“Çdo tregim për Ballkanin-thoshte Aleksander Stipcevic- fillon me ilirët”

Opinione

“Çdo tregim për Ballkanin-thoshte Aleksander Stipcevic- fillon me ilirët”

Nga: Nijazi Halili Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Nijazi Halili

Ndonëse ekzistojnë shumë teza e hipoteza për origjinën e shqiptarëve ne këtë Rajon, ajo që dominon shkencat historike, arkeologjike e gjuhësore është teza gjerësisht e përhapur dhe ndërkombëtarisht e pranuar, e bazuar në të dhëna materiale dhe të shkruara, e cila pranon që shqiptarët jetojnë në trojet e veta stërgjyshore dhe janë vazhdimësi autoktone e paraardhësve të tyre, ilireve. “Çdo tregim për Ballkanin-thoshte Aleksander Stipcevic- fillon me ilirët”.

Njohja dhe studimi i historisë së shqiptarëve është konsideruar parakusht për njohjen dhe studimin e mbarë Ballkanit, të popujve dhe të historisë se tyre. Me shqiptaret fillon dhe ngrihet civilizimi i Ballkanit dhe i popujve të tij.“Studiuesit kanë mbrojtur me bindje tezat që etnosi i shqiptarëve shkon në lashtësinë ilire,thotë albanologia bullgare, Zheliaskova. Ballkani pati dinamike të madhe popullsish, lëvizje dhe transformime të pandërprera, sidomos nga lashtësia deri në mesjetën e mesme. Në ketë proces brenda vetë fiseve ilire, ashtu edhe në nivel Rajonal ndodhën diferencime të konsiderueshme. Duke folur për transformimet brenda fiseve ilire në kohën e Perandorisë Romake, studjuesi Gjerman, E.Hosch thekson: “Popullsia në pjesën më të thellë veriore u tjetërsua nga asimilimi dhe humbi gjuhën dhe formimin Ilirian. Në të kundërtën, duke zotëruar një nivel shumë më të lartë zhvillimi, kulture dhe dallimi etnik, iliret në jug mund  të ruanin identitetin e tyre edhe nën Perandorinë Romake dhe presionin e fortë të civilizimit të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat