Një luftë perfide dhe një “koalicion” i heshtur kundër Albin Kurtit që të dështojë në formimin e qeverisë se re

Opinione

Një luftë perfide dhe një “koalicion” i heshtur kundër Albin Kurtit që të dështojë në formimin e qeverisë se re

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 28 janar 2020 Në ora: 12:34
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Qëndrimi i z. Albin Kurti dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-je, i proklamuar para dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, se nuk do bëjnë koalicion bashkë-qeverisës me partitë e PAN-it, por vetëm me LDK-në, siç u dëshmua gjatë negociatave midis këtyre dy subjekteve partiake, e që zgjatën mbi një muaj, hiç këtu dy muajt më herët të numërimit dhe rinumërimit të votave nga KQZ-ja, rezulton fakti, se ky qëndrim i saj u keqpërdorë dhe u manipulua në mënyrat më të paturpshme, së pari nga vetë kreu i LDK-së dhe argatët e tij, madje u “sponsorizua” edhe nga një “koalicioni” i heshtur nga shumica e spektrit politik në Kosovë..!?

Fushatës së orkestruar kundër LVV-je dhe Albin Kurtit i kanë hedhur benzinë në zjarr mediumet e kontrolluara nga qeveritë e deritanishme si dhe nga oligarkët politikë, të cilët si lavë ujqish të tërbuar, ndërmorën çdo lloj veprimi për ta penguar Ndryshimin dhe qeverisjen e re në Kosovë, i votuar nga shumica e popullit me 6 tetor 2019!

Përveç pengimit me çdo kusht të arritjes së koalicionit bashkë qeverisës me LDK-në, si metodë ogurzezë që kërcënonte këtë Ndryshim, ishte lufta e pa dinjitet si dhe propaganda kundër ardhjes së Albin Kurtit në postin e kryeministrit të Kosovës, me qëllim që sa më shumë të komprometohet figura e tij e pastër prej lideri dhe politikani të ri e modern, pra që të pamundësohet realizimi i votës së sovranit për ndryshim të keqqeverisjes së deritanishme në Kosovë, synim dhe dëshirë kjo e cila u votua dhe u mirë pritë me shumë entuziazëm dhe besim nga shumica e elektoratit me 6 tetor 2019, i cili votoi për një fryme të re demokratike në Kosovë, e në krye të së cilës do vinte gjenerata e re nën udhëheqjen e Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit..!?

Për fat të keq, më duhet ta citoj shkrimtarin dhe intelektualin tonë, tani të ndjerë, Ramiz Kelmendin, i cili shpeshherë thoshte; “shqiptari çdo gjë mund te ta falë, por kurrë nuk ta falë suksesin..”, një idiomë kjo e cila duket se po na përcjellë me shekuj, qoftë si individë, qoftë si kolektivë, e që më së miri u pa këto ditë, kur suksesi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, si dy figurat të shpresës për ndryshime dhe më të votuarat në zgjedhjet e 6 tetorit (185.000, gjegjësisht 163.000 mijë vota), u pengoi pa masë si dhe ua prishi qetësinë shpirtërore gjithë atyre të cilët, largimin nga pushteti vazhdojnë ta përjetojnë si vdekje klinike për së gjalli si dhe humbje të privilegjeve shtetërore, alias si largim të tyre nga grazhdi ku qe dy dekada e kanë zhvatur buxhetin e shtetit si dhe i kanë plaçkitur paturpësisht pasuritë natyrore të Kosovës martire..!?

Ja disa shembuj të kësaj logjike shkatërruese, smirëzezë, të xhelozisë, hakmarrjes, inateve primitive si dhe luftës kundër fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, z. Albin Kurtit, se gjoja ai qenkësh “marksist-leninist”, “adem-demaçist”, “dhëndër i Serbisë”, se “vjen nga Vlladimiri” (Katërkolla) në Mal të Zi, se i “frikësohet postit të kryeministrit”, se “është frikacak”, se “nuk dinë të udhëheq me shtetin”, se “është mashtrues” (R. Haradinaj), se “është themelues i organizatës terroriste “Syri i atdheut” (H. Thaçi dhe K. Veseli), se...se...se..., dhe çka jo tjetër, vetëm për ta njollosur dhe denigruar sa më shumë figurën dhe përpjekjet e tij shumë të sinqerta për formimin e qeverisë së re, duke lidhur koalicion me LDK-në, por e cila çdo gjë që ndërtonin ditën grupet negociuese të këtyre dy partive, tre alienët e saj famozë e shkatërronin natën, mbase deri në tallje dhe lojë të paskrupullt me vullnetin e sovranit, i cili u deklarua qartë dhe bindshëm se dëshiron Ndryshime të reja në jetën e tij ekonomike, sociale, politike dhe qeverisëse..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat