Shpënguljet shqiptare

Opinione

Shpënguljet shqiptare

Nga: Shefik Sadiku Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:47
Shefik Sadiku

Popullin shqiptar, fatkeqësisht, prej se është formuar si popull, e kanë ndjekur pamershirshëm shpërnguljet, pra arratisja nga vendi i lindjes.

Kësaj here nuk do të flasim me shifra dhe data konkrete të të shpërgulurve shqiptarë, por do të themi vetëm dëmet e pariparueshme nga një e keqe që po i ndodh historikisht kombit tonë.

Fenomenin e braktisjes së atdheut të shqiptarëve e kanë shkaktuar dy faktorë: faktori i jashtëm, i pari dhe faktori i brendhshëm, i dyti.

Besoj se jam i kuptueshëm kë e quaj të jashtëm e kë të brendshëm.

Faktori i jashtëm ka shkaktuar shpërnguljen më masive të shqiptarëve, krejt e kuptueshme kjo. Nga pushtuesit e tokave shqiptare nuk mund të presësh edhe trajtim më të mirë dhe dinjitoz. Ai nënkupton dhunë, vrasje,plaçkitje dhe dëbim nga vendi. Kêtë fat e patën shqiptarët që nga pushtimi i tokave tona nga Perandoria Turke, pas vdekjes së Skënderbeur. Shperngulja e shqiptarëve, e njohur historikisht si arbëreshet, ka qenë me pasoja jashtëzakonisht të mëdha. Pasoja këto që do të kenë ndikim edhe ne migrimet e mëvonshme. Vala e dytë e madhe e shpërnguljeve është ajo e viteve 1877/8, kur një krahinë e madhe e njohur si Toplica ngjau kur shteti serb e shfrytëzoi dobësimin e Perandorisë Turke dhe pa organizimin shqiptar.

Jo më pak të dhimbshme janë shpërnguljet e dhunshme të shekujve XIX dhe XX.

Të gjitha kêto të shkaktuara nga fqinjët e shqiptarëve serbët, grekët dhe malazezët, paraqesin faktorin e jashtëm e të dhunshëm të shpernguljeve shqiptare.
Faktorin e brendshëm,jo më pak të dhimshëm, e përbëjnë dy shtetet shqiptare në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova.

Valën e shpënguljeve nga Shqipëria e ndërpreu plotësisht vetëm periudha e udhëheqjes komuniste të vendit,1944-1990. Me ndyshimet e sistemit në Shqipëri, apo më mirë thënë, me fillimet e ndryshimeve shoqërore nga 1990 filloi dhe nuk ka të ndalur ikja e shqiptarëve nga Shqipëria,siç ndodhi dhe po vazhdon pa nêrprerë ikja e shqiptarëve nga Kosova që nga çlirimi i saj më 1999. Shpërngulja e shqiptarëve nga Maqedonia,Mali i Zi dhe Lugina e Presheves,vazhdon pandërprerë. Madje ikja e shqiptarëve nga këto vise,që paraqesin faktorin e jashtëm,në disa vende të caktuara si Lugina e Preshevës dhe pjesë në Mal të Zi, sipas trendeve së shpejti do të mbeten pa shqiptarë.

Migrimi i shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, kur tani këto janë të lira, është po aq plagë e dhimbshme sa plagët e shkaktuara nga faktori i jashtëm. Migrimi nga shtetet shqiptare ka një adresë dhe një emër,faktori ekonomik dhe shtetet e pakonsoliduara dhe kequdhëheqja!

Një ditë, uroj që ajo të mos jetë larg, udhëheqjet e këtyre dy vendeve, ajo e Shqipërisë prej 1990 dhe e Kosovës prej 1999-es, duhet t'i japin llogari kombit pêr këtë zbrazje me fajin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat