Betejat në mes subjekteve politike vazhdimisht zhvillohen për pushtet, por jo edhe për shtet

Opinione

Betejat në mes subjekteve politike vazhdimisht zhvillohen për pushtet, por jo edhe për shtet

Nga: Luz Tomaj Më: 31 janar 2020 Në ora: 18:05
Luz Tomaj

Së shpejti, Kosova do e kremton ditëlindjen e dymbëdhjetë. A ka, me çka të mburret apo duhet të turpërohet me arrijtjet apo mosarrijtjet e pushtetit në aspektin e formimit dhe zhvillimit të shtetit!

Akademiku i ndjerë, Esat Stavileci, me kohë dhe në formë të kjartë, i kishte sugjeru pushtetit se, me rastin e shpalljes së pavarsisë së Kosoves, procesi nuk kishte përfunduar por, përkundrazi, procesi tek sa ka filluar. Akademiku pretendonte se, me shpalljen e pavarsisë edhe duhej të fillonte procesi i shtetformimit dhe procesi i zhvillimit të shtetit.

Për donjë zhvillim të shtetit as që mund të bëhet fjalë nga se, procesi i formimit të shtetit as që u rrumbullaksu. Kur bëhet fjalë për shtetin, qoftë në aspektin shkencor, qoftë në atë faktik, dy elemente janë të pandashme. Shtetin e karakterizon teritori i caktuar dhe kufinjtë e shtetit në një anë por edhe sovraniteti, i cili duhet të shtrihet në tërë teritorin e shtetit. Mjerisht, sovraniteti, as sot e kësaj dite, nuk shtrihet në tërë teritorin e Kosoves. Sovraniteti nuk e mbulon Veriun  e ashtuquajtur. Jo, Veriu nuk i rrespekton obligimet të cilat i imponon Kushtetuta e shtetit, edhe ashtu e cunguar, nuk i rrespekton madje as simbolet e shtetit, monedhen oficiale, nuk funkcionon lidhja në mes pushtetit lokal dhe qendror. Serbët, në proceset politike veprojnë ekskluzivisht, sipas udhëzimeve të marra nga Beogradi.

Kushtetuta aktuale e Kosoves, ishte e përgaditur nga Komisioni përkatës, dhe brenda dy ditëve, pa asnjë diskutim publik, u aprovu nga Parlamenti. Kushtetuta përmbanë mjaft të meta por shtresave pushtetare as që iu shkon mendja që të përpiqen për korigjim.

Ishin këto vetëm disa momente, të cilat kërkojnë vemendje të posaqme, vemendje profesionale.

Rezultati e zgjedhjeve të fundit, ishin si një moment i cili, nga shumica e popullit, u prit me një duartrokitje, u prit me një shpresë për një më të mirë të shtetit, për të mira të popullit. Si duket, prap ndodhi prit sot, prit neser ose prit magar sa të del bar. Si duket, prap po argumentohet ajo mungesa e kultures së përgjithëshme e kultures politike, mungesa e kuptimit të nocionit të shtetit. Sejcili po shërbehet me mendimin se mendimi i tij është i vetmi mendim i drejt, mendim meritor.

Athua a do u shkon mendja të mendojn sadopak për mendimin. Mendoj se është mungesë e kultures, mungesë ekstreme e dijurisë, pretendimi se vetem mendimi i im është i drejtë. Jo more, përveç përpjekjeve për argumentimin e mendimit tim, është urti që, në mënyrë objektive, të vlersohet edhe mendimi ndryshe, mendimi i tjetrit. Vetëm kembimi i mendimeve mund të sjellë marrjen e vendimeve me rëndësi dhe me efekte si në gjërsi ashtu edhe në thellsi.

Negociatat për koalicion, në mes LVV dhe LDK, për më se tre muaj, prap e argumentuan betejen për pushtet, e cila nuk mund të premton të mira për shtet, për popull. Nuk do mirrem me atë se ku çëndron faji, por si duket, prap po e shiqojmë një ecje rrugës së pa fund. E kuptoi se LVV, Albin Kurti me rrethin e vet e pretendojnë pushtetin, të them, për her të parë dhe e presin me padurim. Personalisht, më befason LDK, Isa me rrethin e ngushtë. Ishin në Pozitë dhe opozitë. Është koha, ti kuptojnë lëshimet, qoftë personale dhe si subjekt në të kaluaren dhe prap këmbngulin me kryeneqësi. Beteja për numra të ministrive, për postet e presidentit, kryeparlamentarit etj. Po a janë këto poste për interesa të popullit apo për interesa personale apo të subjektit???

Mjerisht, falë interesave personale, interesave të subjekteve, jo vetëm shteti i Kosoves por edhe mbar kombi gjindet në një udhëkryq ose rrethrrotullim nga i cili nuk din me dalë. Ndaj, politika mbaarkombëtare është apsolutikisht e paunifikuar me edhe një diplomaci të paemancipuar. Shtresat politike janë tejet alergjike në kritika dhe  sugjerime. E kuptoj se po shkoj në ekstrem por e shprehi mendimin se të gjith liderët e subjekteve politike, me rrethet e tyre të pazavendësueshm, duhet të hiqen nga rruga dhe, të ia mundësojn popullit zgjedhjen e njerzve të cilët premtojnë të miren e popullit, të miren e kombit. Mos harroni se posti, cilido qoftë askend nuk e bën njeri të “madh”, të merituar. Çdo njeri të merituar, pavarsisht posteve, e identifikon dhe shpall populli. 

Edhe një sygjerim. Mësoni nga një herë edhe nga armiku, konkretisht nga Serbia. Shiqone more kur është fjala për komb se çka ajo bën. Çka bën për një grusht serb në Kosovë, në çfarë lidhje qendron me serbët në Bosnje, në Mal të Zi. Vetëm me ata në Kroaci i ka has sharra në gozhd. E tani, çka po bën Shqiprija për Kosovë, përveç Minishengenave, çka po ndërmerr kombi shqipëtar për shqipëtarët e Lugines, ata në Mal të Zi, Maqedoni e mos të flasim për Qamri. Po shqipëtarët, historikisht kanë qenë njëri për tjetrin. Sot, kam frigë se po çoroditemi totalisht, falë askujt tjetër por shtresave politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat