Më 2 shkurt nënshkruhet Marrëveshja VV-LDK, më 3 shkurt zgjidhet Qeveria

Opinione

Më 2 shkurt nënshkruhet Marrëveshja VV-LDK, më 3 shkurt zgjidhet Qeveria

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 2 shkurt 2020 Në ora: 08:34
Ilustrim VV-LDK

Ata të cilët votuan për ndryshim, atyre t’ua dhanë votën e ata, i zgjatën bisedimet për të gjetur dhe dakorduar programin e Qeverisë së ndryshimit më të drejtë e quajtur, Qeveri e shpresës.

Udheheqësit gabojnë qoftë edhe individ më aftësi të lartë intelektuale të të gjitha lamive, por, populli kurrë nuk gabonë.

Votuan për ma të besuarit, Albinin e Vjosën por, edhe këta pa njerzit e vullnetit të mirë, atdhetar dhe patriot mu sikur ata që ranë në altarin e lirisë, këta, në paqë u treguan së ma shumë e duan Kosovën dhe popullin e saj si dhe kombin në tërësi dhe, ju dorëzuan dhe e respektuan kërkesën e tyre dhe për interes të Kosovës, hoqën dorë nga postët dhe pranuen ate sipas deshirës që i konvenonë ma së shumti sovranit i cili më përcaktimin e tijë për ndryshim, përmes votës t’ua caktojë postët dhe detyrat.

Qofshi faqe bardhë Albin Kurti, Vjosa Osmani, shumë i respektuari Glauk Konjufca dhe i palodhshmi zoti Lutfi Haziri dhe e gjithë anëtarësia e të dy partive politike.

Populli, nuk do të t’ua harronë por do të mbajë mendë përgjithmonë së u angazhuat për Kosovën dhe të mirën e saj.

Puna dhe angazhimi i juaj, tani është ma së i nevojshëm gjatë mandatit të qeverisjës së ardhshme ku e presin sfida si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Një gjë duhet të jetë shumë e qartë : as nuk u neshtrue VV-sje as nuk u nenshtruar LDK. Në të vërtetë, mbisundojë arësya, përgjegjësia dhe dashuria ndaj atëdheut dhe kombit dhe, në të vërtetë, fitoj Kosova, fitojë shqiptaria.

Fitojë sovrani, fitojë rinia e posaqërishtë ata 100000 më asistencë socilae të cilët presin që ti trajtoni njejtë pa marrë parasysh përkatësinë partiake, hierarkinë shtetërore, kombi e kombësie pakicë e shumicë.

Fituan të rinjët, studentet, punëtoret, mjekët, mësuesit, inxhinjerët, minatoret dhe shërbyesit të shtetit.

Do tu hapët rrugë të ndershmeve, punëtorve, guximtarve në punët dhe detyrat në cilat gjinden por, më trajtim të barabartë.

Rini, ju lutem që të hiqni dorë nga ikja nga vendi. Të kuptohemi, gjërat juk do të zgjidhen më shkpo magjik por një gjë mundë ta besoni së, dallime në baza familiare, farefisnore, partiake e ideologjike, më këtë Qeveri e cila e ka marrë besimin, nuk do të lejohet.

Nuk jam profet, por, jam i sigurtë së të gjithë këta që do ti pranojnë postet ministrore që të jenë pjesë e Qeverisë, do të sillën më përgjegjësinë ma të madhe sepse, sovrani do ti monitoronë dhe, për qdo gabim, do të ndermirrën masa ndeshkuese nese vërtetohet fajsia e kujdoqoftë. Ska amnisti për askëndë.

Sipas deklaratave dhe betimit që të dy partitë ja kanë dhenë njera tjetrës, Kryeministri do të jetë i të gjithë ministrave pa marrë parasyshë përkatësinë partiake i cili do të ndermer masa ndeshkues pa ndikimin ose ndërhurjen e partisë apo kërkim pelqimin e saj. Ajo praktikë ka sjellë dëmë në qeverisjet e deritanishme.

Kjo, megjithate, jepë një garancë së më gjitha sfidat që do të ballafaqohen, do të jenë transparent para Qeverisë, para Kuvendit dhe, ma e rëndësishmja ndaj sovranit nga i cili kërkohët të jetë monitoruesi kryesorë. Ata, përmes Deputetve në Parlament, do të kërkojnë përgjegjësi dhe llogar për qfardo vendimi që do të mirrët.

Në procesin e ndryshimit të sistemit zgjedhorë si parakushtë për zgjedhje të ndershme dhe të tjeshta, duhet të inicohet procesi i vetingut për tëgjitha kategoritë e posaqërishtë në sistemin e drejtësisë, të prokurorisë dhe policisë.

Qeveria, më siguri është në vetëdije së, do të ballafaqohët më një opozitë shumë të fortë, të mllefosur për humbjen e pushtetit pas dy dekadave dhe, shpesh mundë të jetë edhe arrogante.

Ju, duhet të jeni të qetë më mirëkuptim në trajtimin e opozitës më tërë respektin si pjesë e marrëveshjeve më karakter shtetërore në marrëdheniet më ndërkombëtaret e posaqërishtë rreth bisedimeve më Serbinë dhe temave të mëdha më interes shtetéror.

Jam ma së i lumtur që nesër do të nenshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje VV-sje – LDK si dy forca politke anipse me dallime ideologjike por të bashkuar për interesat e shtetit spse, gjatë opozitarizmit ishin shumë të zëshëm më arësye rreth keqëqeverisjes së deritanishme ku sovrani më tërë besimin t’ua dha votën dhe pretë nga ta që, premtimet të cila i kanë dhenë, ti realizojnë sipas kushteve rrethanave dhe mundësive më të cila disponojnë.

Kërkesë e sinqertë dhe e ndershme: ju lutem që të jeni të sinqertë dhe transparent pa kurfar rezerve ndaj njëri tjetrit në bashkëqeverisje si parakushtë i qeverisjës së sukseshme.

Jam i sigurtë së, kjo është edhe kërkesa e sovranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat