Mbrojtja e Shkollës Shqipe nuk harrohet!

Opinione

Mbrojtja e Shkollës Shqipe nuk harrohet!

Nga: Prof. Milazim Maraj Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:53
Prof. Milazim Maraj

Më 31,janar 2020 në  Uçë të komunës së Istogut do të përkujtohen Dëshmorët e Shkollës Shqipe të rënë 28 vite më parë në mbrojtjen e nxënësve në (Shtëpitë Shkolla).

 Në këtë ditë do të jem, bashkë më familjet e Dëshmorëve Muharrem. Osman. Hysenaj, Bajram Sadik Hoxhaj dhe Hasan Ejup Hysenaj.

Këtë ditë do ta ndjejmë sikur 31. Janarin 1992 pikërisht ,28 vite më parë. Kujtimet tona do të jenë mjaft të freskëta. Familjaret  do të kujtomë daljen e Dëshmorëve nga oborret e tyre. Kacafytjen më policinë dhe pastaj krismat e automatikëve që ndeshën në gjoksin e tyre barrikadë. Ne kujtojmë lajmin e kobshëm, për këtë ngjarje të rëndë, arritjen më shumë vështirësi në fshatin Uçë i cili ishte rrethuar më milic të Jugosllavisë, pellgjet e gjakut të dëshmoreve dhe pjesë nga trupi i tyre të mbetur mbi shkurre aty ku tani është përmendorja. Fshati ishte i mbushur plotë më njerëz që kishin dalë nga shtëpitë e tyre dhe të tjerë që kishin ardhur nga fshatrat për rreth. Komandant i stacionit të milicisë në Rakosh ishte Zharko Zariq, pra kryekrimineli i kësaj tragjedie. Ai dha urdhër për vrasjen e prindërve që kishin lëshuar shtëpitë e tyre për shkolla pasi që më milicinë e tij më parë kishte ndjekur nxënësit nga shkolla e tyre në Uçë. Ky kriminel kundër të cilit institucionet tona nuk ngritën ende akuzë për këto dhe krime tjera  kryera në Kërrninë, Uç[ dhe Pemishtë  u kthye dhe jeton në fshatin Lubozhdë i mbrojtur nga KFORI. A nuk është dëshpëruese??!!.A nuk e dëmton kjo besimin në institucionet tona? Nxënësit dhe mësimdhënësit do të vijnë para orës 11.00 pranë përmendores së Dëshmorëve për të bërë homazhe në nderim të veprës së Dëshmorëve të Shkollës Shqipe. Ata imagjinojnë këtë ngjarje të trishtueshme. Ata vlerësojnë sakrificën e prindërve për shkollimin e tyre në gjuhen e ëmbël shqipe. Aty do te jem së bashku familjet e dëshmorëve të shkollës shqipe dhe veprimtarë e dëshmitarë të asaj ngjarje tragjike të dhimbshme, krenare, patriotike dhe civilizuese që ende janë gjallë. Do të presim drejtoret e shkollave shqipe të Komunës së Istogut dhe më gjerë. Kjo ngjarje para 28 viteve pati jehonë në krejt botën e civilizuar. Artikujt e gazetave të shteteve demokratike dhe të civilizuara shkruanin: në Kosovë mbrohet më gjak shkolla, vritet shkolla shqipe në Kosovë, arsimi i shqiptarëve nën plumba të automatikëve të milicisë serbe etj. Institucione të shumta ndërkombëtare në Botë reaguan për këtë ngjarje. Dënuan dhunën mbi arsimin shqip në Kosovë. Kjo ngjarje ndërkombëtarizojë çështjen e pa zgjidhur të Kosovës. Ata e kuptonin çka do të thotë të mbyllesh shkollat një populli. Këtë e kishin kuptuar drejt qytetarë, mësimdhënës dhe prindër, në veçanti prindërit Muharrem. Osman. Hysenaj, Bajram Sadik Hoxhaj dhe Hasan Ejup Hysenaj të cilët e pranuan vdekjen para mbylljes së shkollës shqipe në Kosovë. Ata vuan gjoksin e tyre barrikadë para shkollës shqipe. Plumbat serb të drejtuar shkollës shqipe i ndalen më gjoksin e tyre. Në këtë ditë në presim telegrame drejtuar, këtij përkujtimi. Presim telegrame ngushëllimi për familje dhe  urimi për ditën e shkollës ”Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe “ në Uçë. Presim telegram nga Kuvendi i Kosovës, nga MASHT, nga Qeveria e Kosovës, nga shoqata e dëshmorëve etj. Këto telegrame nuk ngritin apo ulin kontributin e dëshmorëve por tregoj kujdesin, përcaktimin dhe përkushtimin kombëtare pushtetarëve tonë. Në këtë ditë do ta kujtojmë edhe nxënësen Fjolla Hysenaj që  vitin e kaluar gjatë terë recitimit qante më, lot për gjyshin e saj. Këtë  ditë dhe ditët si kjo nuk do ta harrojnë nxënësit që edukohen mirë shkollat shqipe në Kosovën e Lirë

 Lavdi Dëshmorëve të shkollës shqipe.

 29.01.2020 Vrellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat