Po dëshmoni para botës se akoma nuk jeni të zotët për pushtet

Opinione

Po dëshmoni para botës se akoma nuk jeni të zotët për pushtet

Nga: Islam Fejzullahu Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:11
Islam Fejzullahu

Vet adresimi  i qashtjes për diten  e sotme të vazhdimit të  bisedimeve, dhe mos arritja e kurrfar marrveshje deri me tani jeni duke i zhgenjyer tej mase rininë,elektoratin tuaj dhe duke iu dhënë hapsirë dhe mundësi per tu kthyer ne pushtet PANA?

Njiherit po deshmoni para botes se nuk jeni të zotet me marrë pergjegjësi dhe drejtuar pushtete! Retorikat e juaja para fushates,gjatë fushates dhe tani  pas zgjedhjeve,njiherit edhe demagogjija e juaj politike e lakmia per pushtet dhe poste po e deshmoni para elektoratit qe ju besoj ne oferten e juaj per ndryshime se paskan qenë një farsë dhe demagogji asgjë ma shum.Derisa ju akoma po mateni mes vete me retorika e thash e theme e lakmi postesh,njiherit edhe genjim te opinionit, ana tjeter po i ferkon duart dhe po pregaditet ne heshtje per te rimarrë pushtetin,me qka ju vet zhgenjyesit e popullit po u hapni rrugë.

Vallë anuk po mendoni fare se një ditë do ju kujtojnë kjo rini  e cila ju besoj dhe ju dha mandatin se kur merr hov një egzod i dytë nga ai i 2015 do të turpëroheni se pari para femijve tuaj nese fare keni turp ne vete? Deri kur po mundoheni ta mashtroni popullin se pa nderhyrjen e nderkombëtarve akoma nuk jeni te gatshem te qeverisni me vendin,apo ekeni vetem sa per tua bërë qefin edhe tjerve? Qashtjet madhore qe ket vit me radh po e presin vendin dhe kthimin e shpreses tek populli si duket disa nga ju  qe po zhvarriteni neper zyret ekuvendit me retorika dhe genjeshtra se nuk po gjeni gjuhë të perbashket po deshmojnë se jeni frikacak per tu perballur me veshtersitë dhe situaten nete cilen  ndodhet vendi,prandaj edhe po iu bishtroni te vertetes dhe lakmisë per poste, mos vallë po pretendoni se njeri si lider (profa) po mendon se populli  duhet te duket para jush sikur nxënesi para profesorit,dhe tjetri si lider po mendon se i njejti segment politik është sikur ne ndonjë studio televizive duhet te qeveriset me shtetin?

A thua vallë  menduat ne fillim  parafushate se ne ket formë do ia dilni dhe u matet me mashtrime,ku mbeten premtimet e juaja? Një qashtje duhet ta keni para sysh se shkuarja ne zgjedhje apo ndonjë veprim tjeter qe deshmon zhgenjimin e  elektoratit tuaj binduni se do e merrni atë qfarë do e meritoni nete ardhmen sepse nuk ka një kalkulim të dytë me genjeshtra dhe mashtrime.Mendoj se ka ardhë koha  edhe per disa nga te dyja taborret  qete lirojnë rrugë dhete terhiqen sepse vetem lakmia e pushtetit nga te tillet po e  stagnon vendin nete njejten situatë dhe gjendje ekonomike e politike.Nese ju jeni ata qe i frigoheni pergjegjësisë  dhe deshironi si alibi nderkombëtaret  qete arrini marrëvshje qeverisëse,atëher bëjeni po do  del evërteta neser dhe do te turpëroheni para popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat