Në Kosovë politika njeh vetëm pushtet e jo shtet

Opinione

Në Kosovë politika njeh vetëm pushtet e jo shtet

Nga: Safet Gërxhaliu Më: 29 janar 2020 Në ora: 08:15
Safet Gërxhaliu

Se definicioni i vërtet i politikës është se politika është arti i mashtrimit po bindem çdo ditë në Kosovë. Se në Kosovë luftohet për pushtet dhe jo për shtet po dëshmohet gjatë takimeve në mes të takimeve për koalicionin në mes të VV dhe LDK ku përher pajtohen për të u takuar dhe për të mos u pajtuar. Nuk e besoj se ekziston qendër armiqësore e Kosovës që kish me ditë me mendu ma keq për Kosovën se sa politikanët tonë të Kosovës së pasluftës.

E shkatërruan arsimin, shëndetësinë, ekonominë, kulturën, raportet me miq ndërkombëtar, e dëmtuan imazhin e Kosovës dhe e krijuan përcepsionin më negativ për Kosovën duke e shëndërruar në vend për të ikur. Edhe armiqët shekullor të kombit tonë nuk kanë arritur të zbrazin Kosovën siq e bënë politikanët tonë.

Sot nuk ikin nga Kosova vetëm të pa punët dhe të varfërit, nga Kosova po largohet vlera, edukimi, ata që i ka kapluar ankthi se si nesër, ku nesër dhe qfar të nesërme. Paramendo kur kënaqësia më e madhe e politikanëve aktual është se kanë arritur të shkatërrojnë Kosovën e sotme aq shumë e kjo do të jetë sfidë për qeverinë e ardhshme dhe po asaj qeverie të Republikës së Kosovës do të ja nxijnë jetën. Pas luftës së dytë botërore kur okupatorët e panë se po e humbin luftën filluan të shkatërrojnë çdo gjë duke menduar se do të ju nxijnë jetën atyre që do të vijnë e të jetojnë në liri, në këto vende të shliruara pas tyre.

E pse në Kosovë tentohet të shkatërrohet ardhmëria e Kosovës kur në atë jetojnë dhe besoj se do të jetojnë edhe fëmijët dhe familjarët e këtyre që po e shkatërrojnë. Çka tjetër përveq qmenduri e kohës me shpresë se do të kaloj. Sot më e lehtë është të jesh pjesë e krimit dhe të keqës ne dëm të Kosovës se sa ta luftosh atë. Flitet dhe dëshmohet për një prani enorme të kriminalitetit dhe korrupsionit në Kosovë dhe është qesharake të dëgjosh deklaratë sterile nga politikanët tonë për luftë të madhe kundër këtyre dukurive. Realiteti dëshmon diqka tjetër dhe atë se korrupsioni dhe krimi kur nuk janë luftuar nga të korruptuarit dhe kriminelët.

Zhgënjimi më i madh i të rinjëve që ikin nga Kosova është kur shohim se si militantët partiak, servilët dhe të paditurit e të pa vlerët punësohen pa asnjë kriter në Institucione, ndërmarrje publike e në veqanti të dërgohen në diplomaci në vende të ndryshme të botës edhe për letra edhe për martesë. Punësimet në ndërmarrje publike nuk kanë të ndalur kohëve të fundit e në veqanti në ndërmarrje publike. Nuk kanë karrika për tu ulur, nuk kanë vend ku të qëndrojnë e për performancë profesionale as që e dinë se çka është ajo.

Punësohen me lista të ftesave për dasma e ahengje por e rëndësishme është se duhet të marrin paga çdo muaj pa punuar, rrogat nuk guxojnë te ulen edhe pse nuk kanë per paga, por menaxhmenti nuk guxon të i ul pagat deri sa të vijë qeveria tjetër e sindikatat e "pavarura" atëher duhet të radikalizohen.

Mjerim i kohës dhe mjerim i ardhmërisë së Kosovës. Por një pjesë e madhe e përgjegjësisë i takon edhe partive fituese që në mungesë të vullnetit për marrëveshjen rreth qeverisë, me qëllim që të ndalet e keqja e të kthehet shpresa, ndodhi venitja e shpresës dhe humbja e besimit në ardhmëri.

Por si prind mendoj se ju që Kosovën e keni sjell në këtë gjendje, mos mendoni se do të ju lënë të qetë e të pa denuar lotët e nënave kosovare që me mund e rritin fëmiun e vetëm dhe me lot e mall e përcjell jashtë Kosovës që ndryshe e kanë ëndërruar. Vazhdoni dhe vetëm vazhdoni sepse i arritët të i realizoni qëllimet e armiqëve shekullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat