A do të jetë 3 Shkurti dita e kthesës historike për Kosovën

Opinione

A do të jetë 3 Shkurti dita e kthesës historike për Kosovën

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 1 shkurt 2020 Në ora: 08:16
Ilustrim

Unë dua ti kuptojë edhe ti arsyetojë të dy partitë, VV-sje dhe LDK, së kjo kohë e shpenzuar që e mbajti popullin në ankth, ka qenë në interes të formimit të një Qeverie kualitative më program që populli i`ua dizajnojë në bazë të votës që i`ua dedikojë për kthesën e madhe duke e ndryshuar mentalitetin e politikëbërjës, sjelljes më përgjegjësi ndaj sovranit dhe ma në fund të vijë në shprehje, institucioni i përgjegjësisë i cili asnjëherë nuk erdhi në shprehje për ti ndërpre keqsjelljet e keqmenaxhimit të individëve të ardhur në pushtet në mënyra abnormale sipas rregullave demokratike dhe kushtetuese.

Pra, që nga nesër, mundë të themi së, Qeveria e shpresës, e mirëqeverisjes mirëkuptimit ndaj popullit për të ja kthye shpresën, për ta ndalë egzodin e të rinjve, për ti shfrytëzua aftësitë, intelektin i cili po largohet më vajë në buzë, më sy të përlotur nëpër rreziqet që i përcjellin deri në destinacionin i cili shpeshherë është i pa definuar dhe jo i parapërcaktuar. Janë nisë, por për ku?

Kur vendosët për fatin e popullit, për një moment, duhet lënë anash edhe fjalët rënda, edhe “sulmet” përmes mediave që, për qëllim ka qënë të gjejmë zgjidhjen ma të mirë, pasi ziheshim në një kazanë më ujë tëvalë.

Të lihen të gjitha këto në një anë pasi, mbisundojë logjika, arsyeja, përgjegjësia ndaj sovranit i cili seriozishtë si asnjëherë ma parë i vendosur për ditë ma të mira.

Kjo Qeveri, nuk e ka aspak të lehtë ta drejtojë shtetin para sfidave që e presin. Ato, nuk janë sfida vetëm për Qeverinë por, edhe për opozitën posaçërisht për çështjet madhore ku duhet të reflektojë më tërë sinqeritetin e seriozitetin më qëllim që të merren vendime që nuk e vënë pyetje sovranitetin, integritetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Ajo, është e rrezikuar dhe ne duhet të jemi vigjilentsi kurrë ma parë, por, kjo arrihet kur të jemi të bashkuar dhe të vendosur.

Partitë në opozitë, duhet të reflektojnë pozitivishtë më rastin e votimit të Qeverisë ditën e hënë e cila do të jetë ditë e shenjtë dhe ashtu duhet tërsëllëmi sepse, nuk ka  qeverie të pozitës por e juaja, qeveri e popullit.

Rroli opozitar është dhe do të jetë i mirëseardhur shumë i rëndësishëm kur e përcjellë më vëmendjen ma të madhe që ta parandalojë në marrjen e vendimeve të dëmshme për shtetin dhe popullin. “ Balance of power”( në SHBA)

Aftësia dhe përgjegjësia e qeverisë, matët më bashkëpunimin më opozitën duke i dhënë përparësi aty ku kushtetuta ja ka përcaktua rolin e sajë.

Më padurim populli nesër i presin zotin Kurti dhe zotin Mustafa të dalin dhe ta shpallin dakordimin para popullit më duar të ngritura në shenjë marrëveshje të shumëpritur e shumë të dëshiruar.

Lutje për partitë në opozitë që, për hatër të popullit, ta ngritin dorën e përkrahjes  dhe votimin e kësaj Qeverie.

Nëse e doni këtë popull, nëse e doni këtë vend, nëse i doni fëmijët e juaj dhe ardhmërinë e tyre, atëherë, mos hezitoni të votoni për ndryshime pjesë e pandashme e  të cilave do të jeni në tërë procesin.

Dëshmoret dhe martirët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për qka e dhanë jetën për ketë vende, jau kërkojnë. Përkuluni para tyre jo vetëm para lapidarëve në shenjë përkujtimi, por, më vepra dhe përkushtim.

Më fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat