Kosovë ku i ke akademikët e shkollarët që fatin tëndë po e përgojasin magjistarët

Opinione

Kosovë ku i ke akademikët e shkollarët që fatin tëndë po e përgojasin magjistarët

Nga: Dedë Preqi Më: 31 janar 2020 Në ora: 16:43
Dedë Preqi

Faktori që po e degradon qytetarin e Kosovës, është politika jo e mirëfilltë dhe e paorganizuar, e cila e kushtëzon ekzistencën e këtij populli të pa punë dhe pa përspektivë, dhe në këto rrethana- popupulli i këtij vendi duhet të bëjë përpjekje për të mbijetuar dhe për t’u mbrojtur nga përthithja e kësaj  vorbulle të frikshme politike, që po ia ngatërron dhe paralizon rrugët dhe të ardhmën e tij.

Në ecurinë e mëtejme të zhvillimit të vendit tonë, jeta e tregon realitetin e vet, pikërisht një sistem jo mirë i përllogaritur funksionesh dhe mënyrën e organizuar e të ndërtuar me saktësi, përmes formave dhe projekteve shtetndërtuese, që e stimulojnë vullnetin e qytetarëve me përmbushjen e nevojave të tyre dhe plotësimin e  kushteve për një jetë më të mirë.

Nëse natyra do të zhvillohet nga njeriu dhe nga vepra e tij në mënyrë magjike, që do të thotë edhe Kosova të zhvillohet në këtë mënyrë, apo të përfitojë prej këtyre projekteve magjike, atëherë konceptet reale të njeriut të këtij vendi marrin kahe të tërthortë dhe siku me vetëdije hynë në krizën e humanitetit të vet, ku në çdo kohë do të përballet me rreziqet e kësaj natyre, që vijnë nga ndikimet e njerëzve mashtrues.

Ky rrezik qëndron thjeshtë në çdo vend dhe shoqëri njerëzore, aty ku nuk vepron ndërdija, që duhet ta vëmë nën kontrollën e brendshme dhe me ndihmën e forcave të kthjellta njerëzore, duke ditur se shpeshherë në rrethana të prekshme njeriu është atakur shumë keq nga situatat e pa pritura të shkatërrimit dhe përçarjeve familjare dhe më gjërë, që i janë shpalosë në jetën e përditshme, burimin e të cilave e ka gjetë tek këto dukuri të errëta, veprimtaria e të cilave  i ka pushtuar shumë vende të botës, poashtu ka gjetë « strehim » edhe në vendet tona shqiptare.

Asnjëherë më parë Kosova nuk ka rënë kaq poshtë e ndikuar në këtë menyrë të çoroditur, edhe atëherë kur ishte nën pushtuesit e huaj një dukuri e tillë nuk ka vepruar në mënyrë të hapur, siq po ndodh tani, që fati i këtij shteti dhe populli të prognozohet përmes njerëzve të tillë magjistarë, sikur ta kishte braktisë këtë vend ndjenja e dijes akademike dhe intelektuale.

Si do të llogarisim hapat e përparimit dhe zhvillimit të vendit tonë, kur në emisione telivizive të vendit ftohen magjistarët e tillë, të cilët përmes bestytnive të tyre e shpjegojnë fatin e këtij vendi, madje në tërësi edhe nyjet politike në mes koalicioneve të sotme, si dhe magjitë e ndikuara në lidershipin e vendit, që do kishin preardhje nga Serbia, apo ndonjë vend tjetër i rajoneve të pa njohura aziatike, duke e penguar edhe përspektivën e këtij vendi.

Jo rrallë herë për ty Kosovë, fliten edhe fjalë të kota, fliten edhe fjalë të shpifura, sikur nga gjitha anët të kaplojnë magjitë, të cilat kanë për qëllim t’a ulin prestigjin tënd dhe kundër ekzistencës tënde në këtë botë, por aty ku flitet dhe diskutohet seriozisht si edhe në formën e prekshme, në brendinë tënde sikur ka hy një lloj djalli që të kanoset në forma të ndryshme, ose kanë për qëllim ta fusin frikën në psikologjinë tënde, apo diçka e tillë simbolike, që nuk ta dëshirojnë rritën tënde dhe as thëmelet e shtetit tënd demokratik.

Kosovë, ku i ke akademikët dhe shkollarët e tu, që fatin tënd po e përgojasin edhe magjistarët, sikur po të marrin të gjithë nëpër këmbë. Ke shumë djajë, të cilët përmes instinkteve dhe rebelizmit të tyre në pushtet, po hajnë e po pinë në kurrizin tënd, mos të thomi se janë bërë edhe milionera për mes gjakut të atyre, që u bënë gurban dhe na afruan dritën e syve dhe lirinë e këtij vendi.

Kosovë je e pa tjetërsueshme, je zotëruese e të vërtetës tënde, mos lejo në asnjë mënyrë të nëpërkëmbin maskarenjët dhe analfabetët, mos lejo bastardët të lozin me fatin tënd, ti shesin dhe të bëjnë pazare me gjymtyrët e trupit tënd të lashtë dardan, mos lejo të zbrazët djepi i yt, që rriti bija dhe bijë të çmuar të këtij trolli, të cilët i njohu tërë bota e civilizuar, mos lejo që fati i këtij populli të matët dhe prognozohet përmes magjistarëve, sepse fatin tënd e përcakton dhe e ndërton vetëm Rinia e këtij vendi, që është forca më e fuqishme e përspektivës për të ardhmën tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat