Vetëm i ligu pa intigritet e zbrazë armën edhe mbi vëllaun e vet!

Opinione

Vetëm i ligu pa intigritet e zbrazë armën edhe mbi vëllaun e vet!

Nga: Dedë Preqi Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:56
Dedë Preqi

Shqiptarët e kanë në gjak armën, pa të cilën nuk e bëjnë hapin, jo vetëm për të treguar se kanë shkathtësi në përdorimin e saj, por shpeshherë duke e keqpërdorë zbrazjen e saj bëhët fatale, sidomos nga gjaknxehtësia dhe mendja e lehtë, duke zbrazur atë ogurzezë edhe mbi vëllaun e vet. O, njerëz të kombit tim, çfarë po përfitojmë nga kjo grykëhollë, që po shkakëton gjakderdhje ndërvellezërore, apo vetëm fatin tragjik të njëri-tjetrit.

Gjurmimet tona psikologjike nuk qojnë aqë largë për të arritur deri në atë pikë të vetëdijës dhe ndjenjës shpirtërore, nga rreziku i shfaqjeve të tilla të vrasjeve të shpeshta, kur çdo ditë dhe çdo moment e përjeton këtë fat të zi populli shqiptarë edhe në këtë kohë të lirisë dhe demokracisë njerëzore, ku nuk kemi arsye dhe kujna ti kërkojmë hak, nga kjo tingëllimë e trishtueshme që po na i vërbon sytë dhe mendjen, si një veprim djallëzor.

Ekzistojnë gjëra të pa natyrshme që na qojnë deri te momenti i humbjes së arsyes dhe ndjenjës njerëzore në ndonjë situatë abnormale në propercion me shkallën e normalitetit, pa gjykuar dhe menduar pak, si mund të vritet vëllau për një asgjë send, të vritet axha për një metër tokë, të vritet fqinji për një konflikt fëmijësh, të vritët shoku për një pak të holla, apo për një informacion të shpifur, të vritët fëmija për hakmarrje, kjo është më shumë se çmenduri, se sa logjikë e mendjes së shëndoshë njerëzore.

Ta pyesim vetën njëherë, se çka po përfitojmë me veprimet e tilla, ku faktet janë domëthënëse, dhe ngjarjet e përjetimëve janë shumë të rënda, dhe këtyre shpjegimëve duhet ti japim medoda shkencore dhe humane, që të trajtohen sot o, kurrë, sepse këto përbajtje janë më të rezikshme se përballjet me agresorët kundër këtij kombi.

Agresori më i rrezikshëm i kombit tonë po vjen nga agresori i brendshëm i vëllavrasjeve dhe konflikëtëve të tilla ndërvëlllezërore, përkatësisht psikopatologjisë që sjellin veprimet e tilla, që përsëritën dhe degradojnë të ardhmën e këtij kombi, përveq një imazhi të çoroditshëm dhe të keq, japim edhe një krahasim me grupet e njerëzve të shpellave, që do jetonin akoma me standarte dhe kushte të jetës primitive.

Vetëm gjatë këtij muaji dhe fillim të vitit të Ri, kemi me dhjetra raste të vrasjeve në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri, apo mbi trollin e ngjajshëm të këtyre trojeve shqiptare, sikur të jetonim të dehur, apo të pa kthjellur në këtë botë, gjithnjë në front me njëri-tjetrin, dhe pa ndonjë fitim, duke ia marrë jetën vëllaut tënd.

Zakonisht këto pasoja shqiptarët i kanë përjetuar më herët, ndoshta sikur edhe popujt tjerë, që kanë qenë nën pushtuesit e huaj, ku pushtuesi ka ndikuar edhe në përçarjen ndërvëllezërore, por një çmenduri e tillë nuk do të thotë që sot në këtë kohë dhe në këtë shekull të civilizimit njerëzor të jetë aq shumë intenzive dhe prezente në trojet tona, sikur do jemi të pa aftë, apo të pafuqishëm të mendojmë për natyrën e kësaj lufte vëllavrasëse, dhe pastaj bëhët vonë kur kthehet mendja në pikën zero, mbase të përjetojmë tragjikën e kësaj vepre të hidhur dhe të rrezikshme.

Për fat të keq, fenomenet e tilla të vëlla-vrasjeve shqiptare, janë gjurma evidente dhe pasoja nga mos funksionimi i ligjeve dhe organeve kopetente shtetërore, të cilët duhet ta mbajnë në evidencë dhe kontrollë mbajtjen e armëve, në fakt pasojnë diferencime procedimesh të ndryshme ligjore, duke ditur se, një përqindje e madhe e armëve gjindet në duart e qytetarëve nga lufta e fundit në Kosovë, që me brumun edhe të kësaj rrethane sinjalizon ndjenjën e pasigurisë, duke e shtuar dozën e një fataliteti të veqantë në këtë shoqëri.

Vetëm i ligu dhe ai që nuk ka fare intigritet, apo ndjenja afërsie dhe zbraz armën mbi vëllaun e vet, gjëneza e sëciles duhet kërkuar diku në turpësi dhe keqardhje për një popull dhe për një komb të tërë.

Është fakt se njeriu arrinë ndjenjën e antipatisë dhe urrejtjes ndaj autorëve të çdo krimi, mirëpo, vrasjet brenda shqiptare (vëlla me vëlla), duke u bërë armik i vetëvetës, nga kjo e marrim argumentin më të fuqishëm ndaj kuptimit të kategorisë «njerëz të ligj» , sidomos kur bëhëmi viktimë e brutalitetit ndaj njëri-tjetrit, atëherë çfarë kërkojmë nga të tjerët, që të na pranojnë si të tillë në mesin e njerëzve të mirë.

Në të vërtetë, njeriu po dyshon në vetë nacionin e vet, dhe nuk mundet të jep shpjegim apo të filloj një procedur të mentalitetit për të shpjeguar rrënjët e këtij fenomeni negativ në shoqërinë tonë, kur kemi të bëjmë me këto fenomene jo të rralla të vëlla-vrasjeve në mes veti, që nuk ka orë as ditë që nuk i shohim, lexojmë dhe dëgjojmë rrëfime të ngjarjeve tragjike nga dy anët e vendeve tona shqiptare, nganjëherë nuk u beson fjalëve dhe storieve të tilla, në rend të parë, sikur në këtë mes shoqëror mungon në total i konceptit të vetëdijës dhe frymës së shëndoshë njerëzore, apo sikur në këto vende po ecën koha mbrapsht dhe në kundërshtim me atë që e dëshirojmë.

Nuk duhet të pajtohemi, nëse motivet e këtij fenomeni vijnë nga ndonjë aspekt i trashëgimisë dhe traditës së këtij populli, sikur do nxiste dilemat se ky popull e ka në gjak «vlimin» e mënjëhershëm, që shpërthen me fuqi në sipërfaqe, jo vetëm me armikun, por edhe kushdoqoftë…

Por, duke njohur fisnikërinë dhe bujarinë që ekziston në shpirtin e këtij populli, nuk do kishim as plasaritjen e fundit dhe të ndonjë konflikti tragjik ndërshqiptarë, sikur defektin sa do të vogël, që vazhdon të tërhiqet në veper tragjike ta evitojmë më kohë dhe në përputhje harmonike me ligjin, dhe një plasaritje të tillë të mos i japim hapësirë, apo ta pranojmë si një përfundim me hakmarrje apo gjakmarrje në njëri-tjetrin, që sillet, pështjellët dhe mbetët në imagjinatë si një halucinacion shpirtëror dhe plagë e rëndë, që shkakëton krizë të thellë shpirtërore, jo vetëm brenda një kohe, por vazhdon të manifestohet edhe më gjatë në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat