Në 23 vjetorin e rënjës heroike të Zahirit, Hakifit dhe Edmondit!

Opinione

Në 23 vjetorin e rënjës heroike të Zahirit, Hakifit dhe Edmondit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 31 janar 2020 Në ora: 19:51
Zahiri, Hakifi dhe Edmondi

Në përvjetorin e rënjës për t'mos vdekur kurr, të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahit dhe Edmond Hoxhes, në një përballje me focat pushtuese të armikut shekullor, serbo-sllav.

- N'pëvjetor të përjetësimit dhe t'kthimit në legjendë, të ushtarëve të lirisë dhe komandantit të parë të gueriles së Republikës së Kosovës për ZO të LLapit, alias FARK-istit dhe Rugovistit deri n'rënjë, Zahir Pajazitit.

- N'përvjetor të ngritjes n'Panteon, të njërit nga tre të parët e rezistëncës së armatosur për Republikën e Kosovës, bashkë-themeluesin, bashkë-ushtarin dhe bashkë komandnatin e Sali Çekajt e Adem Jasharit.

Ata u dekonspiruan nga "bashkë-ushtarë" të "tyre" të cilët sot janë n'maja t'pushtetit në piramidën e shtetit të kapur të Kosovës martire, dhe njihen me emer e mbiemër nga bashkluftetarët e vertetë të Zahirit, Salihit e Ademit.

- Dekonspiruesit, eksponentë të Shtabit të Rognerit, kurr s'dënjuan të sqarohen sepaku për rrethanat e dekonspirimit të Zahirit me shokë, dhe sot e 23 vite kanë zgjedhë heshtjën, duke u përcaktuar për vrasjën e së vertetës dhe shtrëmbërimin e historisë.

- Dekonspiruesit e Heroit, Zahir Pajaziti me shokë, i mbuloftë turpi i historisë nacionale, i mallkoftë gjaku i tyre i derdhur n'luftë me armikun në një betëjë t'pabarabartë dhe në një pusi mirë të organizuar nga armiqët.

Gjaku i Zahirit me shokë, i derdhur n'alltarin e lirisë në tokën Dardane-Kosovë, sikurse edhe gjaku i Ademit dhe i Salihit më vonë, sikurse edhe gjaku i gjithë dëshmorëve të rënë për liri dhe të drejta kombëtare ndër breza, u bë rreze dritë për lirinë e kombit dhe atdheut.

Sot, vepra e Tyre sublime dhe lapidare, me rënjën heroike n'luftë me armikun, është kthye në frymëzim dhe kushtrim të brezave ; për komb e atdhe.

Amaneti i tyre është i gjallë, dhe i tillë do mbetet, deri sa t'flitet, t'rezonohet e t'punohet shqip mbi këtë tokë, në atdheun e t'parëve.

Lavdi dhe nderim, t'përjesthëm e t'përbotshëm, për Heroin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahi dhe Edmond Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat