Marrëveshje me stupc mbrapa!

Opinione

Marrëveshje me stupc mbrapa!

Nga: Dedë Preqi Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:48
Dedë Preqi

LDK dhe LVV, të gjithë i kemi drejtuar sytë nga këto dy subjekte politike për ta krijuar një koalicion qeverisës, po ja që tani këto dy subjekte sikur po shdërrohen në dy barikada të kundërta, duke e zvarritë një kualicion të mundshëm, apo të pamundshëm…

Kjo nënkuptohet vetëvetiu me që janë të qarta ndjenjat dhe emocionet e këtij populli, mbase edhe për vetë shtetin, që pa tjetër duhet brenda një kohe të caktuar të ketë qeverinë e përcaktuar, dhe nga përshtypja që në bazë të presioneve ndërkombëtare, për të vazhduar negociatat me shtetin e Serbisë.

Dhe, duke qenë koshient për atë që po ndodh në mes këtyre dy subjekteve politike, e sidomos ndaj LDK, si subjekt i njohur dhe me përvojë politike, a nuk mund të mirret edhe si akt i motivuar dhe i pazareve, kur tenton të merr herë rrolin e  kryetarit të vendit e herë rrolin e kryeparlamentarit, duke sjellë një gjendje alarmante, e cila po jep rrezulltatin e një dështimi.

Nuk është fjala për ndonjë strategji që LVV, ka për qëllim të shpëtojë nga dilema, apo frika për udhëheqjen e shtetit në krye me Albin Kurtin, por sjelljet e LDK, gjatë kësaj kohe dualen jashtë skemave të mundshme politike me çrast nuk mund të pajtohen as simpatizuesit e vet me manevrimet dhe lojrat e asaj si një pjese kritike që po tenton me i shfrytëzue përsonazhet e veta për të arritë qëllimet egoiste të një lideri partiak.

Dhe pikërisht në këtë kontekst po vazhdon agonia e dy subjekteve politike, ku po fshihet edhe ironia e këtij iluzioni të ashtuquajtur utopi e vizionit të së nesërmes së këtij vendi, sepse çdo gjë është e lidhur me fatin e këtij populli, i cili e votoi disi bindshëm këtë formulë për të udhëheqë Kosovën.

Nuk është bindje dhe logjikë që gjithnjë të na rrijë dikush mbrapa gjithë projekteve tona politike, apo çfarë logjike do ta kuptonim që dikush nga vendet e kuintit të na detyrojnë të bëjmë një zgjidhje të mundshme, të cilën mund ta bënim edhe vet pa ndonjë presion nga këto vende, apo me një fjalë tjetër, që do të thotë zgjidhje me « stupc mbrapa »

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat