"Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit"!

Opinione

"Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit"!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 31 janar 2020 Në ora: 13:39
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Albin!

Mëso nga fjalia e famshme, monumentale n'Preandorinë Romake :

"Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit".
Pra: Jepi Isës atë që i takon Ises, mos ia ha hakun!

Nëse e do Kosovën, i jep LDK-së atë që ka kërkuar, ngase i takon, biles ka kerkuar ma pak se aq !

Albin!

Do që vetëm të zgjidhesh, apo edhe të bëhesh Kryeministër ?
Këto s'janë njësoj, kuptoje sot, ngase nesër është tepër vonë.
Apo s'do ; as njërën dhe as tjetrën ?

Albin !

Dil nga logjika e t'gjithëpushtetshmit, s'je i tillë dhe s'mund bëhësh kurr në Kosovën shqiptare !

Nës ke synim të zgjidhesh Kryeministër, këtë ndoshta ia del edhe pa LDK-në, dhe vetëm me Listen Serbe dhe pakicat jo-shqiptare, por ky fakt të rrënon Ty përfundidmisht dhe dëmton Kosovën padyshim.

Nëse do, që t'bëhesh Kryeministër, atëherë të duhet marveshja e koalicionit për bashkëqevrisje me LDK-në, dhe kjo marveshje ka n'thelbin e saj kompromisin si art i politikes dhe pragmatizmin si sens dhe qasje.

Albin!

Vërejtja e jonë : Kosovën se ke bashqe t'babës dhe as shqiptarët e saj argatë n'hyzmetin tënd, andaj kujdes se si trajton Kosovën dhe shqiptarët, ngase shpresa e madhe mund të kthehet n'deshprim edhe ma t'madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat