dëshiron që të largohet nga Kosova për shkak ngecjeve zhvillimore dhe politike qe ka shkaktuar kriza ekonomike dhe varferi, bashke me te korrupconin dhe papunesine e madhe. Sipas raportit te fundit te ILO-s papunesaia ne Kosove eshte me e madhe ne rajon, me mbi 40 per qind. Hiq me me lula s’eshte as ajo ne Shqiperi. Kjo situate identike, e mejre e^dhe me brenge mebtet po ashtu eksodi edhe në Luginen e Preshevës qe nenjefare menyre justifikohet nga regjimi serb, por ky eksod sot nga Kosova e Shqiperia si te jusitfikohet?!

Shifrat nderkombetare te siguaruar nga agjencia e lajmeve “Presheva Jone” jane tmerruese. Ato flasin se shqiptaret ne Evropë jane azilkerkuesit numer nje, kurse ne nivel boteror jane te pestit, sikur qe Kosova e Shqiperia te ishin ne luftë. Derisa Shqiperine per cdo vite e lene nga 45 mije persona, Kosoven per cdo vit e lene rreth 60 mije qyetare, kryesisht te rinje.

Kosoves po i iken mjeket, po i ikën inxhinieret, juristet, gazetaret, mesuesit..po iken truri!

Te kujtojme valen e eksodin te shqiptareve nga Kosova te para 5-6 vitesh ku rreth 200 mije shqiptare u larguan nga vendi. Pjesa e dermuese e këtyre emigranteve jane te diploar ose ish-punesuar si mjeke, inxhinier, mesues, arkitektë juristë, gazetare, mueses etj..pra te gjithe kuadro, profesonit te afte per pune. Me nje fjale me kete ikje te intelektualeve, mund te themi se sot Kosoves po iken truri dhe drohet qe Kosova te mbetet vetem me pleq, ne duar te pashkolluarve dhe banditeve!

Nëse i referohemi shifrave të OKB-së, pritet që popullsia shqiptare të përgjysmohet deri në fund të shekullit. Politika, sistemi i drejtësisë, kriza ekonomia, korrupcioni, krimi i organizuar, arsimimi i dobet, papunësimi, varfëria e shumë çështje të tjera po i detyrojnë shqitarët të largohen nga vendi i tyre. Ndonëse çdo ditë flitet për rritje ekonomike, për invenstime apo edhe rilindje, faktet tregojnë të kundërtën. Shqiptarët nuk duan të rrimë më në këtë vend, ata jane ne kërkim te nje vendi me te sigurt dhe me me perspektivë.

Shifrat e fundit mbi eksodin masiv të kosovarëve jo vetem nga mediat shqiptare por edhe ato botërore jane shqetësuese. Sipas tyre, viteve te fundit kur Kosoven po epecjellin kriza te njepasnjesme insitutucionale, lufta per pushtet deh shopptgaret kane humbur durimin, te deshpruar keto vitete fundit u larguan mbi 100 mijë shqiptarë, përshirë këtu edhe 10 mijë nxënës të cilet u ndanë me lot nga shokët e shoqet e klasës, u ndane nga Abetarja dhe shkolla e dashur në gjuhen shqipe. Në mesin e këtyre shifrave alarmante, një numer i konsiderueshëm i emigrantëve ishte edhe nga radhët e grave, nënave shqiptare që kishin marrë me vete fëmijët e tyre për shkak të papunësisë dhe krizës ekonomike e sociale në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat